Lajmet

Protestë para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve

Published

on

Në shenjë pakënaqësie rreth mos konstituimit të Kuvendit dhe ndikimit të kësaj bllokade në mbrojtjen e fëmijëve, Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, organizoi një aktivitet simbolik “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se kjo bllokadë po shkakton stagnime në reforma dhe procese të ndryshme të mbrojtjes së fëmijëve, derisa përmend politikat sociale.

Ajo tha se disa projektligje kanë mbetur të pa miratuara siç është ai për ndihmën e asistencës sociale, i cili pritet të ndikojë në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe fuqizimin e familjes.

Kelmendi u bëri thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe të ngrisin përgjegjësinë e tyre institucionale përballë nevojave, vështirësive dhe realitetit të rëndë të fëmijëve në Kosovë.

Jemi në këtë aktivitet ndërgjegjësues për të shprehur pakënaqësinë tonë për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe ndikimin që kjo bllokadë ka në proceset e mbrojtjes së fëmijëve. Kjo bllokadë po shkakton stagnime në refroma dhe procese të ndryshme të mbrojtjes së fëmijëve. Jemi këtu bashkë me organizata anëtare për të bërë thirrje drejt deputetëve që të reflektojnë dhe të ngrisin përgjegjësinë e tyre institucionale përballë nevojave, vështirësive dhe realitetit të rëndë të fëmijëve në Kosovë. Procese të shumta janë stagnuar sa i përket mbrojtjes së fëmijëve. Duke filluar me politikat sociale për mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve. Një mori projektligjesh kanë mbetur të pa miratuara. Projektligji për të drejtat, njohjet, vlerësimin dhe përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuar, i cili pritet të ndikojë në rritjen dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha Kelmendi.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se krahas fushës sociale, si pasojë e bllokadës në kuvend, stagnime ka po ashtu edhe në fushën e shëndetësisë.

Ndër të tjera, ajo përmendi Projektligjin për shëndetin mendor si dhe atë për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjet.

Kelmendi theksoi se pa Kuvend të konstituar nuk mund të ketë as investime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Krahas fushës sociale, stagnime ka po ashtu edhe në fushën e shëndetësisë. Një mori e ligjeve kanë mbetur të pa miratuara. Projektligji për shëndetësi, Projektligji për shëndetin mendor, Projektligji për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjet. Pa kuvend të konstituar nuk mund të kemi edhe investime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Shërbimet sociale në vazhdimësi përballen me krizë të financimit sikurse sektori publik ashtu edhe joqeveritar dhe projektligji për financat e pushtetit lokal po ashtu procesi rreth miratimit të tij ka stagnuar. Ky projektligj parasheh krijimin e një grandi të veçantë për shërbime sociale”, tha Kelmendi.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e njëzet. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 25 maj në orën 11:00.

Vendi

Kryeministri Kurti pret ministrin e Jashtëm belg: Diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi evropian

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit belg në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit, Kurti veçoi kontributin historik të Belgjikës në strehimin e refugjatëve gjatë luftës dhe angazhimin e tyre brenda forcave të KFOR-it.

Fokus i veçantë i takimit ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, me theks te bashkëpunimi ekonomik dhe krijimi i lehtësirave për investime, duke marrë parasysh edhe praninë e një mërgate të mirë-integruar në Belgjikë.

Kryeministri përmendi marrëveshjen e fundit për eliminimin e tatimit të dyfishtë, të nënshkruar në Washington DC, si një hap pozitiv që hap rrugën për marrëveshje të reja sektoriale në të ardhmen.

Sa i përket aspiratave ndërkombëtare, Kurti nënvizoi se Brukseli mbetet një qendër jetike për Kosovën, duke ritheksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik.

Ai kërkoi avancimin e procesit përmes marrjes së statusit të shtetit kandidat, ndërsa konfirmoi përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

Continue Reading

Aktualitet

Konjufca: Dialogu në krizë – Pa burgosjen e terroristëve të Banjskës dhe njohjen e integritetit s’ka mirëbesim

Published

on

By

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë ndodhet në një pikë kritike dhe se pa drejtësi për sulmet terroriste e pa respektim të shtetësisë, nuk mund të ketë përparim. Gjatë një konference për media, ai theksoi se Serbia ka treguar sjellje destruktive që synon rrënimin e çdo arritjeje të deritanishme.

Sipas Konjufcës, parakushti kryesor për kthimin e mirëbesimit është ndëshkimi i personave që organizuan sulmin në Banjskë.

“Qysh kthehet një farë lloj atmosfere minimale e mirëbesimit? Minimale e mirëbesimit është që kryesit e këtij akti terrorist në Banjskë, të cilët e vranë Afrim Bunjakun, duhet të përfundojnë në burg. Këta nuk mund të jenë njerëz kryesorë në Serbi edhe dora e djathtë e Vuçiqit qysh janë sot”, tha ai.

Ai gjithashtu u ndal te përfshirja e drejtpërdrejtë e shtetit serb në destabilizimin e Kosovës, duke përmendur dëshmitë e fundit nga proceset gjyqësore për sulmet në kanalin e Ibër-Lepencit:

“Ata e kanë pranuar që janë trajnuar prej Serbisë, në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes edhe të ushtrisë që mbahen atje… Unë nuk e di çka ka nevojë më shumë për me tregu rolin destruktiv të Serbisë”, shprehet Konjufca.

Për fund, Konjufca e cilësoi letrën e ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, si një goditje të rëndë për integritetin territorial të vendit, duke e krahasuar atë me një akt armiqësor.

“Letra e zonjës Bërnabiq ishte katastrofike për mirëbesimin. Ju shkroi 27 shteteve anëtare që nuk e njeh integritetin territorial të Kosovës. Mos me njoh integritetin territorial të një shteti, kjo kuptohet gati si një shpallje lufte.”

Continue Reading

Vendi

MINT gjobit KEDS-in edhe me 30 mijë euro për njehsorë me afat të skaduar

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka gjobitur KEDS-in me 30,000 euro, pasi u identifikuan gjashtë njehsorë elektrikë me afat të skaduar verifikimi.

Gjatë kontrolleve në terren, Agjencia e Metrologjisë ka konstatuar pasaktësi në regjistrimin e orës dhe datës në këta njehsorë.

Si rrjedhojë, MINT ka kërkuar zyrtarisht nga KESCO kompensimin e konsumatorëve të dëmtuar.

Për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria, ndërsa komisionet po vazhdojnë inspektimet në të gjithë Kosovën për të identifikuar parregullsi të tjera.

Continue Reading

Lajmet

Tre të vdekur në Malishevë, në mesin e tyre dy fëmijë

Published

on

By

Një burrë dhe dy fëmijë kanë vdekur në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, pas një zjarri në një banesë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje./ Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara