Lajmet

Protestat e studentëve në Serbi, tentohet të vritet një 20-vjeçare

Published

on

Në Serbi, protesta të reja janë shpërthyer pas një ngjarjeje dramatike në Beograd, ku një studente 20-vjeçare u godit nga një makinë në një turmë, duke shkaktuar shqetësim dhe zemërim në mesin e studentëve dhe shoqërisë serbe. Ajo ndodhet tani në gjendje të stabilizuar, ndërsa shoferi i dyshuar, M. P., është identifikuar dhe janë raportuar edhe dy persona të tjerë në makinë. Pas incidentit, protestat shpërthyen në disa qytete të Serbisë, përfshirë Kralevën, Novi Sad, Zrenjanin dhe Nish, ndërkohë që studentët bllokuan rrugë dhe zhvilluan aktivitete për të protestuar kundër dhunës dhe për shprehjen e pakënaqësisë ndaj veprimeve të autoriteteve.

Disa studentë, të udhëhequr nga organizata Lëvizja Ndërkombëtare Evropiane (EMI), kanë kërkuar përgjegjësi nga qeveria e Aleksandër Vuçiqit, veçanërisht për tragjedinë që ndodhi në stacionin e trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Lëvizja ka ofruar mbështetje të fuqishme për studentët serbë dhe ka theksuar mbrojtjen e të drejtave civile dhe lirisë demokratike. Përveç kësaj, aktet e dhunës ndaj studentëve, përfshirë tentativën për vrasjen e studentes, janë dënuar ashpër nga organizatat, fakultetet dhe liderët e shumtë, të cilët i kërkojnë autoriteteve serbe të ruajnë sigurinë dhe të sigurojnë të drejtat e qytetarëve.

Protestat kanë arritur edhe nivelin ndërkombëtar, ku raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka dënuar dhunën ndaj demonstruesve dhe ka theksuar se ky është një sulm i papranueshëm ndaj të drejtës së qytetarëve për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Po ashtu, ka pasur deklarata të forta për mundësinë që presidenti Vuçiç të përdorë tensionet brenda Serbisë për të përshkallëzuar situatën në Kosovë dhe Bosnje, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare nga problemet e brendshme të Serbisë.

Ky ka qenë një moment kyç për studentët dhe shoqërinë serbe, të cilët po luftojnë për të drejtat e tyre dhe për sigurinë e qytetarëve në një kohë kur autoritetet kanë dështuar të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të drejtë për shprehjen e pakënaqësisë. Protestat dhe ngjarjet e fundit janë një pasqyrë e tensioneve të thella në shoqërinë serbe, të cilat po kërkojnë përgjigje nga autoritetet dhe një angazhim më të madh për mbrojtjen e lirisë dhe drejtësisë./UBTNews/

 

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara