Avokati i Thaçit: ZPS-ja ka nxjerrë nga konteksti deklaratat
Avokati Mishitiq gjatë mbrojtjes së Thaçit në Hagë, ka kundërshtuar disa deklarata të Prokurorisë në lidhje me pjesëmarrjen e Thaçit në mbledhjet e Shtabit të Përgjithshëm.
Madje për këtë ai tha se këto deklarata nuk i ka faktuar prokuroria dhe se në këtë kohë kur prokuroria e përmend që Thaçi ka qenë pjesë e këtyre takimeve, ai nuk ka qenë në Kosovë.
“Nuk ka prova që Thaçi ka marrë pjesë ndonjëherë në ndonjë takim të tillë (Shtabit të përgjithshëm), apo edhe që ka qenë në Kosovë në fillim të korrikut. Nga ana tjetër ZYRAPI që ZPS-ja e konsideron të besueshëm kur ju treguan rregulloret e përkohshme tha që rregullorja është miratuar në fund të 98-tës si pjesë e ristrukturimit dhe këto dokumente janë përkthyer nga ushtritë e Perëndimit”
Tutje avokati i Thaçit ka thënë së ZPS-ja në një rast ka nxjerrë nga konteksti deklarata që kishin të bëjnë më UCK-në.
“ZPS-ja i referohet deklaratës politike numër tetë në paragrafin 10 të dosjes së saj- ku ZPS-ja një fjali e nxjerrë nga konteksti. Kjo fjali është që Kosova ose do të jetë e jona ose do të jetë në shkrumb e hi, por pjesa tjetër e tekstit vazhdon e bën të qartë se kjo pjesa “Kosova do të jetë e jona” i referohet popullit të Kosovës dhe jo anëtarëve të pretenduar të NPK-së i”, tha avokati.
Mishetiq: Një padrejtësi ligjore dhe historike
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq gjatë fjalëve përmbyllës ka kritikuar ashpër qasjen e Prokurorisë në këtë proces.
Mishetiq ka thënë se qëllimi i ZPS-së është që Thaçin ta nxjerrin fajtor, përderisa as udhëheqësit serbë nuk u dënuan për kontroll efektiv.
“ZPS- ja po ju kërkon juve që të përfundoni që pavarësisht presidenti serb i një shteti të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krimet masive në luftë dhe krime kundër njerëzimit për shkak se nuk ka pasur kontroll efektiv. Vetëm bazuar mbi këtë ju duhet të konkuldoni që udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës i UÇK-së, një grup i armatosur jo- shtetëror i cili ka ekzistuar për vetëm disa muaj ka pasur kontroll efektiv dhe ka marrë përgjegjësi penale. Ky rezultat do të jetë një progresion historik dhe një padrejtësi ligjore dhe historike”, ka deklaruar avokati i Thaçit.
Mbrojtja e Thaçit i rikujton gjykatës dëshmitë e ndërkombëtarëve
Deri sa po vazhdon fjalët përfundimtare mbrojtja e Thaçit, avokati Mishetiq e ka ballafaquar gjykatën me dëshmitë e ndërkombëtareve.
Ish- zyrtari i lartë amerikan James Rubin dhe gjenerali amerikan Wesley Clark janë dy prej dëshmitareve që avokati Mishetiq i përmendi gjatë fjalëve përfundimtare të mbrojtjes.
Ndërsa, u tha se James Rubin kishte hetuar për pretendimet e gazetës New York Times së Thaçi u përfshi në “krime lufte” dhe nuk gjeti asgjë.
“Ju keni dëgjuar nga dëshmitarë ndërkombëtarë të shumtë se Hashim Thaçi nuk dyshohej për përfshirje në krime lufte, këta ndërkombëtarë ju thanë së ishin të informuar për ngjarjen në terren përmes burimeve diplomatike, shërbimeve inteligjencës dhe përmes përvojave të tyre personale përfshirë ato me Hashim Thaçin. Ju i keni dëgjuar këto p.sh. nga ish asistenti i sekretarit të shteti Jaims Rubin i cili ju tha se në fund të qershorit të 1999 -së, ai konkretisht hetoi pretendimet e bëra ne gazetën Neë York Times lidhur me Thaçin, kontrolli, verifikoj burimet e informacioneve të disponueshme qe Qeveria e SHBA-së i kishte dhe nuk arriti të gjente ndonjë provë që lidhte Thaçin me krime lufte”, tha Mishetiq.
Tutje, avokati i Thacit përmendi edhe dëshminë e Clark, ku u tha se nuk është në dijeni të asnjë prove për përfshirjen e Thaçit në “krime lufte”.
“Wesley Clark ju tha juve se nuk beson se do të ishte e drejtë që t’i atribuoj sjellja e gabuar e të tjerëve Hashim Thaçit dhe se ai nuk është në dijen të asnjë prove se ai personalisht ka kryer ndonjë akt të dhunshëm”, deklaroi avokati Mishetiq.
Mishetiq: Thaçi është i pafajshëm
Avokati Luka Mishetiq e ka nisur fjalën e vet para trupit gjykues duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Thaçi është i pafajshëm dhe që kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.
“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u ka thënë Mishetiq gjyqtarëve.
Tutje ai tha se ky proces nuk ka të bëjë verifikimin e jetës së Thaçit, por me pretendimet e Zyrës së Prokurorisë Speciale që i janë drejtuar këtij të fundit.
“Ky proces ka ardhur këtu sepse ZPS kanë ngritur pretendime se ata kanë prova që vërtetojnë përtej dyshimit të arsyeshëm se ata janë fajtor dhe për më shumë se pesë viti ka nisë ky proces. Ky gjykimi nuk është një ekzaminim apo shqyrtim, apo verifikim i jetës së Hashim Thaçit, por kjo është verifikimi i pretendimi të ZPS-së”, tha ai.
Sot ka filluar dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.
Prokuroria, e cila tashmë i ka thënë të gjitha, ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar, ndërsa ekipi për mbrojtjen e viktimave ka bërë thirrje që në vendim të dëgjohet zëri i tyre.
Në këtë proces gjykohen krimet që pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.
Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.