Bota

Protesta antiqeveritare në Argjentinë, plagosen 20 persona dhe arrestohen mbi 100 të tjerë

Published

on

Të paktën 20 persona u plagosën dhe 103 të tjerë u arrestuan në protestat antiqeveritare në Argjentinë, të mbështetura nga sindikatat, organizatat e ndryshme të shoqërisë civile dhe tifozët e ekipeve të futbollit.

Qindra protestues u përleshën me forcat e sigurisë, pasi u mblodhën në sheshin e Kongresit në kryeqytetin Buenos Aires. Në incidentet në të cilat policia ndërhyri me gaz piper dhe ujë me presion, u plagosën 20 persona prej të cilëve 1 rëndë ndërsa 103 të tjerë u arrestuan.

Me pankartat dhe tabelat që mbajtën, protestuesit kërkuan përmirësime të kushteve të jetesës, veçanërisht pensioneve. Duke reaguar ndaj politikave ekonomike të presidentit Javier Milei, sindikatat deklaruan se do të shtojnë intensitetin e protestave nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Ndërkohë fotoreporteri argjentinas Pablo Grillo, u plagos rëndë kur një bombël gazi lotsjellës e goditi në kokë teksa po filmonte protestat. Thuhet se Grillo po vazhdon trajtimin në spital.

Ministrja e Sigurisë Kombëtare, Patricia Bullrich në një deklaratë për mediat tha se do të marrin masa të ashpra kundër protestuesve që dëmtojnë pronën publike. Në imazhet e shpërndara në rrjetet sociale, shihen shumë automjete të përmbysura dhe prona publike të shkatërruara.

Në Argjentinë mosha e daljes në pension është 60-vjeç për gratë dhe 65-vjeç për burrat. Rreth 7.4 milionë pensionistë në vend përbëjnë 15.7 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Bota

Trump kërcënon me tarifa shtesë nëse BE-ja zbaton planin për kundërmasa

Published

on

By

Donald Trump paralajmëroi se do të përshkallëzonte luftën tregtare globale me tarifa të mëtejshme për mallrat e Bashkimit Evropian, pasi partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së thanë se do të hakmerreshin për barrierat tregtare të ngritura tashmë nga presidenti amerikan, sipas “Reuters”.

Vetëm disa orë pas hyrjes në fuqi të detyrimeve prej 25% të Trump për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA, Trump tha se do të vendoste tarifa shtesë nëse BE-ja zbatonte planin e saj për të miratuar tarifa kundër tarifave për disa mallra amerikane muajin e ardhshëm.

Fokusimi i Trump te tarifat ka tronditur besimin e investitorëve, konsumatorëve dhe bizneseve dhe ka rritur frikën e recesionit.

Ai gjithashtu ka prishur marrëdhëniet me Kanadanë, një aleate e ngushtë dhe partnere e madhe tregtare, duke kërcënuar vazhdimisht se do të aneksojë vendin fqinj.

Kanadaja, furnizuesja më e madhe e huaj e çelikut dhe aluminit në SHBA, njoftoi tarifa prej 25% si hakmarrje për këto metale së bashku me kompjuterët, pajisjet sportive dhe produkte të tjera me vlerë 20 miliardë dollarë në total.

Kanadaja tashmë ka vendosur tarifa me vlerë të njëjtë për mallrat amerikane në përgjigje të tarifave më të gjera nga Trump.

Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërkohë që industritë tona të çelikut dhe aluminit janë në shënjestër të padrejtë”, tha ministri kanadez i Financave, Dominic LeBlanc.

Banka qendrore e Kanadasë gjithashtu uli normat e interesit për t’u përgatitur për përçarje ekonomike.

Vendimi i Trump për të rritur masat mbrojtëse për prodhuesit amerikanë të çelikut dhe aluminit rivendos tarifat efektive prej 25% për të gjitha importet dhe zgjeron tarifat në qindra produkte, nga arrat dhe bulonat deri te tehet e buldozerit dhe kanaçet e gazit.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick tha se Trump do të vendoste mbrojtje tregtare edhe për bakrin./ATS

Continue Reading

Bota

Armëpushimi në Ukrainë më pranë se kurrë, delegacioni Amerikan niset për në Rusi

Published

on

By

Presidentit i SHBA-së, Donald Trump ka bërë të ditur se një delegacion i përbërë nga disa zyrtarë amerikanë është nisur për në Rusi, ku do të diskutojnë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.

Duke folur krahas kryeministrit irlandez, Micheal Martin, në Zyrën Ovale të Trump tha se kishte marrë “mesazhe pozitive” për një armëpushim të mundshëm.

“Por një mesazh pozitiv nuk nënkupton asgjë. Kjo është një situatë serioze”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ai nuk saktësoi se cilët zyrtarë amerikanë po udhëtonin drejt Moskës, por sekretarja për shtyp, Karoline Leavitt, tha se këshilltari për Siguri Kombëtare, Mike Waltz, kishte biseduar me homologun e tij rus.

Lajmi vjen pasi zyrtarët ukrainas u pajtuan për një armëpushim 30-ditor në takimin me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite.

Më herët, sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha se “topi është në fushën e Rusisë” dhe se Shtetet e Bashkuara besojnë se mënyra e vetme për t’u dhënë fund luftimeve është përmes bisedimeve të paqes.

Vizita e delegacionit amerikan në Moskë vjen pasi Kremlini pretendoi se presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte vizituar rajonin rus të Kurskut, një pjesë e të cilit ka qenë nën kontrollin e forcave ukrainase që nga sulmi i befasishëm i tyre në gushtin e vitit të kaluar.

Pas takimit të delegacioneve ukrainase e amerikane në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite të martën, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se tani i përket SHBA-së që ta bindë Rusinë për t’u pajtuar me propozimin në fjalë.

Kremlini ka thënë se është duke e analizuar marrëveshjen e mundshme të armëpushimit dhe se mund të zhvillohet një bisedë telefonike mes presidentëve Trump e Putin.

Continue Reading

Bota

Kryeministri i ardhshëm i Grenlandës kundër kërkesës së Trump për të marrë ishullin

Published

on

By

Kryeministri i mundshëm i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit, duke theksuar se qytetarët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre ndërsa lëvizin drejt pavarësisë nga Danimarka.

Nielsen, pas fitores në zgjedhje të Partisë së tij Demokratike, e cila favorizon një rrugë graduale drejt pavarësisë, tha se qytetarët duan të jenë të pavarur dhe “të ndërtojnë shtetin e tyre”, raportoi AP.

Ne nuk duam të jemi amerikanë. Jo, ne nuk duam të jemi danezë. Ne duam të jemi qytetarë të Grenlandës dhe duam pavarësinë tonë në të ardhmen”, tha Nielsen për Sky News.

Ai shtoi se qytetarët do të vazhdojnë të punojnë në rrugën e tyre drejt pavarësisë, pavarësisht presioneve të jashtme, përfshirë përpjekjet e Trump.

Grenlanda ka kohë që po shkon drejt pavarësisë dhe katër nga pesë partitë kryesore politike e mbështesin këtë qëllim.

Partia Demokratike e Grenlandës arriti sukses të madh në zgjedhjet parlamentare, duke fituar 10 mandate.

Continue Reading

Bota

​Banorët e Napolit kaluan natën jashtë për shkak të tërmetit

Published

on

By

Shumë banorë në qytetin italian të Napolit dhe rreth tij kaluan natën në rrugë dhe në makinat e tyre pasi një tërmet goditi këtë rajon.

Sizmologët italianë thanë se tërmeti me magnitudë 4.4 goditi në orën 01:25 sipas kohës lokale të enjten në një thellësi të cekët prej tre kilometrash. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e ka matur atë si një tërmet 4.2, me thellësi 10 km.

Furnizimi me energji elektrike në disa pjesë të Napolit u ndërpre. Ndërsa në qytetin e afërt të Pozuolit, pranë epiqendrës së tërmetit, një person i plagosur u nxor nga të mbeturat e një shtëpie që ishte pjesërisht shembur.

Tërmeti i së enjtes u ndje në disa zona të rajonit të Kampanias, raportuan mediat italiane.Me pas u pasua nga të paktën dy pasgoditje më të dobëta.

Njerëzit janë parë duke lënë shtëpitë e tyre dhe duke u grumbulluar në rrugët e Napolit, duke pasur frikë nga më shumë tërmete.

Një qendër koordinimi shpëtimi është ngritur për të vlerësuar dëmet.

Shkollat në Pozuoli dhe dy lagje të tjera të afërta do të jenë të mbyllura të enjten që të mund të bëhen kontrollime për stabilitetin e ndërtesave.

Continue Reading

Të kërkuara