Kulturë

Promovohet monografia për Antonio Gramshin: Një jetë nën diktaturë dhe një mendim për lirinë

Published

on

Akademia e Shkencave të Shqipërisë solli në vëmendje monografinë e re të shkruar nga dr. Jaup Zenuni, e cila shqyrton jetën dhe veprën e Antonio Gramshit. Libri paraqitet si një përpjekje e rëndësishme për të rikthyer në vëmendje kontributet e Gramshit si revolucionar dhe mendimtar i shquar i shekullit të 20-të.

Në libër, shqyrtohen detaje nga fëmijëria e Gramshit dhe rrënjët e tij, lidhjet e tij me lëvizjen e majtë, si dhe kontributet e tij në Torino si student dhe aktivist revolucionar. Veç kësaj, trajtohet gjithashtu lidhja e tij si gazetar me lëvizjen revolucionare dhe zhvillimi i mendimit teorik të Gramshit, i cili ishte një prej drejtuesve të socialistëve italianë dhe më pas udhëheqës i komunistëve të vendit të tij.

Pjesa më e madhe e krijimtarisë së Gramshit është botuar pas vdekjes së tij, dhe libri nxjerr në pah rëndësinë e shkrimeve të tij të botuara gjatë periudhës së burgut, si një testament i vërtetë i vlerave të tij politike dhe filozofike. Gramshi trajtohet si një figurë e pashoq në historinë e mendimit të shekullit të 20-të, me një ndikim të qëndrueshëm në politikën, filozofinë, artin, kulturën, dhe arsimin e kohës së tij dhe të ardhshme.

Monografia synon të jetë një burim kritik dhe frymëzues për të gjithë ata që janë të interesuar për studimin e teorisë politike dhe sociale, duke e paraqitur Gramshin si një pikë referimi të rëndësishme për kuptimin e thellë të historisë dhe zhvillimit shoqëror./UBTNews/

Kulturë

“Prishtina – vrasja e një ëndrre” sonte në Gjilan

Published

on

Shfaqja mysafire “Prishtina – vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” vjen sot, nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.

Produksioni i Qendrës Multimedia, me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Neziraj, sjell një rrëfim të fuqishëm për fatin e një qyteti që humb ëndrrën e tij bashkë me arkitektin. Duke u mbështetur në historinë e arkitektit Rexhep Luci, shfaqja trajton përplasjen mes vizionit urban dhe interesave të mafisë së ndërtimit.

Përmes një narrative që ndërthur të kaluarën me të tashmen, ajo ngre pyetje të rëndësishme mbi mënyrën se si ndërtohen dhe shkatërrohen qytetet, si dhe mbi pasojat e transformimeve të pakontrolluara urbane. Njëkohësisht, shfaqja vjen si homazh për figurën e Lucit dhe si thirrje për reflektim mbi humbjen e identitetit të qytetit.

Në këtë produksion interpretojnë aktorët Armend Smajli, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj.

Continue Reading

Kulturë

Koncert që feston trashëgiminë dhe identitetin kulturor rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Published

on

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Shoqëria Kulturo-Artistike “Durmish Aslano” ka organizuar një koncert të veçantë, duke sjellë në skenë pasurinë e trashëgimisë shpirtërore rome përmes këngëve të vjetra dhe valleve tradicionale.

Interpretimet autoktone përcollën emocione të forta dhe reflektuan identitetin kulturor rom, ku çdo tingull dhe lëvizje rrëfente histori të ruajtura ndër breza. Publiku pati mundësinë të përjetojë nga afër një kulturë të pasur dhe autentike, e cila vazhdon të mbetet e gjallë përmes artit dhe traditës.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, në kuadër të programeve që synojnë ruajtjen, fuqizimin dhe promovimin e diversitetit kulturor në vend.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, si dhe zëvendësministrja Tijana Veljković.

Continue Reading

Kulturë

Arti kosovar prezantohet në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës vazhdon prezantimin dinjitoz të artit tonë në skenat ndërkombëtare.

Sot, në Çeki, publiku ka mundësinë të ndjekë premierën e shfaqjes “TERMIN@L”, një vepër bashkëkohore që sjell në skenë fuqinë krijuese dhe nivelin artistik të baletit kosovar.

Kjo paraqitje është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të institucioneve tona kulturore, që përmes artit po e prezantojnë Kosovën në botë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke forcuar identitetin tonë kulturor në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Bogujevci pret përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane

Published

on

Dje, ministrja Saranda Bogujevci ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, palët diskutuan për çështjet aktuale si dhe për aktivitetet në fushën e kulturës dhe turizmit. Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, ndërsa u dakorduan për thellimin e partneritetit në mbështetje të projekteve dhe iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre sektorëve në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara