Sport

Promovohet libri “Kryemjeshtri” kushtuar trajnerit Driton Kuka

Roli i trajnerit Kuka në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare u vlerësua lartë nga figura të shquara nga fusha e sportit dhe politikës.

Published

on

“Kryemjeshtri” është titulli i librit i promovuar sot në Bibliotekën Universitare të Kosovës kushtuar trajnerit më të mirë në botë në sportin e xhudos, Driton Kuka, me autor Arsim Maxherran.

Roli i trajnerit Kuka në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare u vlerësua lartë nga figura të shquara nga fusha e sportit dhe politikës në vend duke e cilësuar atë si udhëheqësin e sukseseve të njëpasnjëshme që Kosova i ka arritur me anë të sportit të xhudos.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se ky libër do të dëshmojë dhe do të shpërfaq rrugën e gjatë të përshkuar nga trajneri Driton Kuka deri te sukseset kulminante. Ai tutje theksoi se sporti i xhudos do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të kësaj ministrie dhe të shtetit në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e sukseseve në këtë sport, formulën e të cilave Kuka duhet ta mbaj sekrete përballë shteteve të tjera.

Nga ana tjetër, presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, duke e falënderuar autorin për librin e botuar, tha se medaljet e shumta, në mesin e të cilave tri të arta olimpike dëshmojnë dhe vërtetojnë se puna e Tonit është e pakrahasueshme dhe e papërsëritshme në këtë sport.

Autori i librit Maxherra theksoi se megjithëse ka shumë më shumë për tu thënë për Driton Kukën, aty ka detaje që asnjëherë më parë nuk janë bërë publike.

Vet “kryemjeshtri”, Driton Kuka pasi pranoi kopjen e parë të librit tha para të pranishmëve se ndihet krenar për punën dhe sukseset e arritura deri më tani, por që është i bindur gjithmonë se ka mundur dhe mund të bëhet edhe më shumë. Ai tha se libri i promovuar sot do të mundësojë sukseset e arritura të mbeten si trashëgimi për brezat e rinj.

Lajmet

Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të boksit

Published

on

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në kuadër të turneut prestigjioz “Kupa Botërore e Boksit”, që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit.

Në mbrëmjen e 22 prillit, në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku e mposhti përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0. Ajo e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë kundërshtaren në knockdown. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku realizoi një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin të ndërhyjë me numërim dhe të ndalë përkohësisht kundërshtaren. Në raundin e tretë, Sadiku ruajti kontrollin e plotë të meçit dhe e përmbylli duelin me epërsi të thellë.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Meçi i radhës për Donjeta Sadikun është caktuar më 24 prill, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Sport

Chelsea shkarkon Liam Rosenior pas serisë së rezultateve negative

Published

on

Chelsea ka shkarkuar trajnerin Liam Rosenior pas humbjes së thellë 3-0 të martën mbrëma ndaj Brighton në Premier League.

Kjo humbje ishte e pesta radhazi për klubin londinez në kampionat, pa arritur të shënojë asnjë gol, duke shënuar serinë më të dobët të klubit në 114 vjet. Vendimi vjen vetëm tre muaj e gjysmë pas emërimit të Rosenior, i cili kishte nënshkruar një kontratë pesëvjeçare e gjysmë si pasardhës i Enzo Maresca-s.

Në komunikatën zyrtare, Chelsea bëri të ditur se vendimi nuk ishte i lehtë, por u mor për shkak të rezultateve dhe performancave që kanë rënë nën standardet e kërkuara. Klubi gjithashtu e falënderoi Rosenior dhe stafin e tij për profesionalizmin dhe integritetin e treguar gjatë periudhës në krye të ekipit, duke i uruar suksese në të ardhmen.

Rosenior ishte emëruar më 6 janar dhe qëndroi në stolin e “Stamford Bridge” për 106 ditë.

Continue Reading

Lajmet

Bashkimi shpallet kampion pas finales dramatike ndaj Pejës 03

Published

on

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, duke e fituar titullin e kampionit të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Në praninë e një numri të madh shikuesish, prizrenaset e mposhtën Pejën 03 me rezultat 71:61 në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të finales, duke e mbyllur serinë 4:3. Ky është titulli i katërt radhazi dhe i dhjeti në histori për Bashkimin.

Skuadra mysafire dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke fituar çerekun e parë 23:17 dhe të dytin 19:7. Peja 03 tentoi rikthimin në pjesën e dytë dhe u afrua në rezultat, por Bashkimi arriti ta ruajë epërsinë deri në fund, pavarësisht presionit. Më e dalluara te Bashkimi ishte Alexis Mead me 26 pikë, 8 asistime dhe 4 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Saranda Daci me 16 pikë e 8 kërcime dhe Dontavia Waggoner me 12 pikë e 6 kërcime. Te Peja 03, Paige Powell realizoi 21 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Adrienne Godbold shtoi 17 pikë, 10 kërcime dhe 4 asistime.

Bashkimi këtë edicion ka fituar edhe Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike, ndërsa Peja 03 e përfundon sezonin me trofeun e Superkupës.

Continue Reading

Lajmet

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Të kërkuara