Lajmet

Prokuroria Speciale pranon donacion nga Ambasada Britanike për regjistrimin e intervistave

Me këtë pajisje Prokuroria Speciale do të sigurojë që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë.

Published

on

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë të martën i ka dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës një donacion me pajisje për regjistrimin e intervistave audiovizive, ku me këtë rast kryeprokurori, Blerim Isufaj ka mirëpritur ambasadorin e këtij shteti, Jonathan Hargreaves.

Me këtë pajisje Prokuroria Speciale do të sigurojë që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë, duke rekorduar saktë intervistat me dëshmitarët, të dyshuarit, dhe palët e tjera relevante. Isufaj ka thënë se është motivuese fakti që Britania e Madhe është ndër partnerët kryesorë, mbështetës i Prokurorisë Speciale të Kosovës për të luftuar krimet.

“Prania juaj është konfirmim i dëshmuar i mbështetjes së Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe për më tepër ne e kuptojmë edhe si mbështetje të punës sonë për të luftuar krimet. Na motivon fakti që të ju kemi ndër partnerët kryesorë dhe thjesht kjo na bënë të ndihemi të sigurt se para nesh kemi një rrugë të përbashkët, të gjatë bashkëpunimi”, ka thënë Isufaj.

Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, shpreson se kjo pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës edhe më tej në trajtimin e sfidave kritike më të cilat ballafaqohen proceset gjyqësore, dhe në këtë mënyrë do të rritet transparenca dhe integriteti i procedurave ligjore në Kosovë.

“Ne jemi shumë krenar për bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar me Prokurorinë Speciale, jam shumë i kënaqur që ne jemi në gjendje ta çojmë këtë bashkëpunim edhe më tej, duke dorëzuar këtë pajisje regjistrimi të intervistave audiovizive. Dhe ne shpresojmë se kjo pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës edhe më tej në trajtimin e sfidave kritike me të cilat ballafaqohen proceset”, është shprehur ai.

lajme

UBT dhe Komuna e Zarës bashkëpunojnë për trashëgiminë kulturore të arbëreshëve

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me Dina Bušić, Drejtoreshë për Kulturë dhe Sport në Komunën e Zarës.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Zarës për ruajtjen, digjitalizimin, arkivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të Zarës. Palët diskutuan gjithashtu për hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që do të mbështesin këto aktivitete.

Continue Reading

Vendi

UBT dhe Universiteti i Zarës thellojnë bashkëpunimin institucional

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me tre prorektorët e Universitetit të Zarës në Kroaci: Prof. Dr. Anita Pintarić, Prof. Dr. Marko Lukić dhe Prof. Dr. Zvjezdan Penezić.

Gjatë takimit u diskutua zgjerimi dhe thellimi i marrëveshjes ndërmjet dy institucioneve, duke synuar një bashkëpunim më të strukturuar në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, studimeve të doktoratës, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese.

Continue Reading

Lajmet

Arreston dy persona për kanosje në Prishtinë dhe Graçanicë, njëri dyshohet se kërcënoi me granatë dore

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dy raste të ndara të kanosjes të ndodhura gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë.

Rasti i parë është regjistruar në Prishtinë rreth orës 01:00 të mesnatës, ku një burrë ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar, i cili pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, një incident më i rëndë ka ndodhur në Graçanicë rreth orës 21:30, ku i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se e ka kërcënuar viktimën me granatë dore. Edhe pse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, me urdhër të prokurorit ai është dërguar menjëherë në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti i Zarës drejt projekteve të përbashkëta ndërkombëtare

Published

on

By

Përfaqësuesit e UBT-së, Prof. Dr. Bekim Marmullaku dhe Prof. Assoc. Dr. Fitim Alidema, zhvilluan takim me Irena Kozulic, Drejtoreshë e Departamentit për Projekte, Shkencë dhe Transfer të Teknologjisë në Universitetin e Zarës në Kroaci.

Gjatë takimit, palët u dakorduan për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus në aplikimin e përbashkët në projekte ndërkombëtare, kërkimin shkencor dhe transferin e teknologjisë.

Continue Reading

Të kërkuara