Lajmet

​Prokuroria Speciale mirëpret aktgjykimin fajësues për të akuzuarit për sulmin ndaj zyrave të KKZ-së

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Themelore, e cila i ka shpallur fajtorë Millun Millenkoviq, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllajiq për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicë të Veriut në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, në reagimin e prokurorisë thuhet se prokuroi i rastit do të shqyrtojë të drejtën e ankesës.

Millenkoviq dhe Vllajiq janë dënuar me nga pesë vjet burgim, ndërkaq Pantiq me dy vjet burgim. Gjykata Themelore ka liruar nga akuzat, Miomir Vakiq, raporton KosovaPress.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mirëpret aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në lidhje me sulmin terrorist ndaj zyrës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në dhjetor të vitit 2022 në Mitrovicë të Veriut. Gjykata e shkallës së parë i ka shpallur fajtorë të akuzuarit Millun Millenkoviq, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllajiq, ndërsa ka liruar nga akuzat Miomir Vakiq. Pas pranimit të aktgjykimit të plotë, prokurori i rastit do të shqyrtojë të drejtën e ankesës”, thuhet në këtë reagim.

Prokuroria Speciale e ka vlerësuar këtë vendim si hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë, duke theksuar se “dërgon një mesazh se aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të tolerohen”.

Aktgjykimi në rastin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022, është shpallur sot, më 28 korrik, në Gjykatën themelore në Prishtinë.

Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në dhjetor të vitit 2023 për veprën penale “akt terrorist”. Ata akuzohen për sulm me mjete shpërthyese ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Kosovës duke rrezikuar jetën e zyrtarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Lajmet

Ministria e Mbrojtjes: 33 vatra zjarri në Shqipëri, 8 prej tyre mbeten aktive

Published

on

By

Sipas bilancit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit në mbarë Shqipërinë janë raportuar 33 vatra zjarri, prej të cilave 8 vijojnë të jenë aktive dhe 5 të tjera ndodhen nën monitorim. Për përballimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 mjete zjarrfikëse, me mbështetjen e Forcave të Armatosura përmes 100 efektivëve, helikopterëve dhe dy avionëve të specializuar Air Tractor.

Operacionet më intensive tokësore dhe ajrore po zhvillohen në Malin e Dajtit në Tiranë, ku ndërhyrja po mbështetet nga dy helikopterë pa paraqitur rrezik për zonat e banuara, si dhe në Gurë-Lurë të Dibrës ku janë hapur korridore ndarëse që kanë penguar përhapjen e flakëve drejt shtëpive.

Ndërhyrje me mjete ajrore dhe forca të shumta ushtarake e bashkiake po kryhen edhe në Lufaj të Mirditës, Qafë Helmës, Bruç, Fushë-Lajë të Pukës dhe Rrjoll, kjo e fundit e monitoruar edhe me dronë. Autoritetet konfirmojnë se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon veprimet mes strukturave qendrore dhe vendore, ndërsa në asnjë prej vatrave aktive nuk raportohet kërcënim i drejtpërdrejtë për banesat. /Eeuronews/

 

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës për herë të parë në “International Bodrum Ballet Festival”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka marrë pjesë për herë të parë në edicionin e 23-të të “International Bodrum Ballet Festival”, në Bodrum të Turqisë.

Trupa kosovare prezantoi shfaqjen “Correr o Fado”, me koreografi nga Daniel Cardoso.

Shfaqja u interpretua në dy mbrëmje, më 12 dhe 13 gusht, dhe u prit tejet mirë nga publiku i shumtë në Bodrum.

Performancat e Baletit Kombëtar të Kosovës u përcollën me duartrokitje të gjata, duke shënuar një tjetër prezantim të rëndësishëm ndërkombëtar për trupën kosovare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në KEK, humb jetën punëtori pas më shumë se 40 vitesh në Korporatë

Published

on

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Sipas njoftimit të KEK-ut, viktima është Haxhi (Selatin) Gojnovci, i lindur më 23 prill 1967 në Lismir të Fushë Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur më 16 gusht 2026, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të KEK-ut. Sipas Korporatës, Gojnovci ishte duke kryer detyrat e punës dhe, derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, ka pësuar një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar me humbjen e jetës së tij.

Gojnovci ishte pjesë e KEK-ut që nga 15 nëntori i vitit 1985 dhe për më shumë se katër dekada kontribuoi profesionalisht në Korporatë.

KEK-u e ka kujtuar atë me respekt për përkushtimin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe sjelljen e tij shembullore në punë, si dhe për raportet e mira kolegiale të ndërtuara ndër vite.

“Familjes Gojnovci, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Nga Korporata kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftohet opinioni sapo të përfundojnë procedurat përkatëse mjeko-ligjore dhe veprimet e tjera nga organet kompetente./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Apple i jep lamtumirën, modeli ikonë shpallet zyrtarisht i vjetëruar

Published

on

I lansuar në vitin 2017, iPhone X shënoi një ndryshim të madh në historinë e iPhone.

Apple hoqi butonin Home dhe Touch ID, duke prezantuar Face ID, ndërsa pajisja solli për herë të parë ekranin OLED dhe dizajnin me korniza shumë të holla.

Apple garanton zakonisht pjesë dhe shërbime për të paktën pesë vjet, ndërsa në disa raste mbështetja mund të zgjasë deri në shtatë vjet, në varësi të disponueshmërisë së pjesëve.

Me kalimin e iPhone X në kategorinë e produkteve të vjetruara, pronarët që kanë nevojë për riparime ose pjesë zëvendësuese do të duhet të mbështeten kryesisht te serviset e palëve të treta.

Megjithëse kanë kaluar rreth nëntë vjet nga prezantimi i tij, iPhone X mbetet një nga modelet që ndryshoi më shumë pamjen dhe funksionimin e iPhone.

Face ID, ekrani OLED dhe dizajni pa butonin Home u bënë standarde për gjeneratat që pasuan.

Për shumë përdorues, largimi i iPhone X nga lista e produkteve të mbështetura shënon fundin e një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e Apple./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara