Lajmet

Prokurorët rusë kërkojnë 20 vjet burgim për Navalnyn

TASS e ka cituar avokatin të ketë thënë se vendimi final për këtë rast do të merret me 4 gusht.

Published

on

Prokurorët shtetërorë i kanë kërkuar një gjykate në Rusi që ta dënojë politikanin opozitar Aleksei Navlany me 20 vjet burgim për akuza që përfshijnë edhe ekstremizmin.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS i ka cituar prokurorët të kenë thënë më 20 korrik se i pandehuri tjetër afër Navalnyt, Daniel Kholodny, të dënohet me 10 vjet burgim.

TASS e ka cituar avokatin të ketë thënë se vendimi final për këtë rast do të merret me 4 gusht.

Kritiku i ashpër i Kremlinit është akuzuar për gjashtë shkelje penale, përfshirë krijimin dhe financimin e një komuniteti ekstremist, thirrje për ekstremizëm, rehabilitim të nazizmit dhe përfshirje të të miturve në akte të rrezikshme.

Ky rast lidhet me Fondacionin Kundër-Korrupsionit të Navalnyt, e cila, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit, është shpallur ekstremiste më 2021, dhe i janë ndaluar të gjitha aktivitetet në Rusi.

Navalny ka thënë në rrjetet sociale se pret dënim 15-20 vjet, pavarësisht se ai pretendon që në gjyqin kundër tij janë prezantuar prova “të pakuptimta”.

Në një ndër postimet e fundit të tij në Telegram, Navalny e ka kritikuar ashpër Qeverinë ruse, duke thënë se shteti është “duke u zhytur në një lumë të baltës ose gjakut, me eshtra të thyera, me popullsi të dobët, të varfër, dhe me dhjetëra mijëra persona të vdekur në luftën më të pakuptimtë në shekullin 21”. Ai vazhdon ta quajë shtetin rus “inteligjencë pa vetëdije”.

Gjyqi ka nisur më 6 qershor, pasi ekipi ligjor i Navalnyt dhe Kholodny, i cili është drejtor teknik i kanalit të Navalnyt në YouTube, ka kërkuar nga gjyqtari që seancat të mbahet në Moskë, pasi të dy janë të regjistruar atje dhe se gjyqi ka të bëjë me dyshime për veprime në Moskë.

Gjykata e ka refuzuar kërkesën dhe ka vendosur të gjyqi të mbahet rreth 260 kilometra në lindje të Moskës, në një burg ku mbahet Navalny.

Navalny veçse është duke e vuajtur dënimin me burgim prej 11 vjetësh e gjysmë. Ai është arrestuar në janar të vitit 2021, pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar për helmim me agjentin nervor Noviçok. Ai ka thënë vazhdimisht se helmimi i tij është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Bashkimi Evropian e ka vendosur më 20 korrik në listën e sanksioneve shefin e burgut ku po qëndron Navalny.

Vendi

FSK pasurohet me 12 kamionë të rinj ushtarakë

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot 12 kamionë ushtarakë të tipit UNIMOG 5T, 4×4, të blerë për nevojat logjistike të ushtrisë. Në ceremoninë e pranimit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe ambasadori gjerman Rainer Rudolph.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se me këto prurje të reja, si dhe me 8 kamionët e tjerë KX 8×8 të blerë së fundmi nga “Rheinmetall”, numri i përgjithshëm i mjeteve të pranuara të këtyre kategorive arrin në 35. Ai paralajmëroi se dhjetëra kamionë të tjerë të blerë të këtyre tipave do të arrijnë gjatë vitit 2027.

Sipas Kurtit, një forcë moderne nuk ndërtohet vetëm përmes armatimit, por edhe përmes kapaciteteve që mundësojnë lëvizshmëri dhe furnizim efikas. Mjetet e reja janë të projektuara për terrene të vështira e malore dhe rrisin dukshëm mbështetjen logjistike të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s.

Kreu i Qeverisë e vlerësoi këtë si një javë të suksesshme për ushtrinë, duke kujtuar se pas betimit të 515 rekrutëve të rinj të premten e kaluar dhe nisjes së trajnimit për 209 të tjerë në fillim të javës, pranimi i këtyre kamionëve përmbyll me sukses përpjekjet për fuqizimin e mbrojtjes dhe sigurisë në vend./E.A/

 

Continue Reading

Vendi

KPK pezullon nga detyra kryeprokuroren e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar sot unanimisht për suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ngjarja e rëndë ka nxitur reagime të shumta dhe pikëpyetje mbi dështimin e institucioneve të drejtësisë për t’i ofruar mbrojtje viktimës.

Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para se të vritej, ajo i kishte dërguar një letër zyrtare kryeprokurores Vuçetaj, ku e njoftonte se jeta e saj ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2026 midis kritikave të opozitës

Published

on

By

Me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2026. Nga shtatë amendamentet e propozuara gjithsej, mbështetjen e shumicës parlamentare e morën vetëm dy prej tyre, ndërsa të gjitha propozimet e opozitës u rrëzuan.

Miratimi u parapri nga një debat i ashpër në sallë. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e cilësoi propozimin e Qeverisë si një mbulesë për 120 milionë euro të vendosura që në fillim të vitit, duke theksuar se ligji ka probleme procedurale dhe përmbajtësore.

Po nga kjo parti, deputetja Hykmete Bajrami kërkoi sqarime nga Ministria, duke pretenduar se ndryshimi po bëhet për të mbuluar koston e pagës së 13-të. Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i quajti ndryshimet e propozuara ligjore si dinakëri të ministrit të Financave.

Të gjitha këto pretendime e akuza u hodhën poshtë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mbrojti rishikimin e buxhetit para deputetëve.

Continue Reading

Lajmet

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara