Lajmet

Projekt 7 milionë euro për reformim të sistemit të drejtësisë në Kosovë

Published

on

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bashkë me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e tjera që përfshin sistemi i drejtësisë në Kosovë, kanë lansuar programin e BE-së për sektorin e drejtësisë. Programi synon reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane, i njëjti arrin vlerën 7 milionë euro.

Ky projekt do të implementohet deri në janar të vitit 2024, në bashkëpunim me Këshillin Prokurorial e Gjyqësor të Kosovës, dhe Akademinë e Drejtësisë.

Në lansimin e këtij programi u tha se i njëjti do të ndihmojë institucionet e Kosovës në konsolidimin e kornizës ligjore, forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqësorit.

Gjithashtu, u tha se do të përmirësojë qasjen në drejtësi për çdo qytetar, në veçanti për grupet e margjinalizuara.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog tha se një sistem i drejtësisë i pavarur dhe profesional është element thelbësor për një shoqëri demokratike.

“Sfidat e mëdha në sektorin e drejtësisë nuk mund të adresohen në mënyrë të pjesshme dhe ad-hoc, siç është bërë në të kaluarën. BE mirëpret draftin e strategjinë sektoriale për sundimin e ligjit, dhe që i njëjti është hedhur në diskutim publik. Ne BE, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë kemi mbështetur këtë nismë. Qeveria e Kosovës, së bashku me entitete të ndryshme politike ka shprehur gatishmërinë për të çuar këtë proces përpara, dhe shpresojmë se do të jetë kështu edhe me qeverinë e cila do të vijë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit”, tha ai.

Në mungesë të ministrit në detyrë të Drejtësisë, Selim Selimi, ka folur Pranvera Ejupi, e cila tha se projekti në fjalë është i nevojshëm për sektorin e drejtësisë në Kosovë.

“Projekti i tanishëm i cili shkurtimisht quhet EU/KO Just, është projekti i parë që bënë bashkë akterët kyq të sektorit të drejtësisë, Ministrin e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe Akademinë e Drejtësisë, që për qëllim ka realizimin e synimeve të këtij sektori. Për Ministrinë e Drejtësisë, ky është projekti më ambicioz, dhe më i nevojshmi për sektorin tonë. Ky projekt është disenjuar që t’i përgjigjet nevojave dhe dobësive të sistemit tonë të drejtësisë. Ky projekt ka ardhur në kohën e duhur. Javën e kaluar është lansuar drafti i parë i strategjisë sektoriale për sundimi të ligjit, i cili është hedhur për diskutim publik. Në kuadër të kësaj janë paraparë 450 aktivitete, e që për qëllim ka fuqizimin e sektorit gjyqësor dhe prokorurial”, tha ajo.

E kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku tha se në këtë mënyrë do të forcohet sistemi i drejtësisë në Kosovë.

“Ky projekt mëton në arritjen e rezultateve të larta në fuqizimin e kapaciteteve të Këshillit Prokurorial, si në planifikimin strategjik, në krijimin e bazës elektronike të të dhënave të regjistrimeve të seancave disiplinore, fuqizimin e procedurave disiplinore, fuqizimin e kapaciteteve të komisioneve të ndryshme, specializimin e prokurorëve, administrimin, sistematizimin dhe arkivimin e rasteve, elaborimin e saktë të statistikave, hartimin e rregulloreve për Këshillin Prokorurial”, tha ai.

Ky projekt zbatohet nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, si partner udhëheqës së bashku me partnerët e projektit, Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë.

Bashkimi Evropian aktualisht është duke investuar rreth 50 milionë euro të fondeve të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit, në sundimin e ligjit në Kosovë.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara