Lajmet nga UBT
Profesoresha Cecilia Delgado nga Portugalia, zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Shkencave të Ushqimit në UBT
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsNë kuadër të aktiviteteve të ndryshme, para fillimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit dhe Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, ligjëroi profesoresha ndërkombëtare, Cecilia Delgado nga Portugalia, e cila foli rreth sistemeve ushqimore urbane në Evropë, me theks të veçantë në Portugali.
Ndër të tjera, në kuadër të këtyre aktiviteteve ka qenë edhe punëtoria e cila është mënyra më e përsosur për të aktivizuar pjesëmarrësit dhe e cila është mbajtur nga studentët e drejtimit të Nutricionit nga Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë me temë: “Dietat fad dhe dietat e duhura”.
Në këtë punëtori janë mësuar elementet thelbësore për dietat, janë analizuar dhe është debatuar për dietat komerciale jo-profesionale dhe dietat e dietat e duhura, ku studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mundësi të fitojnë dhe të përforcojnë njohuritë e tyre rreth profesionit.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit dhe Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, do të karakterizohet me pjesëmarrjen e shumë ekspertëve dhe profesionistëve të huaj të fushës së prodhimtarisë dhe teknologjisë së ushqimit dhe trajtimin e temave të ndryshme rreth saj.
Lajmet nga UBT
Nxënësit e UBT-së dhe studentët e psikologjisë organizojnë aktivitete edukative dhe kreative për fëmijët e kopshtit “Borëbardha”
Published
2 minutes agoon
January 22, 2025By
UBT NEWSSot, në kopshtin “Borëbardha” u zhvillua një aktivitet i veçantë, i cili solli një bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet brezave dhe institucioneve edukative. Aktiviteti u organizua nga nxënësit e gjimnazit të UBT dhe studentet e psikologjisë, Kosovare Hamiti dhe Shqipe Shala, si dhe studenti i aktrimit, Denis Arifi. Ky bashkëpunim kishte për qëllim të ofronte një përvojë edukative dhe argëtuese për fëmijët e vegjël të kopshtit “Borëbardha”, ndërsa shërbente edhe si mundësi për zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale për të rinjtë pjesëmarrës.
Gjatë aktivitetit, nxënësit dhe studentët udhëhoqën një sërë lojërash grupore, aktivitete artistike dhe ngjyrosje, që ndihmuan fëmijët në zhvillimin e aftësive të motorikës së hollë dhe të trashë. Ata u mësuan fëmijëve disa aktivitete të thjeshta që stimulonin kreativitetin dhe aftësinë për të punuar me materialet e ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin e koordinimit dhe përqendrimit të fëmijëve.
Për nxënësit e gjimnazit dhe studentët, ky aktivitet ofroi mundësinë për të zhvilluar aftësi udhëheqëse dhe për të mësuar si të punojnë në grupe me individë të moshave të ndryshme. Ata patën mundësinë të rrisin empatinë dhe të kuptojnë më mirë nevojat dhe emocionet e fëmijëve, duke krijuar një lidhje më të thellë me ata.
Nga ana tjetër, fëmijët e kopshtit shijuan një atmosferë të ngrohtë dhe energjike, ku ata mund të shpreheshin lirshëm dhe të krijonin lidhje të reja me të rinjtë që ishin pjesë e aktivitetit. Aktivitetet kreative dhe lojërat grupore i ofruan atyre mundësinë për të mësuar në një mjedis argëtues dhe të sigurt. Ky përvojë ishte e rëndësishme për zhvillimin e aftësive sociale dhe ndërveprimeve pozitive mes fëmijëve, të cilët u ndihmuan të rrisin besimin në vetvete dhe të zhvillojnë një sens të bashkëpunimit.
Ky aktivitet i sotëm theksoi rëndësinë e ndërveprimeve ndërmjet brezave të ndryshëm, duke ndihmuar në ndërtimin e një mjedisi të përbashkët mësimi dhe rritje. Aktivitetet e organizuara kontribuan në forcimin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve dhe të rinjve, duke nxitur aftësitë sociale dhe emocionale dhe duke krijuar mundësi për rritjen dhe zhvillimin e të gjithëve. Ky bashkëpunim i shkëlqyer është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve edukative dhe ndihmës për të rinjtë dhe fëmijët në zhvillimin e aftësive të tyre.
Ky aktivitet ka dhënë një shembull të shkëlqyer për forcimin e lidhjeve ndërmjet brezave dhe ka treguar rëndësinë e krijimit të një shoqërie më të bashkuar dhe të kujdesshme për nevojat e të gjithëve./UBTNews/
Lajmet nga UBT
Rektori Hajrizi mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 19-vjetorit të vdekjes së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
Published
15 hours agoon
January 21, 2025By
UBTnewsRektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ceremonia, e organizuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, mblodhi personalitete të rëndësishme nga fusha e politikës, akademisë, kulturës dhe shoqërisë civile për të nderuar trashëgiminë e paharruar të Presidentit Rugova.
Rektori Hajrizi vlerësoi rolin vendimtar të Presidentit Rugova në konsolidimin e identitetit kombëtar dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe demokracisë. Ai theksoi se vizioni dhe filozofia paqësore e Rugovës mbeten një burim frymëzimi për brezat e rinj, duke u bërë shembull i një lidershipi që ndërtoi ura mirëkuptimi dhe qëndroi gjithmonë besnik ndaj aspiratave të popullit.
Lajmet nga UBT
Rektori i UBT-së përcjell punimet e Forumit Ekonomik Botëror Davos 2025
Published
15 hours agoon
January 21, 2025By
UBTnewsRektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si anëtar digjital dhe pjesëmarrës në Forumin Botëror të Davos-it përmes Open Forum po përcjell me pjesëmarrje aktive punimet e Forumit Ekonomik Botëror Davos 2025, i cili po mbahet këtë javë në Zvicër.
UBT vazhdon të jetë një kontribues i fuqishëm në ndërlidhjen mes arsimit, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik, duke sjellë përvoja dhe vizione që mbështesin avancimin e Kosovës në arenën globale.
Temat e Forumit në këtë vit janë më me interes strategjik edhe për UBT-në edhe për Kosovën. Forumi i sivjetmë, që bashkon liderë globalë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile, ka si temë kryesore “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që sjellin teknologjitë e avancuara dhe inteligjenca artificiale.
Bashkëpunimi global, interdisciplinariteti dhe inovacioni janë përgjigjie për sfidat e sotme dhe të ardhmes së njerëzimit, e të planetit tonë në përgjithësi.
“UBT me ekosistemin inovativ të mençur dhe me fokus në reziliencë dhe zhvillim të qëndrueshëm po ofron një platformë konveregjente për edukim, shkencë, inteligjencë artificiale, teknologji e biznes, me të cilat mund të gjenerohen kushte reale për shkathtësitë e së ardhmes, vende të reja të punës, potencial për rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm”, potencoi Rektori Hajrizi.
Për këtë arsye, UBT vitet e fundit është vlerësuar për kontributin dhe ndikimin në edukim, cilësi, ndërmarrësi, teknologji, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm e punë pionire.
Kulturë
Histori të pathëna nga fotografët e rinj të UBT-së në Festivalin e Fotografisë Digjitale
Published
2 days agoon
January 20, 2025By
UBT NEWSNë Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua për herë të parë Festivali i Fotografisë Digjitale, i titulluar “Beyond the Lens: Stories Untold”, një ngjarje që ofroi një shikim të thellë në fuqinë e fotografisë si mjet për tregimin e historive të pathëna dhe për eksplorimin e temave bashkëkohore që prekin shoqërinë. Ky festival, i organizuar nga Fakulteti i Arteve dhe Mediave Digjitale në UBT, i dha mundësinë studentëve të shprehin përmes artit të tyre vizual mendimet dhe pasionet për çështje që formësojnë botën tonë.
Pjesëmarrësit, 50 studentë të talentuar nga të gjitha drejtimet e studimit, prezantuan punimet e tyre kreative dhe të menduara, duke eksperimentuar me forma të ndryshme narrative që trajtonin tematika të rëndësishme, si identiteti, kujtesa kolektive, sfidat mjedisore dhe zërat e margjinalizuar. Çdo punim ishte një pasqyrë e ndryshme, një rrëfim që shfaqte thellësinë e mendimit dhe angazhimit të brezit të ri përmes një teknologjie moderne dhe të avancuar që ata mundën të shfrytëzonin në laboratorët e UBT-së.
Ky festival u bë një shenjë e fuqisë transformuese të artit dhe teknologjisë, duke sjellë në pah rolin e kamerës jo vetëm si një instrument për kapjen e imazheve, por si një dëshmitare e kohës, një medium që mbart mesazhe të fuqishme dhe që ndihmon në zhvillimin e industrive kreative. Me çdo foto të ekspozuar, studentët shpalosën një botë më të gjerë, një botë që thotë histori që ndoshta do të ishin harruar, duke kontribuar kështu në një pasqyrë të qartë dhe të sinqertë të realiteteve të ndryshme që ndodhin rreth nesh./UBTNews/
Nxënësit e UBT-së dhe studentët e psikologjisë organizojnë aktivitete edukative dhe kreative për fëmijët e kopshtit “Borëbardha”
“Ka vetëm dy gjini”- DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia “X” në pasaportë
Trump kërcënon BE-në dhe Kinën me tarifa nga 1 shkurti
Von der Leyen: Bashkëpunimi BE-SHBA në interes dypalësh
Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025” në Turqi
Delegacioni presidencial pjesëmarrës në inaugurimin e Presidentit të 47-të të SHBA-ve
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Peshkopi Episkopal i Uashingtonit kritikon publikisht Trumpin
Elena Gjika, shqiptarja e shquar e shekullit të 19-të
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!