Shëndeti

Prof. Dr. Nexhmi Hyseni – Lider në Kirurgjinë Pediatrike

Published

on

Prof. Dr. Nexhmi Hyseni, M.D, është një emër i njohur në fushën e kirurgjisë pediatrike, me një përvojë të pasur dhe një angazhim të vazhdueshëm për përmirësimin e kujdesit shëndetësor të fëmijëve. Ai përfundoi trajnimin e tij në kirurgjinë e fëmijëve dhe urologjinë pediatrike në Universitetin e Zagrebit në vitin 1988. Më pas, ndoqi një “fellow-ship” në kirurgjinë pediatrike në disa qendra të specializuara në Europë dhe SHBA.

Me një përkushtim të madh ndaj fëmijëve që vuajnë nga anomali kongjenitale, të cilat shpesh kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale në javët e para të jetës, Prof. Dr. Hyseni ka kontribuar në avancimin e kirurgjisë pediatrike dhe në përmirësimin e cilësisë së trajtimit për pacientët e vegjël.

Kontributi në Arsimin dhe Kirurgjinë Pediatrike

Prof. Dr. Nexhmi Hyseni iu bashkua Fakultetit të Mjekësisë në vitin 1987 dhe ka mbajtur praktika klinike për studentët e mjekësisë në Departamentin e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. Ai ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e sistemit kombëtar të kirurgjisë pediatrike dhe ka qenë drejtor i këtij departamenti për vite me radhë, që nga viti 2004. Përveç kësaj, ai është profesor i kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Gjatë karrierës së tij, ai ka kryer me sukses një numër të madh operacionesh për trajtimin e obstruksionit ureteral dhe hidronefrozës kongjenitale, duke siguruar shërimin dhe mirëqenien e shumë pacientëve të vegjël.

Studimi i Kriptorqidizmit (Testikuli i Pazbritur)

Një nga fushat e ekspertizës së Prof. Dr. Nexhmi Hysenit është trajtimi i kriptorqidizmit (testikuli i pazbritur), një gjendje ku një ose të dy testikujt nuk zbresin në skrotum para lindjes. Kjo është një sëmundje që kërkon trajtim të hershëm për të parandaluar komplikime të mundshme.

Llojet e Kriptorqidizmit:

  1. Testikuli Abdominal – Mbetet brenda barkut dhe nuk ka lëvizur poshtë.
  2. Testikuli Inguinal – Bllokohet në kanalin inguinal.
  3. Testikuli Retraktil – Lëviz midis skrotumit dhe ijëve për shkak të një refleksi të tepruar të muskulit kremaster.
  4. Testikuli Ektopik – Zhvendoset në një pozicion jonormal, si në kofshë ose perineum.

Shkaqet dhe Faktorët e Rrezikut:

  • Lindja e parakohshme
  • Pesha e ulët në lindje
  • Historia familjare e kriptorqidizmit
  • Çrregullime hormonale
  • Faktorët e shëndetit të nënës (diabeti, ekspozimi ndaj kimikateve)

Simptomat:

  • Skrotum bosh ose më i vogël se normalja
  • Testikuli mund të ndihet në ijë, por jo në skrotum

Diagnoza dhe Trajtimi:

  • Ekzaminim fizik, ekografi ose MRI (në raste të rralla)
  • Terapia hormonale me hCG (përdoret rrallë)
  • Kirurgjia (Orkiopeksia) – procedurë që zhvendos testikulin në skrotum

Përse Është i Rëndësishëm Trajtimi?

  • Parandalon infertilitetin
  • Zvogëlon rrezikun e kancerit testikular
  • Parandalon komplikime si hernia dhe torsioni testikular

Prof. Dr. Nexhmi Hyseni vazhdon të jetë një figurë kyçe në kirurgjinë pediatrike, duke trajtuar me sukses shumë raste të ndërlikuara dhe duke përmirësuar standardet e kujdesit shëndetësor për fëmijët. Me një përvojë të gjerë dhe një dedikim të jashtëzakonshëm, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e mjekësisë pediatrike në Kosovë dhe më gjerë.

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara