

Teknologji
Produkti më i fundi i Apple është për identifikimin e sendeve të humbura
Published
4 years agoon
By
Betim GashiApple e bëri të qartë se AirTags nuk cënojnë privatësinë. Komunikimi mes pajisjes dhe aplikacionit Find My në iPhone është i enkriptuar.
Në evenimentin pranveror të Apple, kompania prezantoi disa pajisje të reja po një mes tyre ra më tepër në sy: AirTags. Kjo pajisje të vogla me Bluetooth do të përdoren për të gjurmuar sende siç janë portofolë e çelësa nga iPhone.
Është një mënyrë mjaft lehtë për të gjetur objektet e humbura. Kanë një dizajn në formë disku prej çeliku që mund të vendoset në një xhep në çantën e shpinës apo në një aksesor tjetër.
Sapo të vendoset tek një send mund të hapni aplikacionin Find My dhe të lokalizoni në hartë. Sinjalet Bluetooth të AirTags do të komunikojnë me iPhone duke mundësuar gjetjen e sendeve.
Apple e bëri të qartë se AirTags nuk cënojnë privatësinë. Komunikimi mes pajisjes dhe aplikacionit Find My në iPhone është i enkriptuar.
Aktivizimi i tij është i thjeshtë mjafton të afroni një pajisje AirTag pranë iPhone dhe ky i fundit lidhet automatikisht me të. Këshillohet që të afrohen pranë telefonit kur janë të vendosur në aksesor në mënyrë të ti identifikoni me emra sendet në iPhone.
AirTag është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit falë certifikimit IP67. Ato do të shitet për 29 dollarë ose 99 dollarë katër copë. /PCWorld Albanian
You may like
Teknologji
Ish-punonjësit e Twitter mund të marrin pagesën e largimit pas më shumë se dy vitesh
Published
1 hour agoon
August 22, 2025By
UBTNews
Elon Musk dhe kompania e tij X janë duke negociuar një marrëveshje për të zgjidhur një padi grupore nga ish-punonjësit e Twitter, të cilët u larguan menjëherë pas blerjes së kompanisë nga Musk në 2022.
Pas blerjes, Musk shkarkoi mbi 6,000 punonjës, duke ulur stafit me rreth 80%. Ai ofroi pagesën e largimit për tre muaj, por padia pretendon se shumë prej ish-punonjësve nuk morën pagesat e plota, ndërsa disa asgjë fare.
Gjithashtu, padi argumenton se oferta e Musk ishte më e ulët se ajo që pritej sipas planit të pagesave të largimit të Twitter-it që nga viti 2019, i cili garantonte deri në gjashtë muaj pagë bazë për punonjësit e lartë, plus një javë pagë për çdo vit shërbimi.
Në korrik, një gjykatës në San Francisko vendosi që Musk nuk ishte i detyruar të respektojë marrëveshjet e largimit të punonjësve me Twitter-in. Por paditësit apeluan vendimin dhe tani palët kanë kërkuar shtyrjen e një seance në apel për të negociuar një zgjidhje.
Teknologji
Meta nën hetim në padinë e Elon Musk ndaj OpenAI për ofertën 97 miliardë dollarëshe
Published
2 hours agoon
August 22, 2025By
UBTNews
OpenAI ka kërkuar nga Meta të dorëzojë dokumente që lidhen me çdo marrëveshje apo bashkërendim të mundshëm me Elon Musk dhe kompaninë e tij xAI për të investuar apo blerë OpenAI. Kjo kërkesë është bërë publike në një dosje gjyqësore të depozituar të enjten, si pjesë e padisë që Musk ka ngritur ndaj OpenAI.
Sipas përfaqësuesve ligjorë të OpenAI, ata i kanë dërguar Meta-s një thirrje zyrtare (subpoena) në qershor, ku kërkojnë dokumente që mund të provojnë përfshirjen e Meta-s në ofertën e papritur të Musk prej 97 miliardë dollarësh për të blerë OpenAI në shkurt. Ende nuk është e qartë nëse këto dokumente ekzistojnë. Oferta e Musk u refuzua nga OpenAI.
Avokatët e OpenAI pretendojnë se Musk ka komunikuar me CEO-n e Meta-s, Mark Zuckerberg, lidhur me ofertën e xAI, përfshirë edhe diskutime mbi financimin ose investime të mundshme.
Meta ka kundërshtuar kërkesën fillestare të OpenAI në korrik, por tani OpenAI po kërkon një vendim gjykate për të detyruar Meta-n të dorëzojë informacionin. Gjithashtu, OpenAI ka kërkuar çdo dokument apo komunikim nga Meta që lidhet me ristrukturimin apo rikonceptimin financiar të OpenAI – çështja kryesore në padinë e Musk.
Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, i ka treguar mediave se as Meta dhe as Zuckerberg nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument zyrtar për blerjen e OpenAI. As Meta, as përfaqësuesit ligjorë të Musk, nuk kanë pranuar të komentojnë më tej.
Ndërkohë, Meta ka intensifikuar përpjekjet në fushën e inteligjencës artificiale. Në vitin 2023, drejtues të lartë të kompanisë synonin të zhvillonin një model që të kalonte GPT-4 të OpenAI, por deri në fillim të vitit 2025, modelet e saj kishin mbetur prapa standardit të industrisë. Në muajt e fundit, Zuckerberg ka rritur presionin, duke rekrutuar disa prej studiuesve kryesorë të OpenAI, përfshirë edhe një nga bashkëkrijuesit e ChatGPT, Shengjia Zhao, i cili tani drejton një njësi të re kërkimi brenda Meta-s.
OpenAI pretendon se diskutimet mes Musk dhe Zuckerberg tregojnë ndikimin dhe kërcënimin që paraqet pozicioni aktual i OpenAI në treg.
Padia e Musk kundër OpenAI lidhet me ristrukturimin e kompanisë në një organizatë me përfitim publik – një lëvizje që OpenAI e sheh si të nevojshme për të siguruar investime dhe potencialisht për t’u bërë publike. Musk, si bashkëthemelues dhe investitor i hershëm, e kundërshton këtë ndryshim duke pretenduar se bie ndesh me misionin origjinal të kompanisë.
Meta ka kërkuar nga gjykata të refuzojë kërkesën e OpenAI, duke argumentuar se çdo informacion i rëndësishëm mund të merret nga vetë Musk dhe xAI, dhe se diskutimet e brendshme të Meta-s nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me çështjen ligjore.
Teknologji
Black Ops 7 vjen në nëntor me gameplay të zgjeruar dhe personazhe legjendarë
Published
2 hours agoon
August 22, 2025By
UBTNews
Një nga seritë më të njohura në botën e video-lojërave, Call of Duty, po rikthehet me vazhdimin e radhës. Black Ops 7 u prezantua zyrtarisht gjatë panairit Gamescom dhe do të lançohet më 14 nëntor 2025.
Loja do të jetë e disponueshme për PlayStation 4 dhe 5, Xbox One, Xbox Series X/S dhe për PC nëpërmjet Battle.net dhe Steam. Për përdoruesit e Xbox Game Pass Ultimate, loja do të ofrohet që nga dita e parë e publikimit.
Ngjarja zhvillohet në vitin 2035, dhe kthen në skenë personazhe të njohur për fansat, si Raul Menéndez dhe David Mason. Tematika këtë herë pritet të jetë më e errët, duke eksploruar manipulimin përmes frikës. Sipas spekulimeve, ekziston mundësia që Menéndez të shfaqet si një inteligjencë artificiale.
Risi e rëndësishme është mundësia për të luajtur fushatën (campaign) në modalitet bashkëpunues deri në katër lojtarë, me misione që shtrihen globalisht – nga Japonia e Mesdheu, deri në skenarë abstraktë si brenda mendjes njerëzore.
Përveç kësaj, është prezantuar edhe një mod i ri me emrin “Endgame”, i cili përmban elemente roguelike. Progresi i lojtarëve do të mund të bartet midis të gjitha mënyrave të lojës: fushatës, multiplayer-it, zombive dhe Warzone.
Në fillim, loja do të përfshijë 16 harta për ndeshje 6v6 dhe dy harta të mëdha për përballje 20v20. Një tjetër risi është sistemi i ri i lëvizjes “Omnimovement”, që sjell më shumë fleksibilitet dhe lëvizje akrobatike në betejë.
Për adhuruesit e modalitetit zombie, Black Ops 7 premton hartën më të madhe ndonjëherë, rikthimin e mënyrës survival, si dhe Dead Ops Arcade 4.
Sa i përket çmimeve, versioni standard i lojës do të kushtojë 80 euro, ndërsa Vault Edition do të jetë në dispozicion për 110 euro. Beta e hapur është planifikuar për periudhën 2–8 tetor, me qasje të hershme për ata që bëjnë paraporositje ose janë abonentë të Game Pass.
Teknologji
I diplomuar në moshën 11-vjeçare, tani 16-vjeçari sfidon Wall Street-in
Published
2 hours agoon
August 22, 2025By
UBTNews
Kairan Quazi, një i ri 16-vjeçar me prirje të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë, ka marrë një vendim të pazakontë për moshën e tij. Pasi punoi në SpaceX, kompania e njohur e Elon Musk, ai ka vendosur të lërë industrinë e hapësirës dhe të fokusohet në një karrierë në financë, konkretisht në Wall Street.
Quazi ka një histori arsimore të veçantë. Ai është diplomuar në universitet në moshën 11-vjeçare dhe ka qenë pjesë e ekipit të zhvillimit të softuerëve për projektin Starlink – rrjeti satelitor që synon të ofrojë internet me shpejtësi të lartë në nivel global.
Edhe pse ka pasur oferta nga disa prej laboratorëve më të njohur të inteligjencës artificiale në Silicon Valley, Quazi ka zgjedhur të ndjekë një drejtim tjetër. Ai është punësuar si zhvillues kvantitativ (quantitative developer) në Citadel Securities, një nga kompanitë kryesore në fushën e financave dhe tregjeve globale.
Sipas tij, puna në financë paraqet sfida intelektuale të krahasueshme me ato në kërkimin shkencor, por me ritëm më të shpejtë dhe rezultate të menjëhershme. Ky kalim drejt një fushe të re tregon jo vetëm fleksibilitetin dhe interesat e gjera të Quazit, por edhe përkushtimin e tij për të eksploruar dhe përballuar sfida në nivele të ndryshme.

Arrestohet një person i kërkuar me 6 urdhëresa gjykate në Prishtinë

Mustafa: Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar

Studimi: Ajri i Everestit mund ta mposhtë Parkinsonin

1 orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

Albion Rrahmani vazhdon me gola

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

Dakota Johnson tregon për miqësinë e çuditshme që ka me Madonnan

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit