Kulturë

Problemet kur punoni nga shtëpia

Published

on

Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë njerëz punojnë nga shtëpia, për një pjesë ose gjatë gjithë javës. Fleksibiliteti mund të duket një ide e mirë, por shumë njerëz kanë vështirësi në menaxhimin e kohës.

Të punuarit nga shtëpia në izolim mund t’i pengojë njerëzit në marrëdhëniet e përditshme ndër-personale që mund të ofrojë jeta profesionale, e cila mund të nxisë kreativitetin dhe të përmirësojë mirëqenien tonë mendore.

Koha është e çmuar dhe një monedhë që duhet ta shpenzoni. Menaxhimi i kohës përfshin menaxhimin e marrëdhënieve komplekse dhe konflikteve brenda vetes dhe po ashtu me të tjerët.

Në një vend pune të zakonshëm, në menaxhimin e kohës na vjen në ndihmë fakti që aksesi ndaj shumë tundimeve është i kufizuar. Nuk na duhet ta monitorojmë vazhdimisht veten, pasi me shumë mundësi këtë gjë e bëjnë kolegët apo drejtuesit tanë. Edhe pse mund të ankohemi rreth mungesës së zgjedhjes së asaj që bëjmë dhe kur e bëjmë, si për shembull pjesëmarrja në një mbledhje prej dy orësh, mund të ndihemi gjithashtu të lehtësuar nga nevoja se do të duhet të bëjmë zgjedhje se çfarë do të bëjmë më pas.

Por kur punojmë nga shtëpia, rriten tundimet që mund të konsumojnë kohën tonë. Ushqimi është në frigorifer ose mund të blejmë diçka te dyqani pranë shtëpisë. Ne mund të tundohemi lehtësisht nga rrjetet sociale, faqet e ndryshme në internet apo lojërat online. Për disa, tundimi për të përdorur “keq” kohën e tyre, veçanërisht online, mund të jetë joshës. Në çdo moment, ekziston një ekuilibër delikat i fuqisë brenda. Midis anës sonë krijuese, konstruktive dhe anës që kërkon kënaqësi në mënyrën më të lehtë.

Puna e vërtetë shpesh mund t’ju trembë dhe përgjegjësia mund t’ju frikësojë. Detyrat e vështira mbeten të mjegullta nëse nuk i fillojmë.

Zvarritja nuk është një mënyrë e mirë për të menaxhuar ankthin, por është diçka e zakonshme. Shtyrja e gjërave rrit natyrshëm ankthin, por po ashtu mban gjallë mundësinë që detyra të çohet në fund me sukses, në një pikë të caktuar të së ardhmes.

Në punë, presioni i menaxhimit të kohës vjen në pjesën më të madhe nga të tjerët. Në shtëpi, ndihemi si “shefi” si “punonjësi”, kështu që konflikti, tani i brendshëm, mund të jetë shumë më i vështirë për t’u menaxhuar.
Nëse jemi me fat, ne kemi një zë të brendshëm, të sjellshëm dhe prindëror që mund të na drejtojë drejt zgjedhjeve të dobishme, ndërkohë që na jep kohë që të argëtohemi.

Megjithatë, pjesa më e madhe prej nesh kanë një zë të brendshëm të bezdisshëm që na kritikon pse nuk i kemi bërë gjërat si duhet, duke rritur ankthin për aftësitë që të përfundojmë punën që kemi në dorë. Për disa njerëz, “shefi” në kokën e tyre mund të jetë më kritik dhe jomiqësor se ai në vendin e punës. Kjo me shumë mundësi do t’i çojë ata drejt përdorimit të mënyrave destruktive për t’ju shmangur apo për të mbrojtur vetveten.

Në punë ne përballemi me të tjerët në mënyra që mund të na vijnë në ndihmë: ata mund të hedhin poshtë idetë tona kur jemi të përfshirë në një mënyrë të ngushtë të menduari ose të shprehin vlerësimin e tyre për punë tonë.

Por edhe kur kemi konflikte apo marrëdhënie të vështira me të tjerët, mund të na ndihmojnë në njëfarë mënyre. Jo vetëm mund t’i përcaktojmë dhe përmirësojmë idetë tona nëpërmjet këtyre diskutimeve, por nëse këto konflikte nuk ndodhin vetëm brenda kokës sonë, shqetësohemi më pak së brendshmi.

Ne mund t’i bëjmë disa prej këtyre gjërave virtualisht kur punojmë nga shtëpia, por komunikimi nëpërmjet email-it, mesazheve nëpërmjet rrjeteve sociale ndryshon shumë nga komunikimi ballë për ballë. Shumë njerëz kanë nevojë për t’u përballur me njerëz të tjerë për të pasur sukses në jetën e tyre profesionale dhe krijuese dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre – në mënyra që shkojnë përtej nevojës së tyre për miqësi ose për të shmangur vetminë.

Pra, nëse mendoni se të punuarit nga shtëpia është sfiduese, mos u shqetësoni, shumë njerëz e bëjnë një gjë të tillë. Merreni seriozisht mundësinë që keni për të krijuar diçka të ngjashme me një vend pune në shtëpinë tuaj, larg hapësirës së çlodhjes. Mendoni për atë që duhet të bëni, duke u qëndruar larg shpërqendrimeve si aksesi në internet gjatë ditës. Merreni seriozisht mundësinë për të krijuar marrëdhënie ndër-personale me kolegë dhe miq, përveçse online. Nuk jemi krijuar për ta jetuar jetën tonë emocionale në izolim dhe kemi nevojë që të tjerët të socializohen me ne.

Continue Reading

Lajmet

“WALL NOT I”, projekt artistik në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Published

on

Një ligjëratë performative dhe videoinstalacion i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit Samuel Beckett do të prezantohet më 16 tetor në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.

Projekti “WALL NOT I”, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, nis në orën 19:00 dhe ndërthur ligjëratën, imazhin dhe videoinstalacionin për të eksploruar raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit.

Përmes dialogut mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, projekti trajton temat e mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore.

Aktiviteti do të mbahet më 16 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik” hapet në Muzeun “Marubi”

Published

on

Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe gjurmët e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare do të prezantohen përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell historinë e studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

Përmes kërkimeve arkivore dhe dokumenteve historike, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u përqendruar veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios.

Përveç vlerave fotografike dhe dokumentare, ekspozita trajton lidhjen mes fotografisë, kujtesës dhe historisë, duke përfshirë dokumente që dëshmojnë përndjekjen politike të pjesëtarëve të familjes Venetiku gjatë regjimit komunist.

Materialet arkivore tregojnë se si rrethanat historike ndikuan në jetën e fotografëve dhe në fatin e trashëgimisë që lanë pas.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Hapja do të bëhet më 16 tetor, në orën 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Dua” dhe “Shame and Money” në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027

Published

on

Dy filma kosovarë, “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë e Kosovës.

Ndër vite, disa produksione vendore kanë qenë pjesë e përzgjedhjeve të kësaj gare, në kategori dhe faza të ndryshme.

Në kategorinë e filmave të gjatë artistikë, “Babai”, me regji të Visar Morinës, dhe “Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, u përzgjodhën në vitin 2015. Në vitin 2021, në këtë rrugëtim u përfshi edhe filmi “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli.

Edhe filmat e shkurtër kosovarë kanë shënuar pjesëmarrje të rëndësishme. “Në mes” dhe “Rrugës”, të Samir Karahodës, u përzgjodhën për garën evropiane përkatësisht në vitet 2020 dhe 2024, ndërsa “I Believe the Portrait Saved Me”, me regji të Alban Mujës, ishte pjesë e përzgjedhjes për vitin 2026.

Një tjetër sukses ishte filmi “Home”, me regji të Daniel Mulloy, i cili në vitin 2016 u përfshi mes 15 filmave të nominuar për çmimin e filmit të shkurtër evropian. Në vitin 2021, “Pa vend”, me regji të Samir Karahodës, arriti në fazën finale si njëri prej pesë filmave të nominuar.

Ndërkaq, filmi “Kthimi”, me regji të Blerta Zeqirit, u përzgjodh nga Festivali i Sarajevës për garën evropiane të filmit të shkurtër në vitin 2012, por më pas u tërhoq nga gara.

Përzgjedhja e “Dua” dhe “Shame and Money” për edicionin e vitit 2027 i jep kinematografisë kosovare një tjetër mundësi për të prezantuar historitë e saj para publikut evropian dhe për të vazhduar rrugëtimin në skenën ndërkombëtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“I Believe the Portrait Saved Me”, vlerësim për filmin e Alban Mujës në DOKUBAKU 2026

Published

on

Filmi dokumentar “I Believe the Portrait Saved Me” (Mua besoj se portreti më shpëtoi), me regji të artistit kosovar Alban Muja, është nderuar me përmendje të veçantë nga çmimi iHuman Award në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit DOKUBAKU 2026, në kategorinë DOKUSHORT për dokumentarin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.

Juria vlerësoi mënyrën se si rrëfimi i filmit kalon nga hutimi fillestar drejt një përjetimi të thellë emocional, duke zbuluar gradualisht kuptimet e një klase të pazakontë. Filmi trajton fuqinë e artit dhe mënyrën se si portretizimi e krijimi artistik shndërrohen në instinkt mbijetese përballë barbarisë së luftës.

Sipas vlerësimit të jurisë, fotografia e filmit shmang romantizimin e luftës dhe, përmes kompozimit të kujdesshëm të kuadrove dhe trajtimit të ngjyrave, përcjell peshën e saj dramatike. Juria veçoi edhe aftësinë e regjisorit për të përmbledhur një përmbajtje kaq të thellë dhe një ndikim të fuqishëm vizual në vetëm dhjetë minuta, duke e vlerësuar filmin me përmendje të veçantë.

Ky vlerësim përbën një tjetër prezantim të krijimtarisë së Alban Mujës në skenën ndërkombëtare të filmit dokumentar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara