Sport

Probleme të mëdha për Liverpoolin, lëndimi i Van Dijk më serioz se sa dukej

Tani është raportuar se Van Dijk po përballet me një pushim të gjatë jashtë fushave.

Published

on

Liverpool do të jetë pa Virgil van Dijk për një periudhë më të gjatë kohore, pasi lëndimi i qendërmbrojtësit po cilësohet më serioz se sa dukej në pamje të parë.

Si Van Dijk, ashtu edhe Jurgen Klopp ishin optimistë se lëndimi nuk ishte serioz kur holandezi u detyrua të largohet nga loja në humbjen 3:1 ndaj Brentfordit të hënën mbrëma.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, Klopp tha: “Ai tha se është mirë, dhe ai është një gjykues shumë i mirë për këto lloj gjërash…Unë mendoj se nuk është një lëndim”.

Por tani është raportuar se Van Dijk po përballet me një pushim të gjatë jashtë fushave, me Paul Joyce të “Times” që raportoi lajmin nga klubi sot në mëngjes.

“Lëndimi i muskulit i pësuar në disfatën ndaj Brentfordit është më i keq sesa mendohej fillimisht”, ishte përditësimi fillestar i Joyce.

Asnjë afat kohor nuk është vendosur ende për rikuperimin e holandezit, por një pamje më e qartë ka të ngjarë të shfaqet në raportet më të thelluara nga mjekët e Liverpoolit.

Sido që të jetë, duket se Van Dijk tani do të mungojë për një periudhë të gjatë, gjë që është një goditje e madhe për Liverpoolin, i cili do të jetë pa një lojtar kyç që ka qenë gjithmonë i pranishëm në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara