Kronikë e zezë

Prizren: Arrestohen dy presona për “dëmtim të varrezave apo kufomave”

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave” sipas KPRKsë.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave për veprat penale si në vijim:

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”./UBTNEWS

Continue Reading

Vendi

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.

Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Të kërkuara