Në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve të fundi janë raportuar pesë raste për dhunë në familje.
Në Prishtinë një burrë, shtetas i huaj, është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua, shtetase e Kosovës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i huaj, nën dyshimin se ka ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, siç thuhet ne Raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, rasti është regjistruar me 02.02.2026.
Ndërkaq, dy raste të tjera për dhunë në familje janë raportuar në Gjakovë,
Në rastin e parë është arrestuar një burrë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës grua. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, siç thuhet në raportin një ditorë të Policisë.
Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur me 03.02.2026 rreth orës 10:30.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin për kryerje të veprës penale të lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet ne Raportin e Policisë.
Ndërkaq, një person po ashtu në Gjakovë është në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur një person.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, behet e ditur ne raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti raportohet se ka ndodhur rreth orës 17:00 me 03.02.2026.
Gjithashtu edhe një burrë është arrestuar në Klinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën grua.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur më 03.02.2026 rreth orës 17:55, sipas njoftimit të Policisë.
Rasti i fundit, sipas raportit 24 orësh është regjistruar në Pejë, edhe në këtë rast është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës grua.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur më 03.02.2026 rreth orës 14:30, siç behët e ditur nga Policia e Kosovës.
Burimi: Policia e Kosovës/UBT News