Lajmet

Pritja e përzemërt

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë  së Veriut, z. Bujar Osmani.

Në këtë takim, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të të dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyeshme. Të dy palët kanë shprehur gatishmërinë që  të thellohen edhe më tej, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe turizmit.

Ministri Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Në këtë kontekst, ai ka kundërshtuar idetë për rivizatimit të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.

Presidentja Osmani ka ritheksuar se skenarë të tillë duhet ta parandalohen bashkërisht.

“Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në takim, ndër të tjera është biseduar edhe situata me pandeminë Covoid-19, në të dy shtetet.

Presidentja Osmani ka thënë se në bashkërendim me  Qeverinë po e bëjnë të pamundshmen që bashkë me partnerët ndërkombëtarë t`i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Kosova do të aplikojë për marrjen e statusit vend-anëtar me të drejta të plota në APF

Published

on

By

Kosova do të aplikojë sërish për marrjen e statusit vend-anëtar me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, tha kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se një gjë e tillë do të ndodh në samitin e Asamblesë së Frankofonisë në vitin 2026.

Kreu qeveritar, në seancën solemne të hapjes së sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE), pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), që po mbahet për herë të parë në Kosovë, tha se bota frankofone është e pranishme në vend.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca: Lidhjet e Kosovës me vendet frankofone janë evidente dhe shumë miqësore

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Galuk Konjufca ka thënë se forumi politik i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë ka si mision të tij promovimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve frankofone, forcimin e kapaciteteve parlamentare dhe promovimin e demokracisë e të drejtave të njeriut në të gjithë botën frankofone dhe përtej saj.

Ai këto deklarime i ka bërë në seancën solemne të hapjes së Sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë.

“Forum ky politik që në thelb të misionit të tij e ka promovimin e bashkëpunimit mes vendeve frankofone, forcimin e kapaciteteve parlamentare dhe promovimin e demokracisë e të drejtave të njeriut në të gjithë botën frankofone dhe përtej saj. Kultura e pasur frankofone ka qenë dhe mbetet inspirim për mbarë botën përderisa ndikimi i saj është shumë dimensional. Demokracia moderne evropiane nuk do të mund të imagjinohej pa kontributetet intelektuale dhe idetë politike të mendimtarëve francez. Idealet e lirisë barazisë e të drejtësisë nuk do të kishin qenë të mundura për t’u realizuar nëse nuk do të ishte deklarata franceze e të drejtave të njeriut e të qytetarit”, ka thënë Konjufca.

Organizmi i këtyre aktiviteteve, ai tha se është një dëshmi se lidhjet e Kosovës me vendet frankofone janë evidente dhe shumë miqësore.

“Për ne si shtet të qenit pjesë e asamblesë parlamentare të frankofonisë nuk është vetëm shprehje lidhjeve tona kulturore, por mundësi për angazhim edhe diplomatik dhe mbrojtje e vlerave të përbashkëta në nivel global sidomos në këto kohë të pa sigurta. Në këtë kontekst dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’iu falënderoj për mbështetjen po ashtu që i keni dhënë amendamentit tonë të propozuar vitin e kaluar nga delegacioni ynë për ta dënuar sulmin terrorist në veriun e Kosovës që ndodhi në shtator të vitit të kaluar me synim të parandalimit të destabilizimit dhe kërcënimit të sovranitetit dhe integritetet territorial të vendit tonë”, ka thënë ai.

Continue Reading

Lajmet

​Rama me presidentin e Emirateve të Bashkuara: Në fokus zbatimi i projekteve të modernizimit të sektorit publik

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed në Baku të Azerbajxhanit, ku ndodhet për të marrë pjesë në sesionin e 29-të të Konferencës së Palëve (COP9) të Konventës të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Kryeministri shqiptar dhe Presidenti i Emiratave të Bashkuara janë takuar bashkërisht ku kanë biseduar rreth projekteve të rëndësishme që pritet të zbatohen, për të shkuar drejt forcimit dhe modernizimit të sektorit publik në Shqipëri.

Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Samiti i Liderëve Botërorë të Veprimit për Klimën, ngjarja e nivelit më të lartë të COP29 zhvillohet nga data 12-13 nëntor 2024. Një pritshmëri kryesore nga COP29 është marrëveshja për një Objektiv të Ri Kolektiv të Kuantifikuar (NCQG) të drejtë dhe ambicioz për financimin e klimës.

Katërmbëdhjetë nismat e propozuara nga Presidenca e COP29 përfshijnë integrimin e veprimit klimatik me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, zhvillimin e korridoreve të energjisë së gjelbër, krijimin e zgjidhjeve të ruajtjes së energjisë së gjelbër, avancimin e hidrogjenit të pastër, reduktimin e metanit nga mbetjet organike dhe promovimin e veprimit digjital të gjelbër.

Këto iniciativa synojnë të gjenerojnë financa për klimën, thelbësore për përmbushjen e objektivit të ngrohjes globale prej 1,5°C dhe për të siguruar një përgjigje të unifikuar globale ndaj ndryshimeve klimatike.

Continue Reading

Lajmet

Ministrja Artane Rizvanolli po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Published

on

By

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shkuar për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Nuk dihen arsyet për këtë intervistim të Rizvanollit, megjithatë e njëjta ishte përmendur në disa mesazhe të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Krasniqi po akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Continue Reading

Të kërkuara