Lajmet

Pritet të mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Published

on

Në Kuvendin e Kosovës këtë të martë do të mbahen mbledhjet e gjashtë komisioneve parlamentare.

Mbledhja e parë fillon në orën 09:30 me Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, ku do të intervistohen kandidatët.

Ndërsa, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes fillon mbledhjen në orën 10:00, ku do të shqyrtohet projekt-rezoluta lidhur me Raportin e Punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022.

Po ashtu, në orën 10:00 do të fillojë edhe mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Në orën 11:00 do të mbahen dy mbledhje të tjera nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, si dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i cili do të shqyrtojë shpalljen e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”.

Gjithashtu, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike fillon takimin në orën 10:00, ku ndër të tjera do të diskutohet lidhur me rekomandimet e raporteve të shqyrtuara në komision

Lajmet

Ministri Aliu njofton nënshkrimin e kontratës së re për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj

Published

on

By

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë nënshkruar kontratë të re me kompaninë “Salillar” nga Shqipëria për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj.

Në një konferencë për media, Aliu ka thënë se janë detyruar që ta ndërprejnë kontratën me operatorin italian për shkak të zvarritjeve së punimeve.

Ky është një projekt që ka vite që ka qenë duke u zvarritur dhe që nga viti 2012 me kredi nga BERZHI e cila është përzgjedhur një kompani italiane, por që kompania në fjalë ka zvarritur punimet dhe në vitin e kaluar e kemi shkëputur kontratën dhe tashmë me të njëjtën shumë kreditore kemi nënshkruar kontratën me kompaninë nga Shqipëria, ‘Salillar’. Bëhet fjalë për rrugën nga Fshati i Ri në magjistralën Ferizaj-Prishtinë deri te kryqëzimi gjashtë kolometërshe. Kompania ka dhënë afat se kjo rrugë do të ndërtohet për një vit. Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge është 16 milionë euro në gjatësi me mbi gjashtë kilometërshe”, u shpreh Aliu.

Continue Reading

Lajmet

“Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë”, Begaj në Ditën e Alfabetit Shqip

Published

on

By

Presidenti i Shqipërisë ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Alfabetin e gjuhës shqipe, Begaj e quan si thesarin më të çmuar e simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar.

Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen. Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

Masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau bashkëmoshatarin, seanca mbahet në spital

Published

on

By

Këtë të premte është planifikuar të zhvillohet seanca për për dhënien e masës së sigurisë për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në shkollën e “Fan Nolit”.

Burime bëjnë me dije se seanca po zhvillohet në ambientet e spitalit privat ku 14-vjeçari është ende i shtruar dhe vijon të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Në ambientet e spitalit do të shkojnë prokurorja dhe gjyqtarja të cilat do t”i komunikojnë masën e sigurisë.

Sipas mjekëve i riu ka kryer një operacion në pjesën e parakrahut pasi kishte prerë tendinat dhe për pasojë e kishte të pamundur të merrte pjesë në seancën në gjykatë.

Prokuroria ka vendosur të ashpërsojë akuzën ndaj të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë, duke e cilësuar atë si “vrasje në rrethana cilësuese.” Fillimisht, Policia kishte referuar çështjen si një rast të “vrasjes me dashje,” por akuza e re e Prokurorisë parashikon një marzh më të madh dënimi.

Gjithashtu mbi 14-vjeçarin që ekzekutoi bashkëmoshatarin në shkollën “Fan Noli” është ngritur dhe akuza e “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.

Ditën e mërkurë i mituri u pyet nga hetuesit për ngjarjen, ku në prani të psikologes deklaroi se nuk “mbante mend asgjë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizikemes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.

Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga shkolla “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos.

Gjatë përplasjes mbeti i plagosur  edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.

Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim. Policia e arrestoi në ambientet e spitalit për akuzat e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Continue Reading

Lajmet

​Lajçak në takim me ministrin francez Haddad diskutojnë për procesin e dialogut

Published

on

By

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë takimit me ministrin francez për Evropë, Benjamin Haddad ka diskutuar për dinamikën në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak tha se në kuadër të kësaj bisede është diskutuar edhe për procesin e dialogut dhe normalizimin e raporteve.

Emisari Lajçak e ka falënderuar shtetin e Francës për përkrahjen e dhënë në procesin dialogues.

Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin Benjamin Haddad. Patëm një diskutim të mirë për dinamiken në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në këtë proces”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.

Continue Reading

Të kërkuara