Lajmet

Prishtinë: Viktimat e dhunës në familje do të përfitojnë nga 500 € në muaj

Deri në shtator u paraqitën 300 raste.

Published

on

Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Prishtinës nga viti i ardhshëm viktimave të dhunës në familje do t’iu ndihmojë me nga 500 euro në muaj.

Adelinë Sahiti, drejtoreshë për Mirëqenie Sociale thase mbështetja iu dedikohet më shumë grave për të cilat deri më tani nuk kanë mundur t’iu sigurojnë strehim për më shumë se gjashtë muaj. Sipas saj, përmes këtij vendimi do t’u sigurohet atyre jetë e qetë dhe pa dhunë.

“Ky vendim i ka tri shtylla të tij, tri mbështetje financiare në pako prej 500 euro e të cilat përfshijnë strehimin për viktimat e dhunës në familje, strehimi i cili mbulon deri në 250 euro për një viktimë e dhunës në familje, banimin e saj, gjetjen e qerasë. E pastaj pjesa tjetër 150 euro për ato të cilat nuk janë pjesë e skemës sociale për kushte të jetesës për veshmbathje e gjëra ushqimore të tilla dhe 50 euro për një fëmijë. Në rast që viktima mund të ketë më shumë se një  fëmijë ne do t’i japim deri në 100 euro që në total kur bëjmë një matematikë të thjeshtë del që janë 500 euro për një viktimë të dhunës në familje. Është një vendim shumë i guximshëm, një hap shumë i madh, e ne këtë e kemi bërë para se të fillonte kampanja globale 16 ditë aktivizmit kundër dhunës në familje. Me këtë po besoj që kemi një progres apo një shembull sigurisht që duhet të praktikohet edhe nga komunat e tjera, e pse jo edhe nga niveli qendror e normalisht që vetëm shumëfishohet kjo pagesë”, thotë ajo.

Sahiti thotë se për herë të parë është marrë një vendim i tillë dhe me këtë viktimat e dhunës në familje do ta kenë të lehtë edhe gjendjen emocionale që iu krijohet në atë periudhë.

 “Është hera e parë që bëhet një ndihmesë e tillë, më herë nuk kemi pasur, unë e thashë që kemi pasur strehimore deri në 6 muaj dhe pastaj ajo është dashur t’ia bëje zgjidhjen vetes duke e pasur parasysh këtë situatë ne kemi reaguar në mes këtij vendimi dhe duke pasur parasysh se qendra për  Punë Sociale është dera e parë pas raportimit në polici që e bënë viktima, atëherë është punëtori sociale  i cili e bënë, duhet të jetë pjesë e gjithë procedurës nga marrja në intervistë e viktimës deri tek vendosja në vazhdimësi ecuria se si po akomodohet dhe gjendja e saj shpirtërore emocionale e saj  dhe çka mund të bëjë mirë ne e kemi pa të udhës dhe e kemi marrë vendim që po besoj që ka hy në fuqi dhe nga janari i vitit tjetër ne presim aplikimet e para me seri kriteresh që t’i përmbushin”, shtoi Sahiti.

Sipas Sahitit, janë të angazhuar fuqishëm që si komunë e Prishtinës që t’iu dalin në ndihmë financiare prej gjashtë muaj e deri në 2 vjet viktimave të dhunës në familje. Ajo deklaroi se deri në shtator të këtij viti në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale janë të lajmëruar 300 viktima të dhunës në familje, derisa bënë thirrje për edukim të gjeneratave të reja sa i përket kësaj fushe.

“Ne sipas statistikave që kemi qendra për punë sociale, janë rreth 300 raste  deri në shtator. Fatkeqësisht kemi një ngritje të madhe të numrit të rasteve të raportuara. Kjo mund të jetë të ndikojë që të ngrihet vetëdija e qytetarëve e grave në kuptimin e asaj që askush nuk e duron dhunën duhet të raportojnë, dhe është institucion dhe nuk është brenda mureve të shtëpisë të mbytur  aty. Por dhuna duhet të raportohet, dhuna duhet të luftohet dhe si e tillë nuk duhet të lejohet në asnjë variant të këtë zgjidhje për asgjë kjo ka shumë rëndësi. Në anën tjetër ne e dimë që kemi edhe shumë raste të cilat nuk janë të raportuara dhe po punojmë fuqishëm që çdo raste të raportohet e mbi të gjitha të punojmë në parandalim sepse ka shumë rëndësi që fëmijët tanë, gjeneratat e reja t’i edukojmë në kuptimin e asaj që çdo person, çdo individ në shoqërinë tonë është i barabartë pa marrë parasysh çfarë gjinie ka dhe përkatësit e tjera. Është shumë e rëndësishme që çdo qytetarë në Komunë të Prishtinës të ndihet i barabartë, i trajtuar me dinjitet nga njerëzit të cilët kanë në dorë, le të themi fatin e tyre e ne jemi institucione jemi të thirrura për këtë dhe derisa ët arrijmë qëllimin e përbashkët për zero tolerancë në rastet e dhunës dhe sa më pak raste të dhunës në familje se eliminimi është shumë i vështirë, atëherë ne nuk do të ndalemi derisa të arrijmë një qëllim dhe cenim të përbashkët si institucione si shoqëri duhet të jemi të bashkuar në këtë drejtim që të nisim nga fëmijët tanë, t’i edukojmë fëmijët tanë në shtëpitë tona e t’u themi qe jeta e secilit do të vlejë”, deklaroi ajo tutje.

Kriteret për aplikim janë të specifikuara: një rast të hapur i cili duhet të ketë një vendim nga gjykata, duhet të kenë një raport për punë sociale, duhet të kenë certifikata të lindjes, që të jenë banore e komunës së Prishtinës, duhet të kenë të noterizuar edhe vendin ku do të vazhdojnë të banojnë ku do ta gjejnë strehimin e tyre, dhe për të cilat janë të publikuara në faqen e komunës së Prishtinës.

Vendi

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Kurti përuron objektin e ATK-së në veri: S’ka më të paprekshëm para ligjit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjatë kësaj vizite, kreu i ekzekutivit theksoi se institucionet shtetërore janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Kurti deklaroi se qeveria po angazhohet për barazi dhe sundim të ligjit, duke u shprehur se situata në atë pjesë të vendit po shkon drejt normalizimit. Sipas tij, ligji tashmë po shërben si një faktor që e bashkon shoqërinë dhe jo që e ndan atë.

“Nuk mund të jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit, si Policia e Kosovës apo tani edhe Administrata Tatimore, nuk u shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, pohoi kryeministri. Ai shtoi se koha e privilegjeve për individë të paprekshëm ka përfunduar dhe se institucionet po dëshmojnë funksionalitet të plotë në çdo cep të territorit./Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Përvjetori i shndërrimit të Zyrës Amerikane në Ambasadë të SHBA-së në Prishtinë

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kujtuar një moment historik për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Më 8 prill të vitit 2008, misioni diplomatik amerikan në Kosovë ndryshoi zyrtarisht statusin nga Zyra Amerikane në Ambasadë të Shteteve të Bashkuara.

Ky hap pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që u zyrtarizuan më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Përmes këtij njoftimi, ambasada thekson se ky shndërrim ishte hapi i natyrshëm për të pasqyruar marrëdhëniet e reja dhe prezencën e plotë diplomatike të SHBA-së në shtetin më të ri të Evropës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shtrenjtohet nafta në Kosovë, përkundër rënies së çmimeve në tregun botëror

Published

on

By

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një rritje të lehtë këtë të mërkurë, duke u tregtuar me 1.89 euro për litër, ndërsa benzina mbetet e pandryshuar në 1.46 euro. Edhe gasi ka pësuar rritje, duke arritur në 0.77 euro për litër, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Industrisë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur tregjet botërore kanë reaguar me rënie të ndjeshme pas armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.

Çmimi i naftës bruto Brent ra në rreth 94 dollarë për fuçi, si pasojë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, e cila ishte bllokuar që nga fillimi i konfliktit në shkurt.

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani, u shpreh se megjithëse armëpushimi ka sjellë një qetësi të përkohshme dhe ka ulur frikën për mungesë furnizimi, stabilizimi i plotë në Kosovë varet nga një marrëveshje afatgjatë. Sipas tij, nëse qetësia diplomatike vazhdon, pritet që çmimet të pësojnë rënie graduale edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Të kërkuara