Aktualitet

“Prishtina Parking” zgjat orarin e punës në dy zona të kryeqytetit

Sistemi i “Prishtina Parking” aktualisht është vendosur në tri zona më të frekuentuara të kryeqytetit.

Published

on

Ndërmarrja “Prishtina Parking” e cila merret me menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet, së shpejti pritet të fillojë me zgjatjen e orarit të punës së parkingjeve në zonën një dhe dy.

Ndërsa nga Komuna e Prishtinës thonë së me rregulloren e re, do t’u japin përparësi banorëve rezidentë që parkingjet të shfrytëzohen nga ata e jo edhe nga të tjerët.

“Prishtina Parking”, e cila merret me menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet, ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta zgjasë orarin në zonën 1 dhe zonën 2, për shkak se në këto dy zona ka më shumë frekuentim të veturave.

Liridon Restelica, kryeshef ekzekutiv në “Prishtina Parking”, tha se po presin miratim nga Komuna e Prishtinës, që krahas zgjatjes së orarit për këto dy zona, t’u japin përparësi më shumë banorëve rezidentë.

Ne kemi bërë kërkesë në Komunën e Prishtinës që të jetë menaxhimi i parkingjeve deri ne orën 23:00 ne zonën 2 ndërsa deri ne orën 24:00, në zonën 1. Ndërsa Kuvendi Komunal do ta përcaktojë periudhën kohore se kur parkingu duhet të shfrytëzohet vetëm nga banorët rezidentë. S’besoj që do të kemi telashe por përparësi do t’u japim banorëve rezidentë”, tha ai.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, tha për Radio Kosovën se kanë pasur kërkesa dhe ankesa nga qytetarët rezidentë për sa u përket parkingjeve në kryeqytet, dhe se janë duke punuar në rregulloren e re që të gjendet zgjidhje edhe për banorët rezidentë.

“Qëllimi është që parkingjet rezidente të jenë vetëm në shfrytëzim të banorëve rezidentë, me pas shenjëzim, sinjalistikë, laure dhe kamera dhe të ketë menaxhim nga “Prishtina Parking”, por jo me orar të caktuar dhe me mundësi të shfrytëzimit nga veturat e tjera”, shtoi Musliu.

Sistemi i “Prishtina Parking” aktualisht është vendosur në tri zona më të frekuentuara të kryeqytetit, në hyrjet e të cilave është vendosur një tabelë që informon rreth sistemit të pagesës. Sistemi i pagesës vlen nga e hëna në orën 7 të mëngjesit, deri të premten në ora 19.00, ndërsa për një orë parkimi të automjetit në zonën 1 kushton 1 euro, ndërsa në zonën 2, 0.50 centë.

Aktualitet

Kosova dhe Garda e IOWA-s zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralmajor Stephen Osborn, me të cilin ka diskutuar për thellimin e raporteve në fushën e mbrojtjes.

Gjatë këtij takimi, palët vlerësuan lart rëndësinë e Programit të Partneritetit Shtetëror dhe u dakorduan për zgjerimin e bashkëpunimit në disa fusha kyçe, duke përfshirë trajnimet e specializuara, stërvitjet e përbashkëta fushore dhe zhvillimin e mëtejmë profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci shfrytëzoi rastin për të falënderuar gjeneralin Osborn dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur në forcimin e ushtrisë sonë.

Sipas njoftimit zyrtar, bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Gardës së IOWA-s mbetet një nga shtyllat kryesore për ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë, duke e afruar Kosovën edhe më shumë me standardet e kërkuara ushtarake.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet e dyshuara për vjedhjen e mbi 170 mijë dollarëve në shtëpinë e mërgimtarit

Published

on

By

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për një vjedhje të rëndë që kishte ndodhur në fillim të këtij viti.

Pas një pune intensive hetimore, policia ka arrestuar sot një grua, e cila dyshohet se ka grabitur një shumë marramendëse parash nga një shtëpi në rrugën “Ndue Përlleshi”.

Rasti ishte raportuar më 26 janar 2026 nga pronari i shtëpisë, i cili jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas dëshmisë së tij, personat e panjohur kishin depërtuar brenda shtëpisë dhe kishin hapur sefin, ku ai kishte lënë 176,900 dollarë amerikanë dhe 3,750 euro.

Sektori Rajonal për Hetime ka punuar për gati tre muaj deri në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarës këtë të martë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vjedhjeje të rëndë.

Continue Reading

Aktualitet

Trump kundër zgjatjes së armëpushimit: SHBA synon një “marrëveshje të shkëlqyer” me Iranin

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të zgjasë afatin e armëpushimit me Iranin, duke argumentuar se koha në dispozicion është e kufizuar.

Gjatë një interviste për CNBC këtë të martë, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara ndodhen në një pozicion mjaft të fortë negociues, gjë që sipas tij do të çojë drejt arritjes së një marrëveshjeje tejet të favorshme.

Pavarësisht këtij qëndrimi të prerë të presidentit, zyrtarë në Uashington mbeten optimistë se bisedimet do të vijojnë në Pakistan.

Nga ana tjetër, burime nga Teherani konfirmojnë se autoritetet iraniane po shqyrtojnë mundësinë për t’u bërë pjesë e raundit të ardhshëm të negociatave.

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Podgoricë: Tre të vrarë, dyshohet për shqiptarë nga Rozhaja

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podgoricën, ku tre persona janë gjetur të vrarë në një apartament të marrë me qira. Sipas Policisë së Malit të Zi dhe raportimeve nga mediumi “Vijesti”, viktimat dyshohet se janë shqiptarë nga Rozhaja, përfshirë dy vëllezër me mbiemrin Hoti.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim personin e dyshuar, Vehid Muriq, po ashtu nga Rozhaja, i cili besohet se ka kryer vrasjen e trefishtë me armë të ftohtë. Dyshohet se motivi i krimit ishte një mosmarrëveshje e çastit mes të dyshuarit dhe viktimave, të cilët ishin miq dhe punonin së bashku në ndërtim.

Krimi u zbulua në mënyrë të tërthortë pasi i dyshuari, pasi kreu vrasjet në Podgoricë, u kthye në qytetin e tij të lindjes ku ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij. Ishte pikërisht denoncimi i familjes në polici për dhunë që çoi hetuesit drejt zbulimit të tmerrshëm në kryeqytetin malazez. Policia po vazhdon operacionin për kapjen e autorit të dyshuar.

Continue Reading

Të kërkuara