Lajmet

Prishtina në mes të ‘përparimit vetë-shkatërrues’ dhe evoluimit që duhet!

Published

on

Në një qytet që është në zemër të ndryshimeve dhe përplasjeve urbane, Prishtina po përpiqet të gjejë rrugën e duhur drejt harmonisë urbane. Por, çfarë është në të vërtetë kjo harmoni? Dhe a mund të arrihet ndonjëherë një balancë mes zhvillimit dhe ruajtjes së traditës.

Në çdo qytet, ndodhet një shpirt që mbush dhe u jep jetë hapësirave të tij. Ky shpirt, i njohur si Genius Loci “the spirit of the place”, është ai që krijon lidhjen e thellë mes njeriut dhe vendit ku jeton. Në një qytet si Prishtina, ku zhvillimi i shpejtë është shpesh në kundërshtim me ruajtjen e trashëgimisë, lind një pyetje e natyrshme: Si mund të mbajmë gjallë këtë shpirt qyteti, ndërkohë që përballemi me kërkesat e reja të urbanizimit dhe modernizimit?

Për të kuptuar më mirë se si mund të harmonizojmë këtë dualitet mes traditës dhe modernitetit, kemi intervistuar Shqiprim Ahmetin, Drejtorin e Institutit për Studime Urbane në UBT, një urbanist që ka reflektuar thellësisht mbi këto dilema. Ky diskutim është një përpjekje për të gjetur rrugët që mund të udhëheqin Prishtinën drejt një zhvillimi që respekton historinë e saj, por që gjithashtu i përgjigjet nevojave të një shoqërie që po rritet dhe po zhvillohet. Disa mund të thonë se kaosi është i pashmangshëm në qytetet moderne, por ndoshta është një kaos që mund të drejtohet dhe që mund të na mësojë diçka të vlefshme për ardhmërinë tonë!

 A po përballet Prishtina me një rritje të popullsisë dhe urbanizim të shpejtë, kur infrastruktura shpesh nuk është në përputhje me këtë rritje. A është rregullimi i kaosit urbanistik thjesht një çështje infrastrukturale, apo është një sfidë filozofike dhe sociale që kërkon një ndryshim të thellë në mënyrën se si e konceptojmë qytetin dhe jetesën urbane, Ahmeti nënvizon se zhvillimi infrastrukturor nuk mund të shikohet vetëm si një çështje teknike apo ekonomike, por si një reflektim i thellë i gjendjes socio-ekonomike të shoqërisë. “Niveli i zhvillimit infrastrukturorë është një pasqyrë e nivelit të përgjithshëm të zhvillimit të shoqërisë”, shprehet ai, duke theksuar se problemi nuk është vetëm i natyrës infrastrukturore, por është një sfidë që kërkon një ndryshim të filozofisë dhe konceptit të jetës urbane. Sipas tij, nëse një qytet përballet me probleme infrastrukturore, ato janë pasojë e një pengese më të madhe që lidhet me rritjen e popullsisë dhe urbanizimin e shpejtë, ndërsa kapacitetet e institucioneve për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave janë të kufizuara.

Por çfarë është, në të vërtetë, sfida e këtij zhvillimi urban? “Problemi është shumë më i thellë se sa të pasurimi i infrastrukturës me mbështetje teknike,” shprehet Ahmeti. Ai argumenton se mënyra e tanishme e menaxhimit të kërkesave , ku ne përpiqemi të mbulojmë boshllëqet ekzistuese, pa një plan afatgjatë është e pamjaftueshme dhe krijon një kaos të vazhdueshëm. Pra, duhet të ndryshojmë mënyrën se si e shohim zhvillimin urban. A mund të menaxhohet ky zhvillim pa e ndryshuar mënyrën se si konceptojmë qytetin?

Për ta sqaruar, Ahmeti thekson se aktualisht, të gjitha institucionet janë duke u përpjekur që t’i përgjigjen kërkesës ekzistuese dhe të mbishtresuar për infrastrukturë dhe shërbime të tjera, ndërsa mungojnë kapacitetet për t’iu përgjigjur gjithë asaj kërkese në një afat optimalisht të shkurtër. Në anën tjetër, përderisa institucionet me gjithë kapacitetet e mangëta mundohen t’u përgjigjen kërkesave vetëm pjesërisht, vazhdimisht kemi shtim dhe paraqitje të kërkesave të reja. Rrjedhimisht, kërkesës së mbishtresuar për disa vite e madje dekada, i shtohet edhe kërkesa e re emergjente që shfaqet përderisa institucionet përpiqen t’u japin përgjigje apo t’i adresojnë kërkesat e vjetra.

“Për shembull, përderisa një qytet ka 100,000 banorë, ndërsa për 10 vitet e ardhshme ka kapacitete infrastrukturore dhe investive vetëm për gjysmën e atij numri të banorëve dhe paralelisht me këtë, numri i banorëve vazhdon të rritet në mënyrë të pakontrolluar, ai qytet/ajo komunë do të mbetet në kaos, edhe sikur t’i realizojë të gjitha investimet e planifikuara në infrastrukturë. Kjo sepse, në fund të planit 10-vjeçar të investimeve, komuna do të duhej të përmbushte nevojat dhe kërkesat e të paktën gjysmës së numrit të banorëve fillestarë (100,000), por, me rritjen e pakontrolluar të popullsisë, komuna përfundon duke mos mundur të ofrojë asnjë mundësi të nevojshme infrastrukturore dhe shërbimesh për më shumë se të themi 30-40% të banorëve. Në këtë mënyrë, problemi dhe sfida do të komplikohet edhe më shumë, dhe assesi do të zgjidhet”, reflekton Ahmeti.

Në këtë pikë, Ahmeti argumenton për një filozofi të re të zhvillimit të qytetit. Ai flet për “diktimin dhe dirigjimin e kërkesës” përmes planifikimit afatgjatë dhe strategjik, duke marrë si shembull Planin për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kopenhagës, i njohur si Five Finger Plan. Ky plan është një model i zhvillimit të infrastrukturës që orienton qytetin sipas nevojave të projektura dhe jo të reaktuara sipas nevojave spontane të popullsisë.

Në një botë të mbushur me kaos urbanistik dhe kërkesa të paemërta, duhet të përqafojmë një model ku infrastruktura zhvillohet dhe rritet në përputhje me vizionin dhe planifikimin e qytetit. Kjo mund të duket si një idealistike, por për Ahmetin, kjo është e mundur. “Kjo është ajo që duam të arrijmë,” përfundon ai, “një qytet që zhvillohet sipas një plani të qartë, që kontrollon kërkesën dhe zhvillimin, dhe që siguron një cilësi jetese të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.”

Në epokën e globalizimit dhe përparimeve të shpejta teknologjike, pyetja e ndërtimit të qyteteve të reja është një kërkim i thellë për kuptim dhe qëllim. A është e mundur të ndërtosh një qytet të ri pa humbur kujtesën e tij kolektive dhe trashëgiminë?

 

Profesori Ahmeti ofron një përgjigje filozofike dhe thelbësore, duke theksuar se qyteti është shumë më tepër se thjesht një mbledhje ndërtesash dhe rrugë. “Një qytet është një trup që mbart kujtesën kolektive të atyre që e banojnë, është një pasqyrë e kohës dhe e historisë së vet. Arkitektura, si një formë artistike dhe funksionale, është shprehja e botëkuptimit të një shoqërie, dhe çdo ndërtim i ri duhet të ruajë këtë pasuri të pashembullt”, shprehet ai.

 

Megjithatë, ndërsa zhvillimi urban shpesh shtyn përpara për të përmbushur nevojat e një shoqërie që është gjithnjë në ndryshim, profesori e bën të qartë se humbja e “Genius Loci” – shpirtit të qytetit, është një rrezik i madh. “Nëse nuk e ruajmë atë që na bën të veçantë, rrezikojmë të krijojmë një qytet të paidentifikueshëm, një makinë e ftohtë që funksionon në mënyrë mekanike, por që ka humbur lidhjen me historinë e tij dhe shpirtin e banorëve të tij”, shton ai.

Më pas, ai reflekton se zhvillimi i qyteteve të reja nuk do të thotë të sakrifikohet e kaluara, por të krijohet një simbiozë e qëndrueshme mes të tashmes dhe të kaluarës. “Qytetet nuk janë thjesht hapësira ku jetojmë, por janë mjedise që na formojnë si individë dhe si shoqëri. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të ndërtosh hapësira që ruajnë trashëgiminë kulturore dhe historike, ndërsa e integrojnë modernitetin në një mënyrë që respekton këtë trashëgimi.”

Prof. Ahmeti argumenton se, megjithëse mund të ndërtohen qytete të reja, është thelbësore që ato të jenë një vazhdimësi e identitetit të shoqërisë dhe jo një ndarje prej tij. “Ideja nuk është të stagnojmë në zhvillim,” thekson ai. “Nuk bëhet fjalë që të mos i zgjerojmë qytetet, të mos i ndjekim trendet dhe frymën e re në arkitekturë, apo të mos shfrytëzojmë përparimin teknologjik për t’i lehtësuar jetën njerëzve. Por, ajo që është thelbësore është të mos humbasim shpirtin tonë (Genius Loci) dhe të mos i nënshtrohemi dinamikës kaotike të ‘përparimit të shpejtë’, i cili shpesh bëhet në dëm të ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë.”

Kjo është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj tendencës së urbanizimit të shpejtë, ku shpesh fokusi është vetëm tek infrastruktura dhe funksionaliteti. Prof. Ahmeti paralajmëron se nëse nuk e mbajmë parasysh rëndësinë e identitetit dhe trashëgimisë, qytetet mund të shndërrohen në prototipe industriale, pa shpirt, pa kuptim dhe të kufizuara vetëm në funksionin e tyre teknik. “Balancimi mes zhvillimit dhe ruajtjes së identitetit socio-kulturor dhe urban (Genius Loci) është gjithmonë i mundur”, thotë profesori duke ritheksuar se “qyteti është më shumë se thjesht një grumbull ndërtesash dhe rrugë – është një trup që mbart kujtesën e kolektivitetit. Sa herë që e rindërtojmë, duhet të kujtojmë se nuk po krijojmë vetëm hapësira fizike, por edhe lidhje mes atyre që jetojnë aty dhe atyre që kanë jetuar.”

Në përmbledhje, Prof. Ahmeti ofron një vizion të thellë dhe filozofik për zhvillimin e qytetit, duke nënvizuar se ky proces nuk mund të shkojë përpara nëse nuk e ruan unitetin dhe shpirtin e tij. “Qyteti, si një organizëm i gjallë, duhet trajtuar si një sistem tërësor, ku çdo pjesë është e lidhur me tjetrën, pa lejuar që ndarjet fizike, konceptuale dhe funksionale të shkatërrojnë harmoniën e tij. Evolucioni i qytetit duhet të jetë një rritje që i shërben përforcimit të identitetit dhe qenies së tij, dhe jo një shkatërrim i asaj që ka qenë. Nëse ndodh kjo, përparimi është në rrezik të bëhet vetë-shkatërrues, një proces që nuk mund të pranojmë as si individë, as si shoqëri”, përfundon Ahmeti dhe na kujton se qyteti nuk është vetëm një strukturë betoni apo rrugë të ndërlikuara, por një qenie në vete, e ndërtuar nga historia, kujtesa dhe njerëzit që e banojnë!

 

Prof. Shqiprim Ahmeti, Drejtor i Institutit për Studime Urbane në UBT
Gazetare: Dionesa Ebibi

 

 

 

 

lajme

Robotika dhe Inteligjenca Artificiale në fokus të Mekatronikës në sesionet shkencore të UBT-së

Published

on

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të UBT-së, Fakulteti i Mekatronikës prezantoi punime shkencore që trajtojnë zhvillimet në robotikë, inteligjencën artificiale, automatizim industrial, komunikime 5G, mirëmbajtje parashikuese dhe inxhinieri mekanike.

Në sesionin e parë, të udhëhequr nga kryesuesi Fidan Smaili dhe bashkëkryesuesi Betim Shabani, u prezantuan punime që trajtojnë robotikën, analizën mekanike, materialet inxhinierike dhe zhvillimin e softuerëve. Sesioni u hap me prezantimin kryesor të Ekrem Misimit, me temën “The Frontier of Physical AI: From AI that Understands to Robots That Manipulate”.

Punimet e prezantuara në këtë sesion përfshinë:

  • Ekrem Misimi – The Frontier of Physical AI: From AI that Understands to Robots That Manipulate
  • Vassil Guliashki, Galia Marinova – Building Resilience against Drone Threats: A Review of Emerging Counter-UAS Technologies and Intelligent Defense Systems
  • Ardit Dibrani, Roland Pula, Fidan Smaili – Parametric Sensitivity Analysis of a Vehicle Suspension Using a Mass Spring Dumper Model
  • Fidan Smaili, Tomaz Vuherer – Effect of Heat Treatment Temperature on the Microstructure and Mechanical Properties of 18CrNiMo7-6 Steel
  • Getoar Krasniqi, Edmond Jajaga – Building a Memory Safe Image Processing API through Declarative Programming in Haskell

Punimet vazhduan në sesionin e dytë, me kryesues Ylber Limanin dhe bashkëkryesuese Liridona Dodaj. Ky sesion u fokusua në komunikimet 5G, prodhimin e avancuar, sistemet e sensorëve, mirëmbajtjen parashikuese dhe analizat matematikore.

Në këtë sesion u prezantuan punimet:

  • Xhafer Krasniqi, Edmond Hajrizi – Performance of the AI Control Layer in a Private Outdoor 5G Open RAN Deployment: Field Evidence from a 15-Cell Multi-Vendor Trial
  • Oltiana Pllana, Betim Shabani – Application of CAD_CAM and Additive Manufacturing in Design and Production Planning – The Case of a Robotic Arm
  • Ylber Limani, Leart Jahiri, Land Llugiqi – Predictive Maintenance Analysis in Industrial Internet of Things Enabled Industrial Motors
  • Ylber Limani, Rona Gashi, Harisa Arifi – Addressing Operational Challenges through IoT-Driven Predictive Maintenance in Smart Manufacturing
  • Liridona Dodaj, Enkeleda Zajmi Kotonaj – On P-Convergence of Double Sequences
  • Redon Rxhepi, Ylli Rexhaj, Arxhend Jetullahu – Design and Experimental Evaluation of an ESP32-Based Multi-Sensor System for Real-Time DC Motor Health Monitoring Using Fuzzy Logic

Përmes këtyre prezantimeve, Fakulteti i Mekatronikës kontribuoi në shkëmbimin e njohurive shkencore dhe prezantimin e zgjidhjeve inovative që lidhin inteligjencën artificiale me robotikën, automatizimin dhe proceset moderne industriale. Punimet e prezantuara dëshmojnë rëndësinë e kërkimit shkencor në zhvillimin e teknologjive të avancuara dhe në adresimin e sfidave të industrisë bashkëkohore.

Continue Reading

Aktualitet

Mediat në epokën digjitale, në fokus të Konferencës së 15-të Ndërkombëtare të UBT-së

Published

on

By

Në kuadër të Konferencës së 15-të Ndërkombëtare të UBT-së (UBT Annual International Conference), Fakulteti i Mediave dhe Komunikimit sjell një program të pasur shkencor, i cili bashkon studiues, profesorë dhe profesionistë të medias për të diskutuar zhvillimet, sfidat dhe perspektivat e komunikimit bashkëkohor.

Konferenca do të trajtojë tema me rëndësi të veçantë për peizazhin mediatik në Kosovë dhe më gjerë, duke përfshirë ndikimin e inteligjencës artificiale në gazetari, fragmentimin e tregut medial, pabarazinë gjuhësore, rolin e mediave në ndërtimin e shtetit, si dhe përgjegjësinë profesionale dhe ndikimin e platformave digjitale në krijimin dhe shpërndarjen e informacionit.

Programi shkencor përfshin gjithashtu diskutime mbi gjuhën, kuptimin dhe interpretimin në komunikimin medial, rëndësinë e fjalorëve elektronikë për gazetarinë bashkëkohore, cilësinë e shkrimeve publike në portalet lokale, si dhe mënyrën se si mediat lokale dhe ato online ndikojnë në ndërtimin e imazhit të rajoneve dhe komuniteteve të ndryshme.

Sesioni i parë

Chair:  Loreta Mamani, Votim Hanoli

Keynote speakers: Prof. asoc. dr. Ferid Selimi

  • “Media market fragmentation and linguistic inequality in Kosovo”, Ferid Selimi
  • “The context in media communication: Language, meaning and interpretation”, Ismet Osmani & Asllan Hamiti.
  • “Media and State-Building: The Case of Kosovo”, Safet Zejnullahu
  • “The importance of the electronic dictionary for contemporary journalism in the digital age”,  Ajten Hajdari-Qamili.
  • “Content analysis of deceptive AI-generated videos in Kosovo elections”, Hyrije Mehmeti & Demush Bajrami.
  • “ChatGPT as a Professional Assistant: Exploring Its Role in Journalism, Education and Academic Research”, Gjylie Rexha.
  • “Media and the Representation of the Presevo Valley: How the Region’s Image Is Constructed in Local and Online Media”,  Ilir Zylfiu.
  • “The quality of public writings on local portals”,Xhevahire Millaku
  • “Legal regulation of artificial intelligence in the media: Challenges for freedom of expression, responsibility and integrity”, Faruk Rexhaj

Sesioni i dytë

Chair: Demush Bajrami, Gjylie Rexha

  • “Artificial Intelligence in Journalism: Between Ethical Challenges, Professional Transformation, and the Fear of Replacement”,Musa Sabedini & Demush Bajrami
  • “Media reporting on minors in criminal cases: Privacy, stigmatization, and psychological and social consequences”, Loreta Mamani& Aida Sotiri & Albana Allushaj& Mimoza Cabeli
  • “Preparing students in teacher education programs for the development of media literacy and critical thinking in children”, Aida Sotiri &Loreta Mamani & Harallamb Margariti
  • ‘Symbolic communication and the transformation of civic protest: A multimodal analysis of the Albanian case”,  Votim Hanoli
  • “The Role of Analysts and Credibility in Shaping Public Opinion”, Shkodran Gajraku
  • “Public perception and content indicators in Kosovo’s online media”, Naile Dema Selmani
  • “The Role and Effectiveness of Public Relations in Promoting Educational Institutions: The Case of Kosovo”,  Jehona Kapllani – Ilazi & Driton Iseni.
  • “Educational Video and Visual Storytelling”, Edona Sulejmani
  • “The role of the journalist in ensuring fair in the age of artificial intelligence in Kosovo”, Ernesa Aliu
  • “The effects of unregistered online portals on society and politics in Kosovo”, Arbëreshë Fazliu

Continue Reading

Vendi

Inteligjenca artificiale në fokus të Sistemeve të Informacionit në Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së

Published

on

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të UBT-së, Fakulteti i Sistemeve të Informacionit prezantoi punime shkencore që trajtuan zhvillimet në inteligjencën artificiale, qeverisjen e të dhënave, automatizimin inteligjent dhe transformimin digjital.

Në sesionin e parë, të kryesuar nga Besnik Skenderi, me Blerton Abazin si bashkëkryesues, prezantuan:

  • Dr. Blerton Abazi – “Beyond Model Accuracy: Data Governance and Continuous Evidence in the Assurance of AI System”
  • Agim Zuzaku – “Large Language Models for Managerial Decision Support in Hospitality”
  • Besnik Skenderi dhe Diamanta Skenderi – “Agile Project Management Under Constraint: A Framework for Innovation Safety and Accountability”
  • Besa Alija – “Process Modelling for the Digitalisation of Third-Cycle Studies: A Case Study at South East European University”

Ndërkaq, në sesionin e dytë, të kryesuar nga Ylber Limani, me Agim Zuzakun si bashkëkryesues, prezantuan:

  • Ylber Limani dhe Melliha Lutfiu – “Information Systems Resilience and Digital Strategy: An Empirical Study of Kosovo in Global Comparison Using AI and SEM”
  • Ylber Limani, Edmond Hajrizi dhe Mirlinda Gashi Jashanica – “An Empirical Study of AI Implementation and Quality Assurance in Higher Education Institutions”
  • Dashmir Istrefi dhe Dimitar Stojkoski – “From Telemetry to Foresight: Self-Evolving Predictive Maintenance and Driver-Behavior Intelligence on a Local-First Telematics Hub”
  • Dashmir Istrefi dhe Dimitar Stojkoski – “Toward Agentic Building Automation: A Protocol-Agnostic Edge–Cloud Platform with LLM-Driven Rule Synthesis for Heterogeneous and Legacy IoT Devices”
  • Dashmir Istrefi dhe Dimitar Stojkoski – “From Telemetry to Disclosure: A Local-First IoT and AI Platform for Continuous, ESRS-Aligned ESG Monitoring in Smart Buildings”
  • Gelina Maliqi – “Generative Artificial Intelligence and University Student Learning: A Global Synthesis of Effects, Mechanisms and Conditions”

Përmes këtyre prezantimeve, Fakulteti Sisteme të Informacionit i UBT-së vuri në pah rëndësinë e kërkimit shkencor dhe inovacionit në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale bashkëkohore. Temat e trajtuara dëshmuan rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të inteligjencës artificiale dhe sistemeve të informacionit në përmirësimin e vendimmarrjes, cilësisë së arsimit dhe efikasitetit institucional, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim akademik dhe zhvillim teknologjik.

 

Continue Reading

Lajmet

Studiuesit e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë trajtojnë sfidat bashkëkohore të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore të UBT-së, u zhvillua sesioni i dedikuar për Shkencat Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet e Sigurisë, ku studiuesit dhe ekspertët prezantuan punimet e tyre shkencore mbi zhvillimet aktuale gjeopolitike, sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, si dhe ndikimin e teknologjisë në transformimin e politikave të sigurisë.

Gjatë sesionit u trajtuan tema që ndërlidhen me migracionin dhe politikat evropiane, perceptimin e Rusisë si kërcënim dhe zbatimin e masave kufizuese, inteligjencën kriminale të bazuar në ndërveprimin njeri–inteligjencë artificiale, si dhe dinamikat politike dhe të sigurisë të konfliktit Rusi–Ukrainë.

Po ashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua ndërvarësisë së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe sfidave që paraqet lufta hibride për sigurinë kombëtare të Kosovës.Në sesionin e mbajtur online, Prof. Ferdochak prezantoi temën “Sweden’s Refocusing on the High North”, duke trajtuar orientimin strategjik të Suedisë drejt rajonit të Veriut të Lartë dhe rëndësinë e tij në kontekstin e zhvillimeve bashkëkohore gjeopolitike dhe të sigurisë ndërkombëtare.

Përmes këtyre prezantimeve, pjesëmarrësit kontribuuan në diskutimin akademik mbi sfidat bashkëkohore të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke vënë në pah rëndësinë e analizës shkencore, bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të mekanizmave institucionalë për përballimin e kërcënimeve tradicionale dhe atyre të reja.

  • Migration Waves and Policy Responses in Europe: The Case of Albanian Migrants – Prof. Ass. Dr. Llokman Mirtezani, Prof. Ass. Dr. Muazam Halili
  • Framing Russia as a Threat and Implementing Restrictive Measures – Prof. Ass. Dr. Bashkim Smakaj, Prof. Asoc. Dr. Dritero Arifi
  • Beyond Cybercrime: Human-AI Criminal Intelligence and Transformation of Policing in the Western Balkans – Dr. Kenan Idrizaj
  • The Political and Security Dynamics of an Unresolved War: Bargaining Failure, Power and Distribution of Costs in the Russia-Ukraine Conflict – Prof. Asoc. Dr. Ngadhnjim Brovina, Prof. Ass. Dr. Bahri Gashi, Prof. Ass. Dr. Hajdi Xhixha, Prof. Ass. Dr. Arian Kadriu, Taulant Morina
  • Security Interdependence and Strategic Divergence: Mapping the Western Balkans as a Regional Security Complex – Prof. Dr. Alfred Marleku
  • Hybrid Warfare and the Challenges to Kosovo’s National Security: Threats, Actors, and Mechanisms of Institutional Resilience – Prof. Ass. Dr. Veton Zejnullahu, Erion Zejnullahu
  • The Intelligence Community in the Republic of Kosovo and Its Role in National Security – Prof. Ass. Dr. Bashkim Smakaj, Vesa Shatri

Continue Reading

Të kërkuara