Duka dhe Dukesha e Sussex kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të dytë, një vajzë.
Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor lindi të premten në mëngjes në një spital në Santa Barbara, California.
Si nëna dhe fëmija janë të shëndetshëm dhe mirë, tha çifti në një deklaratë.
Pallati Buckingham tha: “Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall, dhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë informuar dhe janë të kënaqur me lajmet.“
Çifti, i paraqitur këtu me djalin e tyre Archie, njoftuan ditën e Shën Valentinit në shkurt se ishin në pritje të fëmijës së tyre të vajzës
Princi Harry dhe Meghan thanë se ata e quajtën fëmijën e tyre të dytë Lilibet pas pseudonimit të Familjes Mbretërore për Mbretëreshën.
Emri i saj i parë, Lilibet – u krijua kur Princesha e atëhershme Elizabeth ishte vetëm një foshnjë dhe nuk mund ta shqiptonte emrin e saj siç duhet. Gjyshi i saj, Mbreti George V, do ta quante me dashuri Lilibet, duke imituar përpjekjet e saj për të thënë emrin e saj. Shpejt ngeci dhe ajo u bë Lilibet për familjen e saj që nga ajo kohë.
Emri i saj i mesëm, Diana, u zgjodh për të nderuar “gjyshen e saj të dashur të ndjerë”, Princesha e Uellsit, thuhej në deklaratë.
Ajo është stërmbesa e 11-të e Mbretëreshës dhe është e teta në radhë për në fron.
Në një mesazh falënderimi në faqen e internetit të çiftit Archewell, ata thanë: “Më 4 qershor, ne u bekuam me ardhjen e vajzës sonë, Lili. Ajo është më shumë sesa mund ta kishim imagjinuar ndonjëherë dhe ne mbetemi mirënjohës për dashurinë dhe lutjet që kemi ndjerë nga e gjithë bota. Faleminderit për mirësinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme gjatë kësaj kohe shumë të veçantë për familjen tonë.“
Mesazhi shton se kushdo që dëshiron të dërgojë dhurata kërkohet të “mbështesë ose të mësojë më shumë” organizata që punojnë për gra dhe vajza.
Kryeministri Boris Johnson i dërgoi “shumë urime” çiftit dhe lideri i Punës Sir Keir Starmer mirëpriti “lajmin e mrekullueshëm”./UBTNews
Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.
Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.
Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.
Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.
Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.
Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.
Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.
Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/
Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.
Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.
Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.
Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.
Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.
Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.
Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.
Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.
Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/