Lajmet

Prezantohen produktet e punuara nga fëmijët me Sindromën Down

Në mënyrë të organizuar, shkuan për të blerë edhe nxënësit e shkollave fillore të ulëta.

Published

on

Në Ditën Botërore të Sindromës Down në sheshin “Zahir Pajaziti”, Shoqata Down Syndrome Kosova vendosi tri tezga që përmbanin produktet e punuara nga anëtarët e sindromit down.

Produkte këto të cilat tërhoqën vëmendjen e qytetarëve që kalonin andej pari.

Me interesimin e fëmijëve të cilët shkuan për të blerë kartolinat e punuara nga fëmijët me sindrom down, u shpreh i lumtur Dionis Ferataj nga Down Sindrome Kosova.

“Më vjen shumë mirë që për 21 mars, ditës së Down Sindrome për të gjithë ata që kanë ardhur për të blerë kartolina për fëmijë me autizëm…Ftojë qytetarët tanë që të vijnë e të kontribuojnë për shoqatën, dhe i uroj 21 marsin”, tha Ferataj.

Në mënyrë të organizuar, shkuan për të blerë edhe nxënësit e shkollave fillore të ulëta.

Valdrina Nekoviqi, mësuese nga shkolla fillore e mesme e ulët “Qamil Batalli”, tregoi se ora e parë e mësimit i është kushtuar fëmijëve me Sindromën Down.

“Në klasë fillimisht e kemi mbajt një ligjëratë vetëdijësusese sa i përket kësaj dite që i kushtohet fëmijëve me Sindromën Down, më pas kemi ardhur për t’i vizituar në pikat ku shënojnë aktivitetet këta fëmijë, dhe shoqatës Sindromës Down. Ne kemi ardhur këtu për t’i përkrahur ata, për t’i mbështetur në çdo pikë sepse duhet të përfshihen dhe të ketë gjithë përfshirje edhe për këta fëmijë”, tha Nekoviqi.

Nxënësja Rubikë Hasani, foli për dashurinë dhe respektin që duhet t’iu jepet fëmijëve më këtë sindromë.

“Sot është dita e fëmijëve me Down Sindrom dhe ne jemi të vetëdijshëm që atyre duhet t’iu japim dashuri, respekt dhe shumë të tjera”, tha nxënësja Hasani.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me ç’rast tha se është duke punuar në disa projekte në ndihmë për komunitetin.

“Me moton ‘Ec me ne’, ne jemi së bashku dhe do të ecim së bashku me juve. Si rezultat i kësaj i kemi edhe disa projekte të cilat tash janë në përfundim e sipërm, për shembull, shtëpitë, ndërtesa për Down Syndrome ku përveç kësaj do të kemi një bashkëpunim të plotë me të gjitha organizatat joqeveritare që t’i ndihmojmë këtij komuniteti që të jetë dhe të ndihet si pjesë e të gjithë komunitetit[…]Ne jemi me ju, ne do të ecim me ju dhe do të bëjmë çfarë do që është e mundur, po ashtu në aspektin e arsimit tash kemi edhe 15 asistentë shtesë që të ndihmojnë personat me Down Syndrome. Pra kemi një mori projektesh, me të cilat Komuna e Prishtinës merret që ti ndihmojë komunitetit”, tha Rama.

Sot për Ditën Botërore të Sindromës Down do të marshohet nga Kuvendi i Kosovës deri tek sheshi “Zahir Pajaziti”. Pjesë e marshit do të jetë edhe presidentja, Vjosa Osmani.

Motoja “ Ec Me Këpucët e Mia” bart mesazhin mbi sfidat nëpër të cilat kalon një person me sindromë Down.

21 marsi shënon Ditën Botërore të Sindromës Down. Në këtë ditë personat me këtë sindromë, të afërmit e tyre, organizatat që punojnë për këtë çështje, organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për sindromën Down.

Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme ose të plotë të kromozomit 21.

Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

Incidenca e vlerësuar e sindromës Down është midis 1 në 1000 deri në 1 në 1100 lindje të gjalla në mbarë botën. Çdo vit, rreth 3,000 deri në 5,000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.

Lajmet

Shqipëria goditet nga një tërmet 3.9 ballësh

Published

on

By

Rajoni i Shqipërisë është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 3.9 ballësh.

Bazuar në të dhënat e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra në juglindje të Elbasanit, ose 18 kilometra në jugperëndim të Pogradecit.

Ndërkaq, thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra.

Continue Reading

Lajmet

I ikën tatimit, Dogana kap barna me vlerë rreth 49 mijë euro

Published

on

By

Zyra e Brendshme Doganore në Prishtinë, gjatë një kontrolli të një dërgese mallrash, ka konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike të mallit, i cili ishte deklaruar si lëndë e parë për prodhim.

Gjatë ekzaminimit të detajuar, përfshirë kontrollin e origjinës, sasisë, formës së paraqitjes dhe karakteristikave të tjera, Dogana ka konstatuar se mallrat nuk përbëjnë lëndë të parë, por janë produkte farmaceutike të gatshme, të paketuara për shitje me pakicë.

“Me këtë veprim, është tentuar shmangia e pagesës së TVSH-së, si dhe nuk është paraqitur dokumentacioni shtesë përkatës, përfshirë certifikatën për import të produkteve farmaceutike të gatshme”, thuhet në njoftim,.

Sipas Doganës së Kosovës, vlera totale e mallrave arrin rreth 49 mijë euro.

“Ky rast përbën kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për shkak të deklarimit të pasaktë të të dhënave doganore me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve fiskale”.

Continue Reading

Lajmet

Peci me vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci thotë të ketë parë një vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve.

Ai madje tha se të tilla aksione do të ketë derisa të lirohen të gjitha hapësirat publike.

Postimi i plotë:

✍️Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.

Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike.

❌Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj.

Continue Reading

Lajmet

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjete

Published

on

By

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nga sot do të nisë zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet.

Ai theksoi se zbatimi i këtyre ligjeve do të zhvillohet në disa faza.

Në fazën e parë, vizitorët që hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve kufitare do të pajisen me materiale informuese lidhur me procedurat dhe rregullat specifike që parashihen me ligjet e reja.

Sipas Bislimit, kjo fazë e parë do të zgjasë deri më 15 mars, periudhë gjatë së cilës qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësi të informohen dhe të përshtaten me ndryshimet ligjore.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të fillojë zbatimi i plotë i të gjitha procedurave dhe rregullave të përcaktuara me Ligjin për të huajt dhe Ligjin për automjetet.

Continue Reading

Të kërkuara