Aktualitet

Prezantohen drejtorët e rinj të Komunës së Gjilanit

Hyseni ka thënë se emërimi i drejtorëve të rinj është bërë bazuar në marrëveshjen e parimeve.

Published

on

Tashmë është bërë emërimi i drejtorëve të rinj të Komunës së Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se emërimi i drejtorëve të rinj është bërë bazuar në marrëveshjen e parimeve.

Më poshtë sjellim postimin e plotë të Hysenit:

Të dashur qytetarë të Gjilanit,

Bazuar në marrëveshjen e parimeve, sot, është bërë emërimi i drejtorëve të rinj komunal. Transparenca e plotë, ndershmëria e profesionalizmi, do të jenë 3 shtyllat kryesore të cilat do të na përcjellin gjatë tërë mandatit. Ekipi me të cilin do të punoj në katër vitet e ardhshme është ky:

Nënkryetare: Leonora Morina Bunjaku

Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina Hasani

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim Zeqiri

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Riad Rashiti

Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete Sylejmani

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor Mihovci

Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah Osmani

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Bajram Isufi

Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali Arifi

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Enver Shabani

Ndërsa jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ky ekip, do të plotësohet gjatë ditëve në vijim!

Na priftë e mbara!

Vendi

Rriten çmimet e derivateve , nafta arrin në 1.60 euro për litër

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 17 korrik.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro për litër, katër centë më shumë krahasuar me një ditë më parë, kur ishte 1.56 euro.

Është shtrenjtuar edhe benzina, e cila sot mund të shitet deri në 1.43 euro për litër, tre centë më shumë se të enjten, kur kushtonte 1.40 euro.

Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.60 euro për litër.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orë./A.K/

Continue Reading

lajme

Rangimi prestigjioz Times Higher Education 2026 konfirmon UBT-në si lider në arsimin e lartë dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Published

on

By

Rangimet ndërkombëtare vazhdojnë ta pozicionojnë UBT-në si institucionin lider të arsimit të lartë në Kosovë dhe si institucioni më i suksesshëm në rajon. Përmes ekselencës në arsim, shkencë, teknologji, inovacion dhe ndikimit në shoqëri, UBT ka forcuar edhe më tej reputacionin e tij global, gjë që është dëshmuar edhe në rangimet e fundit në Times Higher Education Impact Rankings 2026, një nga vlerësimet më prestigjioze në botë për universitetet.

Ky rangim vlerëson jo vetëm cilësinë akademike, por edhe ndikimin real të institucioneve në shoqëri, ekonomi, mjedis dhe inovacion.

Në edicionin e vitit 2026, UBT është renditur në grupin 801–1000 të institucioneve me ndikimin më të madh në botë, duke konfirmuar rolin e tij si një kontribuues aktiv në adresimin e sfidave globale.

Një tregues tjetër domethënës i këtij vlerësimi është fakti se UBT është vlerësuar në të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke dëshmuar se ndikimi i tij shtrihet në një gamë të gjerë fushash – nga arsimi, shkenca dhe inovacioni, deri te mbrojtja e mjedisit, zhvillimi ekonomik dhe përfshirja sociale.

Ndër rezultatet më të mira, UBT i ka arritur në SDG 6, SDG 7, SDG 9, SDG 13 dhe SDG 15 (301–400), fusha që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të ujit, energjinë e pastër, industrinë dhe inovacionin, veprimin për klimën dhe mbrojtjen e ekosistemeve tokësore.

UBT ka arritur rezultate të dukshme në këto fusha:

  • SDG 1 dhe SDG 2 – lufta kundër varfërisë dhe urisë (201–300)
  • SDG 3 – shëndet dhe mirëqenie (601–800)
  • SDG 4 – arsim cilësor (1001+)
  • SDG 5 – barazi gjinore (801–1000)
  • SDG 6 – ujë i pastër dhe kanalizime (301–400)
  • SDG 7 – energji e pastër (301–400)
  • SDG 8 – punë dinjitoze dhe rritje ekonomike (601–800)
  • SDG 9 – industri, inovacion dhe infrastrukturë (301–400)
  • SDG 10 – reduktim i pabarazive (601–800)
  • SDG 11 – qytete dhe komunitete të qëndrueshme (401–600)
  • SDG 12 – konsum dhe prodhim i përgjegjshëm (401–600)
  • SDG 13 – veprim për klimën (301–400)
  • SDG 14 – jeta nën ujë (401+)
  • SDG 15 – jeta tokësore (301–400)
  • SDG 16 – paqe, drejtësi dhe institucione të forta (601–800)
  • SDG 17 – partneritete për qëllimet (1001–1500)

Rangimet në Times Higher Education Impact Rankings 2026 konfirmojnë edhe një herë rolin e UBT-së si një institucion lider në rajon, i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe ndikim real në shoqëri.

Continue Reading

Vendi

Policia sekuestron armë, tetë thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, mjete të ftohta dhe gjësende të tjera të kundërligjshme gjatë një aksioni të zhvilluar në zonën e Skenderajt.

Sipas njoftimit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, aktiviteti është realizuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), në bashkëpunim me njësi të tjera policore, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit veror.

Gjatë kontrolleve të automjeteve dhe personave të dyshuar janë sekuestruar një armë zjarri, tetë thika, një radiolidhje, një maskë, tri shufra metalike, si dhe gjësende të tjera që dyshohet se janë përdorur ose ishin të destinuara për kryerjen e veprave penale.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, janë intervistuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale në koordinim me prokurorët kompetentë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë bashkëpunimin duke raportuar çdo rast të dyshimtë përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose përmes adresës elektronike zyrtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas ministrisë, punimet janë duke u zhvilluar sipas planit dhe synojnë rritjen e sigurisë në komunikacion, si dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore.

“Punimet për rehabilitimin e skarpateve po vazhdojnë sipas planit, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara