Kulturë

Pretendentët e hershëm për Oscar 2025! Kritika parashikon një edicion të jashtëzakonshëm

Published

on

Edhe pse ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar 2025 mbahet në mars, kritika tashmë ka filluar të rendisë filmat që pritet të jenë mes pretendentëve më seriozë për çmimet më të mëdha të kinemasë.

Disa tituj kanë fituar vëmendje të madhe, duke u konsideruar si favoritët e hershëm të këtij edicioni, që po cilësohet si një nga më të fortët e dekadës.

Titujt më të përfolur për Oscar 2025

Hamnet – Një dramë historike e vendosur në vitin 1596, që trajton vdekjen e djalit 11-vjeçar të William Shakespeare dhe ndikimin e kësaj tragjedie në krijimin e dramës së famshme “Hamlet”. Kritikët e quajnë një “recetë të përsosur” për sukses në Oscar.

One Battle After Another – Me Leonardo DiCaprio në rolin kryesor, filmi ndjek ribashkimin e ish-revolucionarëve në një mision për të shpëtuar vajzën e rrëmbyer të njërit prej tyre.

Sinners – Cilësohet nga kritikët si një nga filmat më të mirë të vitit. Historia ndjek dy vëllezër binjakë që rikthehen në Deltën e Misisipit dhe përballen me një forcë misterioze e të errët.

Bugonia – Ende pa debutuar, por ka ngjallur interes të madh. Emma Stone luan një CEO të fuqishme që rrëmbehet nga dy teoricienë konspiracioni, të bindur se ajo është një aliene.

Christy – Me Sydney Sweeney në rolin e legjendës së boksit Christy Martin, filmi sjell në ekran jetën e një prej boksierëve më të famshme amerikane.

Anemone – Një histori prekëse për një ish-ushtar që, pas dy dekadash izolimi, ribashkohet me të vëllain, duke përballuar plagët e së kaluarës.

The Smashing Machine – Dwayne Johnson interpreton legjendën e UFC, Mark Kerr, në një rikthim emocionues në botën e sportit të viteve ’90.

Sentimental Value – Fitues në Festivalin e Kanës 2025, ky film trajton ribashkimin e dy motrave me babanë e tyre, pas vdekjes së nënës, në një rrëfim emocional për familjen dhe të kaluarën.

After the Hunt – Një dramë morale që përshkruan përplasjen mes bindjeve profesionale dhe akuzave serioze, kur një studente padit profesorin e saj për përdhunim.

It Was Just An Accident – Vendosur në realitetin e Iranit të shtypjes politike, filmi sjell takimin dramatik mes një burri dhe ish-oficerit që e kishte torturuar dikur.

Marty Supreme – Timothée Chalamet interpreton Marty Reisman, në një histori që ndërthur ambicien, pasionin për sportin dhe kërkimin për lavdi personale.

Oscar 2025 pritet të jetë një nga edicionet më të pasura në përmbajtje dhe emocione, me një përzierje të jashtëzakonshme të dramës, historisë, sportit dhe sfidave njerëzore.

Kritikët paralajmërojnë një garë të ngushtë dhe shumë të larmishme për çmimet më prestigjioze të vitit. /A.Z/UBT News/

 

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara