Lajmet

​Presidentja paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses për të sqaruar afatin 30 ditësh

Published

on

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se nëse shpejt nuk konstituohet Kuvendi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim se çfarë ndodhë pas 30 ditësh. Sipas Osmanit, duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e “mos kryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit”. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me votimin e fshehtë, Osmani tha se ka krijuar shumë interpretime, mirëpo ajo bëri të ditur se është bërë një vlerësim nga ekipi i saj ligjor.

Pas ceremonisë së diplomimit të kadetëve, Osmani para gazetarëve tha se edhe sot do të ketë takime me partitë politike. Ajo theksoi se bllokada tek lloji i votimit është jo racionale.

E para nuk i kam përfunduar ende takimet, janë edhe disa parti politike të cilat do t’i takojë sot sepse kam dashur që të dëgjojë individualisht nga secila parti, pavarësisht se sa deputetë i kanë ato në parlament. Sepse siç e dini konstituimi i Kuvendit varet edhe nga vullneti i secilit deputet të Republikës së Kosovës. Kemi pasur takime të mira por natyrisht që partitë kryesore i kanë qëndrimet ende diametralisht të kundërta, por kjo nuk do të thotë që brenda këtij afati nuk do të ketë afrim. Ka për disa gjëra që mund të ketë pajtim dhe unë do të shpresoja që të ketë sepse mendoj që bllokada tani tek lloji i votimit është shumë shumë jo racionale”, deklaroi Osmani.

Ajo paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarim nëse shpejt nuk do të konstitohet legjislatura e nëntë e Kuvendit.

Unë do të planifikoj në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim lidhur me atë se çfarë pas 30 ditësh. Sepse duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e mos kryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh. Sepse duhet të ketë pasoja juridike. Do të flas më gjatë kur t’i përfundojë takimet me partitë politike lidhur edhe me përmbajtjen e takimeve por edhe lidhur me planet që i kemi gjatë ditëve në vijim”, theksoi Osmani.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara