Aktualitet

Presidentja Osmani dënon sulmin kibernetik në Shqipëri

Ajo ka kërkuar që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë veprim.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dënuar fuqishëm sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

“Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjmë thirrje Iranit që të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të paprecedentë”, ka shkruar osmani në Twitter.

Ky është postimi i presidentes Osmani në Twitter:

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin keqdashës kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjmë thirrje Iranit që të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të paprecedentë”.

Lajmet

PDK i dërgon letër Avni Deharit, kërkon vazhdimin e seancës konstituive të martën

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish me letër zyrtare kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të martën, më 18 gusht, në orën 11:00.

Sipas letrës së siguruar nga mediat, grupi parlamentar i PDK-së ka theksuar se vonesat në këtë proces përbëjnë shkelje të aktit më të lartë juridik të vendit.

Në letrën drejtuar Deharit thuhet se “Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Podujevë

Published

on

By

Në fshatin Livadicë të Komunës së Podujevës është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Parkut Industrial, një projekt i financuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në vlerë prej 3.1 milionë eurosh.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në fjalën e tij me këtë rast, kryeministri në detyrë Albin Kurti theksoi përkushtimin për transformimin e ekonomisë dhe fuqizimin e sipërmarrjes vendore.

“Synimi ynë si Qeveri është ta transformojmë ekonominë e Kosovës, ta forcojmë prodhimin vendor dhe të krijojmë sa më shumë produkte në lloje dhe në numër ‘Made in Kosova’, ashtu që jo vetëm t’i zëvendësojmë importet, por edhe të rrisim eksportet në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se parqet industriale u shërbejnë bizneseve për zgjerim, diasporës për investim të kapitalit dhe investitorëve të huaj për zhvendosjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë, duke hapur më shumë vende pune dhe mundësi për të rinjtë.

Nga ana tjetër, ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila nënvizoi domosdoshmërinë e zhvillimit të infrastrukturës industriale për t’i bërë ballë deficitit tregtar.

“Është fakt i fortë se ekonomia e Kosovës që nga viti 2019 është dyfishuar, shërbimet tona kanë arritur eksportin deri në 4 miliardë euro, ndërsa ende kemi sfidë me deficitin tregtar të produkteve. Prandaj, për ne është tepër e rëndësishme që infrastrukturën industriale ta zhvillojmë, të ofrojmë mundësi të punës dhe prodhimit në Republikën e Kosovës dhe aktualisht ministria është duke u angazhuar në aktivizimin e 16 zonave industriale”.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e cilësoi këtë nismë si projektin ekonomik më të rëndësishëm për komunën, duke theksuar se realizimi i tij mbyll një mungesë shumëvjeçare të hapësirave të tilla për komunitetin e bizneseve në rajonin e Llapit. /E.A/

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Mitorvicën e Veriut

Published

on

By

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në Mitrovicën e Veriut në orët e vona të mbrëmjes është raportuar për zhdukjen e një burri.

Rastin e ka paraqitur gruaja e tij, duke thënë se ishte larguar nga shtëpia disa dit më parë dhe nuk është kthyer më.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicën e Veriut

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut.

Autoritetet policore kanë njoftuar se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’i nënshtruar obduksionit, nga ku pritet të sqarohen rrethanat dhe shkaqet e plota të vdekjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara