Bota

Presidentja e KE, Von der Leyen njofton planin “Riarmatimi i Evropës”

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një plan, që ajo e quajti “Rarmatimi i Evropës”, të cilin ajo do ta paraqesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian këtë javë. Komentet e saj pasojnë përpjekjet në rritje të Bashkimit Evropian për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Njoftimi shkaktoi një rritje të aksioneve të kompanive evropiane të prodhimit të armëve.

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen tha sot se do të informojë vendet anëtare të martën për planet për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes dhe aftësitë ushtarake të BE-së.

Nesër do të informoj vendet anëtare përmes një letre për planin Riarmatimi i Evropës. Nuk ka asnjë dyshim se ne kemi nevojë për një rritje masive në mbrojtje. Ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes forcës, që fillon me forcimin e vetes sonë”, tha ajo.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime urgjente të enjten për të siguruar mbështetje ushtarake për Kievin dhe për të përgatitur një force paqësore për dislokim të mundshëm në Ukrainë.

Njoftimet për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, shkaktuan një rritje të aksioneve të kompanive të prodhimit të armëve në Evropë.

Bota

Indonezi, vazhdon evakuimi në rajonet e prekura nga përmbytjet

Published

on

By

Vazhdon evakuimi i qytetarëve të prekur nga përmbytjet në rajonin Bogor të Indonezisë.

Procesi i evakuimit vazhdon nga një ekip vullnetar për të prekurit nga përmbytjet në banesat Nusa Indah Villa në rajonin Bogor.

Përmbytjet në kufirin Bogor dhe Bekasi të shkaktuara nga vërshimi i lumenjve Cikeas dhe Cileungsi, kanë detyruar evakuimin e qindra shtëpive në zonë.

Continue Reading

Bota

Trump ndërpreu ndihmën për Ukrainën, reagimi i Kremlinit dhe shqetësimi i Evropës

Published

on

By

Kremlini e ka cilësuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën si një “kontribut të madh për kauzën e paqes”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimiry Peskov, deklaroi se ky hap mund të inkurajojë Kievin të kërkojë një zgjidhje paqësore për konfliktin.

Megjithatë ai shtoi se vendet evropiane “do të përpiqen të kompensojnë Ukrainën” për mungesën e ndihmës amerikane.

Ne do të presim për më shumë detaje mbi këtë vendim, por në parim, mirëpresim çdo përpjekje që çon drejt paqes në Ukrainë,” tha Kremlini.

Ekspertët e përshkruan këtë lëvizje si “muzikë për veshët e Putinit”, duke nënkuptuar se Moska do ta shohë këtë si një avantazh strategjik.

Ndërkohë, pritet që vendet evropiane të rrisin përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në mungesë të ndihmës amerikane.

Trump vendosi të pezullojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, deri në momentin kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shprehë një angazhim të qartë për bisedimet e paqes me Rusinë.

Vendimi erdhi pas një serie takimesh të Trump me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ku u shqyrtua qasja e SHBA-së ndaj konfliktit. Sipas një zyrtari të administratës, kjo lëvizje synon të ushtrojë presion mbi Kievin për të negociuar, ndërsa Trump synon një zgjidhje diplomatike për luftën që ka hyrë në vitin e saj të katërt.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se pauza e ndihmës nuk është e përhershme, por SHBA po rishikon mbështetjen e saj për të siguruar që ajo të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje.

Në kundërpërgjigje Bashkimi Evropian njoftoi një plan prej 800 mld eurosh për armatosjen e Evropës.

Continue Reading

Bota

Zëdhënësi rus: Pezullimi i ndihmës ushtarake për Kievin mund të sjellë paqe

Published

on

By

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të pezullojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, mund të detyrojnë regjimin e Kievit të përfshihet në një proces paqeje.

Urdhri për pezullimin e ndihmave ushtarake ndaj Ukrainës  hyri në fuqi në orët e para të kësaj të marte. Sipas tij zyrtarëve të Pentagonit, masa e ndërmarrë ka të bëjë me të gjitha pajisjet ushtarake amerikane që nuk kanë arritur ende në Ukrainë, duke përfshirë armët e transportuara me avionë dhe anije ose që presin të dërgohen nga zonat e tranzitit në Poloni.

Padyshim, ne duhet të kuptojmë ende detajet, por nëse është e vërtetë, atëherë ky është një vendim që me të vërtetë mund ta shtyjë regjimin e Kievit drejt një procesi paqeje,” tha zëdhënësi presidencial rus.

Continue Reading

Bota

BE prezanton planin 800 miliardë euro për armatosjen e Evropës

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen prezantoi këtë martën një plan për të forcuar industrinë e mbrojtjes evropiane dhe për të rritur aftësitë ushtarake të unionit.

Ajo tha se plani për “riarmatosjen e Evropës mund të kapë shifrën e rreth 800 miliardë euro”.

Von der Leyen theksoi nevojën për të rritur aftësitë mbrojtëse të Evropës pas samitit të Londrës ku liderët evropianë u mblodhën për bisedimet për Ukrainën.

Continue Reading

Të kërkuara