Lajmet

Presidenti ukrainas shtyen vizitat jashtë vendit për shkak të situatës së vështirë në front

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shtyrë të gjitha takimet e planifikuara jashtë vendit, një shenjë që tregon për vështirësitë me të cilat po përballen forcat ukrainase kundër avancimit të Rusisë në rajonin verilindor të Kharkivit.

Ndërsa Ukraina nuk ka dhënë asnjë arsye specifike për shtyerjen e këtyre takimeve, por zëdhënësi i tij, Serhiy Nykyforov shkroi në platformën Facebook se Zelensky më 15 maj mbajti një takim me komandantët e tij, përfshirë edhe me komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Oleksandr Syrskiy, dhe në atë takim është diskutuar situata në rajonin e Kharkivit.

Vovçansku është bërë epiqendër e ofensivës së fundit ruse, përderisa forcat e Kremlinit po tentojnë të marrin nën kontroll vendbanime në lindje të Kharkivit, që para luftës kishte afro 1.4 milion banorë.

Megjithatë një ditë më herët, Rusia prentendoi se ka marrë mbi kontrollin e tij fshatin kufitar, Buruvatka, por ky prentendim nuk është verifikuar ende në mënyër të pavarur.

Kryetari i Kharkivit, Ihor Terekhov, deklaroi se pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse, nuk ka plane për evakuimin e qytetit./UBTNews/

Aktualitet

​Nora Gjakova nis rrugëtimin si trajnere e xhudos

Published

on

Federata e Xhudos së Kosovës ka nisur një kapitull të ri me përfshirjen e kampiones olimpike, Nora Gjakova, në rolin e trajnere asistente të ekipit të meshkujve. Ajo tashmë i është bashkuar stafit teknik dhe po punon me plot energji e përkushtim në stërvitjet që po mbahen në Bordeaux të Francës.

Në këtë grumbullim, ekipi i meshkujve po përgatitet intensivisht për garat e rëndësishme që i presin në muajt e ardhshëm. Nën drejtimin e trajnerëve dhe me mbështetjen e Norës, xhudistët Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Dardan Cena dhe Anes Veseli po zhvillojnë seanca të forta stërvitore, duke dhënë maksimumin në çdo hap të përgatitjeve.

Përfshirja e Nora Gjakovës në stafin e trajnerëve shihet si një vlerë e madhe për ekipin, duke sjellë përvojën e saj të pasur ndërkombëtare dhe frymën e suksesit që ka shoqëruar karrierën e saj si sportiste.

Kosova shpreson se ky kombinim i përvojës dhe energjisë së re do të sjellë rezultate të reja pozitive për xhudon kosovare në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Bota

Presidenti serb Vuçiq do të jetë pjesëmarrës në paradën ushtarake në Kinë

Published

on

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jetë pjesë e paradës ushtarake në Kinë, duke dëshmuar kështu lidhjet e ngushta të Beogradit zyrtar me regjimin komunist në Pekin.

Me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, 26 liderë të huaj do të marrin pjesë në përkujtimet e Ditës së Fitores në Pekin, njoftoi të enjten ndihmës ministri i Jashtëm Hong Lei.

Kina do të organizojë një paradë masive ushtarake më 3 shtator për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores ndaj Japonisë dhe përfundimin zyrtar të Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e shumë liderëve që do të marrin pjesë janë edhe lideri rus Vladimir Putin, me të cilin regjimi në Beograd mban lidhje të ngushta, lideri veri-korean Kim Jong-Un dhe përfaqësues nga Vietnami, Laosi Mongolia, Nepali, Kazakistani, Uzbekistani, Irani, Kongo, Zimbabveja, Sllovakia, Kuba etj.

Continue Reading

Aktualitet

Gjykata Supreme refuzon ankesën e Korab Mushkolajt për certifikim në zgjedhjet lokale

Published

on

Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Deçanit, Korab Mushkolaj, paraqitur kundër vendimit të PZAP-së pasi iu refuzua certifikimi për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Ankesa është e pa themeltë”, ka vendosur Supremja.

Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike pas vërtetimit se Mushkolaj është i angazhuar me aktemërim të përhershëm të Ministrisë së Jashtme si zyrtar i lartë, i pati kërkuar PDK-së që ta zëvendësojë atë, por partia pati refuzuar ta bëjë këtë gjë. Zyra më pas ka rekomanduar certifikimin e të gjithë kandidatëve të tjerë të PDK-së, përveç Mushkolajt. PZAP po ashtu ia ka refuzuar ankesën Mushkolajt, siç parashihet me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, i cili nuk lejon kandidimin e një anëtari të shërbimit të jashtëm.

Gjykata Supreme e ka pranuar konstatimin e PZAP-së, teksa ka theksuar se moscertifikimi i Mushkolajt nuk është i kundërligjshëm.

“Prandaj, nga këtu, kjo Gjykatë, konsideron se në rastin konkret juridik, është marrë vendim i drejtë, me të cilin nuk është bërë diskriminim dhe lidhur me rastin konkret nuk është cenuar e drejta zgjedhore dhe ndonjë e drejtë themelore e paraparë me Ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk janë shkelur parimet themelore të procesit zgjedhor të parapara shprehimisht me dispozitat e nenit 4 të Ligjit Për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe me dispozitat përkatëse të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut”, thuhet në vendim.

Continue Reading

Aktualitet

Aktakuzë ndaj një personi për nxitje të përçarjes mes grupeve të ndryshme politike në Klinë

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj K.M për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, më 23 janar 2025, në qytetin e Klinës, i pandehuri K.M. ka ndërmarrë veprime që dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit mes grupeve me bindje të ndryshme politike.

“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtorë, dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara