Lajmet

​Presidenti i Shqipërisë shpallet sot qytetar nderi i Drenasit

Published

on

Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj sot do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi”, i Komunës së Drenasit.

Sipas njoftimit, në këtë rast të rëndësishëm do të marrin pjesë personalitete të shquara të jetës publike, politike dhe kulturore të vendit.

Agjenda për presidentin Bajram Begaj në Komunën e Drenasit:

10:30 – Arritja në Komunë

10:35 – Pritja e Presidentit në Kabinetin e Kryetarit

10:55 – Shkuarja në Asamble, të pranishëm asamblistët, mysafirët dhe zyrtarët komunalë

11:00 – Fillimi i Seancës

11:05 – Kryesuesi i Asamblesë fjalë hyrëse e mirëseardhjes

11:10 – Fjalë rasti nga Kryetari Lladrovci

11:20 – Z. Lladrovci fton Presidentin, Sh.T.Z. Begaj të marrë titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit

11:30 – Fjala e Presidentit, Sh.T.Z. Begaj

11:45 – Foto e përbashkët, me mysafirët, asamblistët dhe zyrtarët e komunës, para Komunës

11:50 – Takim në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Drenas

12:55 – Homazhet në Gllanasellë, vendosja e kurorave me lule

Lajmet

Shtatë të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Published

on

Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka njoftuar se rreth orës 17:50 ka pranuar informatën për aksidentin, në të cilin janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë mbetur të lënduar, por sipas informacioneve fillestare ata janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 17:54 kemi pranuar informatë për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” saktësisht në Duhël – drejtimi për Prishtinë. Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe dy vetura, ndërsa raportohet për 7 persona të lënduar, për momentin jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Google Street View mbërrin në Kosovë, publikohet pamja 360-gradëshe e vendit

Published

on

Kosova është bërë territori më i ri në Ballkan që është përfshirë në shërbimin Google Street View, duke sjellë pamje 360-gradëshe të rrugëve, qyteteve dhe destinacioneve turistike në mbarë vendin.

Pas rreth dy vjetësh fotografime, Google ka publikuar pamjet e realizuara nga korriku 2025 deri në maj 2026, duke mbuluar pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

Pamjet përfshijnë qytetet kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, si dhe shumë zona të tjera urbane e rurale.

Përdoruesit e Google Maps tashmë mund të eksplorojnë edhe destinacione turistike si Gryka e Rugovës, Parku Kombëtar i Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna, si edhe zona pranë kufijve me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportimeve, Google ka përdorur kamera të gjeneratës së katërt dhe, në disa raste, kamera portative për të realizuar fotografimet edhe në kushte të vështira atmosferike.

Publikimi i Google Street View konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin e Kosovës në platformat digjitale dhe për rritjen e vizibilitetit të saj turistik dhe ekonomik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

LDK mban sot kuvendin e jashtëzakonshëm

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i thirrur pas përfundimit të procedurave statutare dhe verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve që kërkuan mbajtjen e tij.

Sipas njoftimit të partisë, është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës së delegatëve, duke i hapur rrugë mbledhjes së Kuvendit.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet në ora 18:00.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm vjen në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, pasi një grup delegatësh kërkuan shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se partia duhet të marrë përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Në njoftimin zyrtar, LDK ka theksuar se i gjithë procesi është zhvilluar në përputhje me Statutin e partisë dhe se Kuvendi do të mbahet duke respektuar parimet e demokracisë së brendshme, transparencës dhe vullnetit të delegatëve.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së pritet të jetë një nga zhvillimet më të rëndësishme politike brenda LDK-së këtë vit, pasi delegatët do të diskutojnë për situatën në parti dhe hapat e mëtejshëm, ndërsa pritet të shihet nëse do të votohet për shkarkimin e Abdixhikut apo i njëjti do të vazhdojë të udhëheqë LDK-në./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

IHK njofton se temperaturat do të vazhdojnë të rriten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 29 deri në 36 gradë.

Era do të fryjë kryesisht e dobët, me shpejtësi 1–5 m/s.

Në disa zona, gjatë orëve të pasdites, mund të ketë erëra lokale.

Continue Reading

Të kërkuara