Sport

Presidenti i Real Madridit insiston në krijimin e Superligës Evropiane

Published

on

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se Superliga Evropiane “do të shpëtojë futbollin në këtë moment kritik” dhe ka insistuar se lojtarët që do të marrin pjesë në këtë garë nuk do t’u mohohet e drejta për ta përfaqësuar kombëtaren e tyre.

Komentet e spanjollit vijnë pasi 12 klube evropiane u pajtuan për të formuar një ligë të re që do të “nisë sa më shpejt që të jetë e mundshme”.

Duke folur për herë të parë pas njoftimit, shefi i ri i Superligës ka thënë se futbollit i duhet të evoluojë.

“Kurdo që ka ndryshim, ka njerëz që e kundërshtojnë atë. Po e bëjmë këtë për të shpëtuar futbollin në këtë moment kritik. Audienca po bie dhe të drejtat po bien dhe diçka duhet të bëhet. Jemi të gjithë të rrënuar. Televizioni duhet të ndryshojë që të përshtatemi. Të rinjtë nuk janë më shumë të interesuar në futboll. Pse? Sepse ka shumë lojë pa kualitet dhe s’janë të interesuar, kanë platforma të tjera në të cilat shpërqendrojnë veten”, ka thënë ai për “El Chiringuito de Jugones”, tha presidenti madrilen, Florentino Perez.

Real Madridi në këtë garë është shoqëruar nga rivalët spanjollë Barcelona dhe Atletico Madridi si dhe klubet angleze Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Arsenal e Tottenham. 12-shja themeluese kompletohet me Milanin, Interin e Juventusin nga Italia. Liga do të ketë edhe tre anëtarë të përhershëm dhe pesë që do të kualifikohen për t’iu bashkuar.

Perez ka thënë se top-klubet po humbin ekonomikisht për shkak të pandemisë dhe zgjerimi i Ligës së Kampionëve nga UEFA nuk është përgjigja e duhur.

“Nëse vazhdojmë me Ligën e Kampionëve ka pak e më pak interesim dhe merr fund. Formati i ri, që nis më 2024 është absurd. Më 2024, jemi të gjithë të vdekur. Bashkë kemi humbur 5 miliardë euro. në dy sezone, Reali ka humbur 400 milionë euro”, ka thënë ai. “Kur nuk ke asnjë të hyrë tjetër pos televizionit, ju thoni se zgjidhja është që të keni ndeshje atraktive të cilat do të ndiqen nga e gjithë bota dhe me klubet e mëdha kemi ardhur në përfundim se në vend që të kemi Ligën e Kampionëve, më mirë të kemi Superligë që të kemi më të lehtë të lehtësonim humbjet”, vazhdoi presidenti i klubit madrilen që pretendon të jetë president i ligës më të re në Evropë.

Ai i është përgjigjur UEFA-s duke thënë se lojtarët duhet të rrinë të qetë se nuk mund të përjashtohen nga kombëtaret, teksa është shprehur i bindur se Reali nuk do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.

Vendi

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Vendi

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha

Published

on

By

Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.

Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.

Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.

Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara