“Forca jonë si demokraci konsiston tek kontributi i shoqërive pluraliste në kërkim të rrugës më të mirë për të ardhmen”, deklaroi presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në kuadër të ditës së Europës që kremtohet të dielën (09.05). „Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në diskutimin e gjerë dhe të hapur, aq më mirë është për unionin tonë.”
Rekomandimet e qytetareve dhe qytetarëve duhet t’i shërbejnë institucioneve europiane si bazë për zhvillimin e mëtejshëm dhe orientimin e ardhshëm të Bashkimit Europian.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të BE-së, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të veçantë për ta bashkëkonceotuar të ardhmen tonë”, theksoi Steinmeier.
Mund të duket sikur në gjendjen aktuale me pandeminë e koronavirusit „nuk mbetet mjaft kohë për një analizë të thellë të së ardhmes së Europës – por në fakt është e kundërta”, theksoi me bindje Steinmeier. Pandemia “na ka bërë që të kthjellohemi, se çfarë është vërtetë e vlefshme në jetë: shëndeti, qasja jonë ndaj natyrës dhe njerëzve, solidariteti reciprok dhe bashkëpunimi”, tha presidenti. Kriza e koronavirusit „ka shtruar çështje, që kanë të bëjnë me mënyrën tonë të jetesës”. Ajo ka treguar forcën e integrimit europian, por edhe dobësitë”, shkruan Steinmeier bashkë me njëzet krerë të tjerë të shteteve anëtare të BE-së.
Presidenti bën thirrje për „një Bashkim Europian të fortë, të aftë për veprim”, që drejtojë “kalimin tek një zhvillim mbarëbotëror i qendrueshëm, neutral ndaj klimës dhe i mbrojtur në aspektin digjital”. Një konferencë për të ardhmen e Europës do të krijojë mundësinë, që „të flitet hapur për Bashkimin Europian dhe për të dëgjuar qytetaret dhe qytetarët tanë, e në radhë të parë të rinjtë”.
Nismë për më shumë pjesëmarrje
Me iniciativën e Sllovenisë, që me Gjermaninë dhe Portugalinë krijojnë nga korriku 2020 deri në dhjetor 2021 presidencën treshe të BE-së, krerët e shteteve duan të angazhohen për të ingranuar sa shumë njerëz të jetë e mundur në zhvillimin e mëtejshëm të BE-së. Nga e diela (09.05) përgjatë një viti në nivel europian, kombëtar dhe rajonal do të zhvillohen forume e diskutime të shumta, ku qytetarët do të zhvillojnë bashkarisht rekomandimet për veprim në fushat si qendrueshmëria dhe mbrojtja e klimës, digjitalizimi dhe roli i Europës në botë. Përpos kësaj mund të shkëmbehen die edhe përmes platformave online.
Ditën e Europës më 9 Maj nis një vit plot forume e diskutime qytetare për të ardhmen e BE-së. 21 krerë shtetesh të përzgjedhur nga vendet e BE-së u bëjnë thirrje europianëve të shpalosin idetë e tyre në diskutime.
“Forca jonë si demokraci konsiston tek kontributi i shoqërive pluraliste në kërkim të rrugës më të mirë për të ardhmen”, deklaroi presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në kuadër të ditës së Europës që kremtohet të dielën (09.05). „Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në diskutimin e gjerë dhe të hapur, aq më mirë është për unionin tonë.” Rekomandimet e qytetareve dhe qytetarëve duhet t’i shërbejnë institucioneve europiane si bazë për zhvillimin e mëtejshëm dhe orientimin e ardhshëm të Bashkimit Europian. “Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të BE-së, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të veçantë për ta bashkëkonceotuar të ardhmen tonë”, theksoi Steinmeier.
Mund të duket sikur në gjendjen aktuale me pandeminë e koronavirusit „nuk mbetet mjaft kohë për një analizë të thellë të së ardhmes së Europës – por në fakt është e kundërta”, theksoi me bindje Steinmeier. Pandemia “na ka bërë që të kthjellohemi, se çfarë është vërtetë e vlefshme në jetë: shëndeti, qasja jonë ndaj natyrës dhe njerëzve, solidariteti reciprok dhe bashkëpunimi”, tha presidenti. Kriza e koronavirusit „ka shtruar çështje, që kanë të bëjnë me mënyrën tonë të jetesës”. Ajo 2ka treguar forcën e integrimit europian, por edhe dobësitë”, shkruan Steinmeier bashkë me njëzet krerë të tjerë të shteteve anëtare të BE-së.
Presidenti bën thirrje për „një Bashkim Europian të fortë, të aftë për veprim”, që drejtojë “kalimin tek një zhvillim mbarëbotëror i qendrueshëm, neutral ndaj klimës dhe i mbrojtur në aspektin digjital”. Një konferencë për të ardhmen e Europës do të krijojë mundësinë, që „të flitet hapur për Bashkimin Europian dhe për të dëgjuar qytetaret dhe qytetarët tanë, e në radhë të parë të rinjtë”.
Nismë për më shumë pjesëmarrje
Me iniciativën e Sllovenisë, që me Gjermaninë dhe Portugalinë krijojnë nga korriku 2020 deri në dhjetor 2021 presidencën treshe të BE-së, krerët e shteteve duan të angazhohen për të ingranuar sa shumë njerëz të jetë e mundur në zhvillimin e mëtejshëm të BE-së. Nga e diela (09.05) përgjatë një viti në nivel europian, kombëtar dhe rajonal do të zhvillohen forume e diskutime të shumta, ku qytetarët do të zhvillojnë bashkarisht rekomandimet për veprim në fushat si qendrueshmëria dhe mbrojtja e klimës, digjitalizimi dhe roli i Europës në botë. Përpos kësaj mund të shkëmbehen die edhe përmes platformave online.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.
Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.
“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.
“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.
Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.
Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.
Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.
Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.
“Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.
Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.
Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.
Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.
Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.
Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.