Aktualitet

Prej sot bileta e autobusit në Trafikun Urban mund të blihet përmes SMS

E konfirmoi nënkryetarja e Prishtinës.

Published

on

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se nga sot bileta e autobusit në Trafikun Urban mund të blihet me SMS.

“Shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se e kemi arritë një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarë. Bashkë me Burimin, Ilirikun dhe Gentin, vendosëm një hap para në reformën e transportit publik. Ky është vetëm fillimi!”, thënë Sahatçiu.

“Lehtë e shpejtë! Siç e kemi paralajmëruar, për herë të parë, qytetarët e Kryeqyteti Prishtina mund të blejnë biletën një drejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala”, ka njoftuar ajo.

Për të blerë biletën, ju duhet të dërgoni SMS në:

Dërgo SMS në 55990 për biletën një drejtim;
Dërgo SMS në 55991 për biletën ditore;
Dërgo SMS në 55992 për biletën për aeroport;
Së shpejti me biletat javore dhe mujore dhe risi të tjera!

Sport

Arijanet Muriç konfirmon largimin nga Italia: “Nuk do të luaj më për Sassuolon”

Published

on

By

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka bërë të ditur se aventura e tij në Serie A do të mbyllet këtë verë. Përmes një deklarate të prerë për mediat italiane, Muriç konfirmoi se nuk e ka ndërmend të vazhdojë te Sassuolo sezonin e ardhshëm, duke i dhënë fund huazimit nga skuadra angleze, Ipswich Town.

27-vjeçari, i cili ishte një prej shtyllave kryesore të klubit italian këtë sezon me 32 paraqitje dhe mbi 100 pritje vendimtare, theksoi se vendimi i tij është përfundimtar dhe lidhet me motive personale. “E kam njoftuar klubin se nuk dua të qëndroj pas këtij sezoni.

Me përfundimin e huazimit, mbaron edhe koha ime këtu”, u shpreh portieri kosovar, duke shuar shpresat e Sassuolos për blerjen e kartonit të tij për rreth 10 milionë euro.

Ky njoftim ka shkaktuar habi në opinionin sportiv në Itali, duke pasur parasysh formën e lartë që tregoi Muriç në luftën e skuadrës për mbijetesë. Ish-nxënësi i akademisë së Manchester Cityt, i cili ka pasur një karrierë të pasur në vende si Holanda, Turqia, Spanja dhe Anglia, pritet të rikthehet te Ipswich Town, ku ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Megjithëse destinacioni i tij i ri nuk dihet ende, paraqitjet e tij solide në Serie A pritet të nxisin interesimin e shumë klubeve evropiane gjatë afatit kalimtar të verës.

Continue Reading

Sport

UEFA gjobit Fenerbahçen me 10 milionë euro: Nën llupë kontratat e Mourinhos dhe Akturkoglu

Published

on

By

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka ndëshkuar sot zyrtarisht klubin turk Fenerbahçe me një gjobë prej 10 milionë eurosh, pas konstatimit të një sërë parregullsish dhe manipulimesh në operacionet financiare.

Ky vendim erdhi nga departamenti special i UEFA-s për qëndrueshmëri financiare, i cili pas një monitorimi të rreptë të shpenzimeve dhe të ardhurave, gjeti parregullsi në pagat e lojtarëve, tarifat e agjentëve dhe transferimet e fundit.

Në qendër të hetimit ishin artikujt e dyshimtë në kontratat e emrave të mëdhenj si trajneri Jose Mourinho dhe lojtarët Milan Skriniar, Diego Carlos e Kerem Akturkoglu. Vëmendje e veçantë iu kushtua rastit të yllit turk, Kerem Akturkoglu, transferimi i të cilit nga Benfica verën e kaluar nxori në dritë praktika të dyshimta të pagesave.

Akturkoglu, i cili për vite me radhë ishte shtylla e rivalëve të Galatasarayt me një pagë modeste, u transferua te Benfica në vitin 2024, ku pas shkëlqimit të tij dhe eliminimit që i bëri pikërisht Fenerbahçes nga Liga e Kampionëve, u ble menjëherë nga këta të fundit për 22.5 milionë euro.

Edhe pse shifra prej 10 milionë eurosh nuk e kalon rekordin e gjobave të vëna ndaj klubeve si Chelsea apo PSG, ajo konsiderohet një goditje e rëndë për financat e klubit nga Stambolli.

Ky ndëshkim shërben si një paralajmërim i qartë nga UEFA për respektimin e rregullave të “Fair Play-it Financiar”, duke vënë në pah se as emrat e mëdhenj të stolit apo fushës nuk mund t’i mbrojnë klubet nga sanksionet në rast të mashtrimeve me kontratat.

 

Continue Reading

Sport

KFF Dukagjini dhe KFV Prishtina ballafaqohen në kuadër të Kupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, me fillim nga ora 17:00, vëmendja e futbollit të vajzave do të përqendrohet në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, ku do të zhvillohet ballafaqimi ndërmjet KFF Dukagjinit dhe KFV Prishtinës.

Kjo ndeshje, e vlefshme për garën e Kupës së Kosovës, pritet të sjellë një rivalitet të lartë sportiv, duke pasur parasysh synimet e të dyja klubeve për të ecur tutje drejt finales së madhe.

Organizatorët kanë njoftuar se hyrja për këtë ngjarje sportive do të jetë falas, duke u bërë thirrje adhuruesve të futbollit dhe mbështetësve të klubeve që të jenë të pranishëm në tribuna për t’i përkrahur vajzat në këtë rrugëtim të rëndësishëm.

 

Continue Reading

Aktualitet

Ukraina rifillon sulmet mbi infrastrukturën ruse të naftës

Published

on

By

Vetëm dy ditë pas përfundimit të armëpushimit treditor të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, Ukraina ka rikthyer sulmet me dronë ndaj rafinerive dhe porteve ruse të naftës. Ky rifillim i luftimeve vjen si pjesë e strategjisë së Kievit për të goditur burimet kryesore të të ardhurave të Moskës dhe për të dëmtuar fuqinë ushtarake ruse, teksa lufta tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt.

Gjatë natës të së mërkurës, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se ka shkatërruar 286 dronë ukrainas mbi rajone të ndryshme. Pavarësisht pretendimeve ruse për neutralizimin e mjeteve fluturuese, pasojat janë regjistruar në terren. Në rajonin jugor të Krasnodarit, fragmentet e dronëve kanë shkaktuar zjarr në fshatin Volna, zonë ku ndodhen terminalet e rëndësishme të naftës në portin Taman.

Sulme të ngjashme janë regjistruar edhe në rajonin e Astrakhanit, pranë Detit Kaspik, rreth 1,675 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Autoritetet lokale njoftuan për një zjarr në një fabrikë të përpunimit të gazit dhe prodhimit të karburantit si pasojë e mbetjeve të dronëve të rrëzuar. Ndonëse guvernatori lokal, Igor Babushkin, deklaroi se të gjithë dronët u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes elektronike, pamjet dhe raportimet nga terreni dëshmojnë për dëme në objektet industriale ruse.

Continue Reading

Të kërkuara