Lajmet

Prej nesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike

KEDS bëri thirrje që të kursehet energjia elektrike.

Published

on

Nga nesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Kështu kanë njoftuar nga KEDS, teka kanë thënë se gjatë ditëve të fundit sistemi elektroenergjetik i vendit është i mbingarkuar.

“Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike. Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë. Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim në jemi në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe do të veprojmë konform tyre”, thuhet në komunikatën e KEDS.

Me këtë rast KEDS ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

“Sistemi elektroenergjetik i vendit është afektuar tashmë komplet nga kriza globale dhe pasojat e saj përballohen më lehtë, nëse secili nga ne jep kontributin e tij. Pra, që kriza të ketë ndikim sa më të vogël, KEDS apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi”, thuhet në komunikatë.

Lajmet

​Flet drejtori i KH Rahovecit: Vendimi për të na përjashtuar nga palestra i pakuptimtë

Published

on

Klubi i hendbollit Rahoveci ka njoftuar se të dyja ndeshjet ndaj ekipit nga Luksemburgu, Dudelange, në kuadër të garave evropiane, do të zhvillohen në Luksemburg.

Shkak për këtë është bërë fakti se palestra Mizahir Isma në Rahovec, për shkak të zgjedhjeve, kalon nga nesër në menaxhim të KQZ-së dhe rrjedhimisht nuk mund të shfrytëzohet për ndeshje sportive.

Drejtori Sportiv i këtij klubi, Afrim Deliu, thotë se vendimi për t’i përjashtuar klubet nga palestrat është krejtësisht i pakuptueshëm.

“Sigurisht që është problematike, tereni është një lojtar shtesë në fushë, ajo nuk diskutohet por përveç kësaj janë edhe shumë probleme të tjera sepse palestra kalon në menaxhimin e KQZ-s nga nesër dhe përveç tereni që duhet të zhvillohet ndeshja jashtë, ne e kemi problem edhe stërvitjet t’i vazhdojmë. DO të thitë është shumë problem kjo pjesa dhe sinqerisht nuk e kuptoj se si mund të merret një vendim që palestra të lirohen nga klubet ose të mos kenë mundësi t’i zhvillojnë stërvitjet. Pra përveç lojës, problem tjetër shumë i madh është edhe stërvitjet ku do t’i zhvillojmë”, tha Deliu.

Ai ka shtuar se me këtë problematikë përballen sa herë që në Kosovë ka zgjedhje.

“Edhe në zgjedhjet e kaluara ka qenë i njëjti problem dhe e kemi ditur që nuk ka mundësi të arrihet asgjë nga kjo marrëveshje dhe menjëherë kemi kontaktuar me ekipin kundërshtar dhe kemi kërkuar që t’i zhvillojmë dy ndeshjet sepse e dimë që kjo nuk mund të realizohet, nuk është problem vetëm Rahoveci por e gjithë Kosova…Nuk është se kemi tentuar të shkojmë edhe ne KQZ direkt por e kemi ditur se është e pamundur sepse jo vetëm për Rahovecin por edhe për të gjitha klubet tjera ka qenë e pamundur”, shtoi Deliu.

Përveç hendbollit, me telashe të njëjta po përballet edhe sporti i volejbollit dhe ai i basketbollit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Bashkimi kërkon suksesin historik në Evropë

Published

on

Bashkimi pas fitores shumë të rëndësishme përballë Anwil-it kërkon për herë të parë të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup.

Për të arritur suksesin historik për klubin më të vjetër në Kosovë, prizrenasit duhet të ruajnë epërsinë e pikëve nga fitorja e parë.

Sfida në Prizren përfundoi 80:75 për Portokallezinjtë, derisa në grupe do të hyjë skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet.

Nënkampionët për herë të parë janë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, ndërsa nëse kalojnë pengesën në Poloni, atëherë do t’i bashkoheshin kampiones së Kosovës, Trepçës, si dhe PAOK-ut të Greqisë dhe Braunschëeig të Gjermanisë në Grupin F.

Anwil është një nga skuadrat më të forta polake në vitet e fundit, ku para dy vitesh kishte triumfuar në FIBA Europe Cup, kurse edicionin e kaluar ishte ndalur në Raundin e 1/16-tes.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën në Poloni nga ora 18:30./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

UBT hap thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Gazetarisë, Medias dhe Komunikimit 2025

Published

on

UBT fton studiuesit, profesionistët dhe studentët për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Gazetarisë, Medias dhe Komunikimit (ICJMC 2025), një ngjarje që synon të bashkojë ekspertët për të prezantuar rezultatet e fundit të kërkimeve, për të shkëmbyer ide dhe përvoja në fushën e gazetarisë, medias dhe komunikimit.

Kjo konferencë është pjesë e edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion, ku fokusi i këtij viti do të jetë Reziliencia dhe Qëndrueshmëria.

Datat e rëndësishme:

  • Dorëzimi i abstrakteve: 10 Tetor 2025
  • Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 17 Tetor 2025
  • Regjistrimi i hershëm: 17 Tetor 2025
  • Regjistrimi i vonë: 20 Tetor 2025
  • Dorëzimi i artikujve të plotë: 14 Nëntor 2025
  • Peer review: 17 Tetor 2025

Qëllimi i konferencës:

Konferenca synon të krijojë një platformë për shkëmbimin e njohurive ndërmjet studiuesve inovativë, akademikëve, hulumtuesve të rinj, studentëve pasuniversitarë dhe kandidatëve për doktoraturë, si dhe ekspertëve të fushës, duke mbështetur diskutime mbi sfidat, trendet dhe zhvillimet më të fundit në Gazetari, Media dhe Komunikim.

Tema e vitit:

  • Inteligjenca Artificiale dhe Sensacionalizmi i Informacionit në Kohë Krize dhe Konflikti

Nën-temat përfshijnë:

  • Roli i medias në kohë krize dhe kriza gjeopolitike
  • Transformimi i komunikimit politik në epokën dixhitale
  • Etika e medias dhe komunikimit gjatë krizave humanitare: Përdorimi i Chat GPT

Temat e tjera të trajtuara:

  • Reklama, media alternative dhe komunitare
  • Inteligjenca artificiale dhe gazetaria
  • Komunikimi biznesor dhe marketingu i integruar
  • Media dhe globalizimi, media dhe sporti
  • Etika e medias, dezinformimi dhe lajmet false
  • Komunikimi ndërkulturor dhe ndëretnik
  • Studime kritike dhe kulturore, rinia dhe gjinia
  • Gazetaria, ligji dhe ndikimi shoqëror
  • Media, ndryshimet klimatike dhe studimet mjedisore
  • Komunikimi i rrezikut, stigma dhe shëndeti publik
  • Media vizuale, muzikore, multimediale dhe teknologjitë e reja

Dorëzimi i artikujve:

Materiali i dorëzuar duhet të jetë origjinal, nuk duhet të jetë publikuar më parë apo të jetë duke u shqyrtuar diku tjetër. Maksimumi i artikullit është 6 faqe. Artikujt që nuk përmbushin kriteret e formatit nuk do të konsiderohen.

Për më shumë detaje mbi standardet e pranimit dhe regjistrimin, vizitoni faqen zyrtare: Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së

Continue Reading

Lajmet

​Portieri 42 vjeçar kthehet për kualifikueset e Botërorit

Published

on

Portieri me përvojë Craig Gordon është rikthyer në kombëtaren e Skocisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Greqisë dhe Bjellorusisë.

Gardiani 42-vjeçar nuk ka luajtur që nga maji dhe ende nuk është paraqitur me Hearts këtë sezon, por tashmë është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim në qafë. Gordon, i cili ka 81 ndeshje me kombëtaren, zëvendëson shokun e tij të ekipit, Zander Clark.

Ndërkohë, mbrojtësi i Derby County, Max Johnston, dhe qendërmbrojtësi i Blackburn Rovers, Dominic Hyam, janë lënë jashtë listës. Po ashtu nuk është përfshirë as sulmuesi i formës së mirë i Hearts, Lawrence Shankland, i cili ka shënuar shtatë gola këtë sezon, si dhe Tommy Conway i Middlesbrough.

Skocia ka grumbulluar katër pikë në dy ndeshjet e para të grupit, pas barazimit 0-0 në Danimarkë dhe fitores 2-0 kundër Bjellorusisë. Greqia viziton Hampden Park më 9 tetor, ndërsa tre ditë më vonë Bjellorusia do të përballet me skocezët në Glasgow.

Trajneri Steve Clarke ka rikthyer edhe Anthony Ralston pas mungesës së tij, ndërsa Angus Gunn dhe Liam Kelly kompletojnë listën e portierëve, pavarësisht se kanë pak minuta me klubet e tyre./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara