Lajmet

Prania e gjarpërit helmues Vipera Ammodytes në Parkun e Gërmisë, AMMK: Asgjë shqetësuese, pjesë e biodiversitetit

MMK thotë se gjarpërinjtë si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instiktin e vetëmbrojtjes.

Published

on

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës (AMMK) ka reaguar pas raportimeve se gjarpri helmues Vipera Ammodytes është parë në hapësirat gjelbëruese në Parkun e Gërmisë, duke thënë se prania e gjarpërinjve në aty nuk është shqetësim por pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone.

Në një komunikatë për media, AMMK thotë se gjarpërinjtë si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instiktin e vetëmbrojtjes dhe në rast se ndihen të kërcënuar ata do të mbrohen.

“Rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues, që fatmirësisht ndodhin shumë rrallë, janë si pasojë e shkeljeve aksidentale me këmbë ose kapjes me dore pa i kuptuar pasojat që mund të vijnë me pas”, thuhet po aty.

Sipas AMMK-së, prania e gjarpërinjve nuk duhet të paraqet asnjë shqetësim për vizitorët eventual të Parkut Gërmia.

“Gjithsesi se secili duhet pasur kujdes që jo vetëm gjarpërinjtë, por edhe gjallesat tjera të mos shqetësohen në vendbanimin e tyre natyrorë me qëllim të mos kemi ndonjë ankesë për ndonjë sulm eventual prej tyre me qëllim të vetëmbrojtjes”, thotë AMMK. 

Lajmet

Haradinaj kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës në takim me Kaja Kallas

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim zyrtar Përfaqësuesen e Lartë dhe Zëvendëspresidente të Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Prishtinë.

Haradinaj u shpreh i nderuar për takimin dhe vlerësoi angazhimin e znj. Kallas dhe të Bashkimit Evropian për mbështetjen ndaj Kosovës dhe stabilitetit në rajon. Ai kërkoi heqjen urgjente të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me BE-në.

“Shpreha nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian,” deklaroi Haradinaj pas takimit.

Ai theksoi përkushtimin e AAK-së ndaj vlerave perëndimore dhe synimit për integrim të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, duke e cilësuar partneritetin me Bashkimin Evropian si thelbësor për të ardhmen politike dhe ekonomike të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës: Menaxhmenti i “Pastrimit” po i keqpërdor punëtorët për qëllime politike

Published

on

By

Pas grevës së zhvilluar sot nga punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Komuna e Prishtinës ka reaguar duke fajësuar menaxhmentin për situatën dhe duke e cilësuar protestën si të panevojshme.

Në një reagim të publikuar, Komuna shpreh shqetësim për atë që e quan keqpërdorim të punëtorëve për arsye politike.

“Përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm, keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë” thuhet në deklaratë.

Komuna ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 1.5 milionë euro me ndërmarrjen “Pastrimi”, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet.

“Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet”, përfundon reagimi.

Continue Reading

Lajmet

Operacion i suksesshëm anti-terrorizëm, arrestohen dy të dyshuar në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka kryer një operacion anti-terrorizëm në orët e para të mëngjesit, duke arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shpërndarje të propagandës terroriste dhe nxitje të përçarjes dhe urrejtjes.

Operacioni, i zhvilluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, përfshiu tri kontrolle në banesa në komunat e Fushë-Kosovës dhe Malishevës.

Të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur rrjetet sociale për të përhapur ideologji të organizatave terroriste dhe për të nxitur mosdurim ndërmjet komuniteteve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me veprimet ligjore në koordinim me organet e drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Vjosa Osmani vijon vizitën zyrtare në Zvicër me një program të ngjeshur aktivitetesh

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër me një program të ngjeshur aktivitetesh për ditën e dytë.

Në orën 9:00 do të vizitojë kompaninë “Stadler Rail” në St. Gallen, ndërsa në orën 11:45 do të qëndrojë në Universitetin e St. Gallen.

Në orën 16:10 në Gjenevë, Osmani do të takohet me Marko Ahtisaarin, kryetar i Bordit të Fondacionit për Paqe CMI Martti Ahtisaari.

Kjo është vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë të presidentit zviceran, dhe presidentja u prit me nderime ushtarake.

Continue Reading

Të kërkuara