Lajmet

Pozitë e opozitë pajtohen që të nisë puna në Projektligjin për sigurimet shëndetësore për Policinë dhe FSK-në

U tha se institucionet e sigurisë kanë nevojë për këto sigurime.

Published

on

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione, kanë kërkuar që të iniciojnë një nismë ligjore për sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së. Me këtë propozim, u pajtuan pozitë e opozitë.

Nismën për sigurim shëndetësor e propozoi deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, i cili tha se institucionet e sigurisë kanë nevojë për këto sigurime.

“Propozoj që me bë amendament që të bëhet sigurimi shëndetësor për policinë e FSK-në sepse ata janë në rrezik dhe kanë nevojë për këto sigurime”, tha ai.

Kjo nismë u përkrah edhe nga deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj. Ai e konsideroi shumë të rëndësishme sigurimin shëndetësor për këto dy institucione.

“Çështja e sigurimeve jetësore dhe shëndetësore është me vend. Nëse ne presim, mund ta bëjmë një iniciativë ligjore për me nis si projekt. Është shumë e nevojshme”, tha ai.

Po ashtu, anëtarët e këtij Komisioni, propozuan që t’i bëjnë një vizitë pikës kufitare në Jarinjë si dhe vendeve tjera që janë vërshuar së fundi nga reshjet.

Deputeti Enver Dugolli propozoi që t’i bëhet një vizitë kufirit në Jarinjë.

“Propozoj që të dalim edhe të shkojmë ti vizitojmë veriun, në Jarinjë, me pa se sa po zbatohet ligji, problemet nëse kanë policia e Kosovës, prandaj propozoj që të shkojmë. Sa i përket propozimit të Humollit është i mangët”, tha ai.

Ky komision me te gjitha votat për dhe asnjë kundër miratoi Raportet me Rekomandime për Projektligjin Nr. 08/L-l 73 për Sigurinë Kibernetike si dhe Raportin me Rekomandime për Projektligjin Nr. 08/L-l 66 për Tubimet Publike të cilat shkojnë për shqyrtim në seancën e Kuvendit të Kosovës.

lajme

Sulmohet me thikë një person në Pejë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një burrë është sulmuar me thikë në rrugën “Vrana Konti” në Pejë, në një rast që policia po e heton si vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se një person i panjohur ka dalë nga një veturë, e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po mbahet në repartin e kirurgjisë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një vajzë e mitur e lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë

Published

on

By

Një vajzë e mitur, e cila po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas një aksidenti të rëndë trafiku në Gjakovë, ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur muajin e kaluar në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ku ishin përfshirë dy vetura, njëra me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një burrë, shtetas i Shqipërisë, dhe tjetra me targa vendore e drejtuar nga një burrë nga Kosova.

Përveç dëmeve materiale, në këtë aksident ishin lënduar pesë persona: tri gra dhe dy burra. Njëri prej drejtuesve të dyshuar, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të lënduarit e tjerë kishin marrë trajtim mjekësor. Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente./E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se kanosi prindërit e tij

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur dy prindërit e tij.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tre raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të ndara të dhunës në familje të regjistruara në Prishtinë, Ferizaj dhe Pejë.

Në Prishtinë, një burrë është shoqëruar në stacionin policor pasi, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Ferizaj, një grua ka raportuar se është kanosur nga një burrë me të cilin kishte bashkëjetuar më herët. Sipas policisë, i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Një rast tjetër i kanosjes është raportuar edhe në Pejë, ku një grua është kërcënuar përmes telefonit nga ish-bashkëshorti i saj, një burrë që jeton në Gjermani. Edhe për këtë rast, me vendim të prokurorit, procedurat po zhvillohen në mënyrë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara