Lajmet

Porsche do të ndërtojë kullë banimi luksoze në Tajlandë

Published

on

Prodhuesi gjerman i makinave luksoze, Porsche ka zbuluar së fundmi dizajnin për Porsche Design Tower në Bangkok, një bllok apartamentesh shumë luksoze, i cili po cilësohet si “kryevepër arkitekturore”.

Projekti do të kryhet nga Ananda Development, një kompani e zhvillimit të pronave, si dhe Porsche Design, që është krahu i mallrave luksoze të prodhuesit të automjeteve.

Ndërtesa e apartamenteve do të ketë 22 Sky Vila, të cilat do të variojnë nga 525 metra katrorë në 1,135 metra katrorë dhe pritet të kenë një çmim duke filluar nga 15 milionë dollarë (13,59 milionë €) deri në 40 milionë dollarë (36,25 milion €). Këto vila Sky do të kenë opsione si quadplex ashtu edhe duplex.

Gjithashtu ky kompleks do të ketë edhe garazhe luksoze makinash, një spa, pishinë e palestër./UBTNews/

Lajmet

Elbert Krasniqi për ndërtimin e urave në Mitrovicë: Të hetohet, por urat janë të rëndësishme për lidhjen e qytetit

Published

on

By

Ministri në detyrë i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka folur për projektin e ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke e cilësuar atë si një hap me rëndësi për qytetin, pavarësisht hetimeve që po zhvillohen lidhur me këtë çështje.

Gjatë një deklarate për media, Krasniqi refuzoi të komentojë për hetimet, por theksoi rëndësinë funksionale dhe simbolike të këtyre urave.

Nuk mundem me i komentu hetimet, le të hetohet. Urat janë të rëndësishme, i lidhin veriun dhe jugun,” u shpreh ai.

Continue Reading

Lajmet

Diplomohen 279 kadetë të rinj të Policisë

Published

on

By

Në një ceremoni të mbajtur të premten, 279 kadetë të gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës kanë diplomuar, duke u bërë pjesë e re e forcës policore në vend.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, tha se betimi i kadetëve është një zotim për të vepruar me integritet dhe në shërbim të interesit të vendit.

Kjo uniformë dhe ky institucion nuk janë vetëm zbatues të ligjit, por edhe përfaqësues të vlerave të disiplinës, punës, integritetit dhe atdhedashurisë. Këta kadetë – 261 shqiptarë, 11 serbë, 4 boshnjakë, 2 egjiptianë dhe 2 turq – i bashkon një mision dhe qëllime të përbashkëta,” deklaroi Bislimi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, foli për sfidat që kanë përballuar kadetët gjatë procesit të trajnimit.

Të gjitha gjeneratat, përfshirë këtë të fundit, kanë kaluar nëpër sfida të ndryshme për të arritur në këtë ditë historike. Por falë përkushtimit dhe disiplinës, ata e kanë finalizuar me sukses trajnimin e tyre. Tani, detyra e tyre është zbatimi i ligjit në praktikë,” tha Kelani.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi se Policia e Kosovës jo vetëm që gëzon besimin më të lartë qytetar, por është edhe një shembull i partneritetit dhe i efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bëri të ditur se për këtë gjeneratë kanë aplikuar mbi 7 mijë qytetarë, çka sipas tij tregon besimin e qytetarëve ndaj këtij institucioni.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Katër vjet keqpërdorime me buxhetin, koha për arrestime

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit. Ai ka kritikuar menaxhimin financiar të Qeverisë Kurti.

Sipas tij, tashmë do të duhej të ishin ngritur aktakuza, madje edhe të ndodhnin arrestime, për keqpërdorimet që pretendohet të kenë ndodhur gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit.

Zemaj shtoi se ekzistojnë kontrata të shumta, për të cilat është e dukshme se ka pasur shkelje.

Sot do të duhej të kishim aktakuza të ngritura, e të mos them edhe arrestime për keqpërdorimin që ka ndodhur në buxhetin e Kosovës në këto katër vjet të Qeverisë Kurti. Ka shumë kontrata që janë evidente që ka pasur shkelje”, tha Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Lushaku-Sadriu: Vetëvendosje erdhi me kauzë kundër korrupsionit, sot është simbol i tij

Published

on

By

Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti, duke e akuzuar atë për shkelje të kushtetutës dhe për dëme të mëdha ndaj vendit.

Para seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lushaku-Sadriu deklaroi se është paradoksale se si një subjekt që erdhi në pushtet me premtimin për luftë kundër korrupsionit, po bëhet sot simbol i tij.

E para, të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyrat e qeverisë, bartin përgjegjësi për të gjitha këto vendime që po i marrin në mënyrë jokushtetuese, aq më tepër për procedura prokurimi , ku nënshkrimet e tyre validojnë për zgjedhje që shkojnë në dëm të buxhetit të Kosovës”, u shpreh ajo

Ajo shtoi se Qeveria aktuale i ka shkaktuar “dëm epokal” vendit, duke e çuar në një krizë të thellë institucionale e politike.

Continue Reading

Të kërkuara