Lajmet

Porosia e grave që përjetuan dhunë në familje: Paraqitni të gjitha rastet

Mërgimja: Abuzuesit janë edhe manipulantë të mirë.

Published

on

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga bashkëshortët e tyre.

Radio Evropa e Lirë ka mbledhur rrëfime të disa grave që janë rrahur e keqtrajtuar nga bashkëshortët apo partnerët. Ato porosisin që rastet e dhunës të raportohen tek organet e rendit që në fillimet e tyre.

Në Kosovë, gratë përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës në familje.

Sipas të dhënave të policisë, deri në shtator të vitit 2021, si viktima të dhunës në familje janë raportuar 1,437 gra dhe 408 burra.

Çdo vit, që nga 2018-ta, së paku 1,000 gra janë raportuar si viktima të dhunës në familje.

Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjatë periudhës janar – tetor, 2021, ky institucion ka pranuar 1,028 raste të dhunës, ndërsa ka zgjidhur 711.

Më 25 nëntor shënohet Dita Ndërkombëtare për Ndalimin e Dhunës ndaj Grave. Nga kjo datë nisin edhe 16 ditët e aktivizmit kundër kësaj dhune.

Në vazhdim mund të lexoni rrëfime të shkurtra të disa grave kosovare (emrat e shumicës prej së cilave janë ndryshuar nga redaksia për shkak të mbrojtjes së identitetit), që kanë përjetuar dhunë.

Flora: Dhunë fizike e psikike nga burri i dehur

Edhe pse ia kishte falur një herë, Flora, një 28-vjeçare nga Gjakova, kishte vazhduar të përjetonte dhunë nga burri i saj.

“Ka vazhduar përsëri pas dy-tre muajsh të përdorë alkoolin dhe ka filluar edhe dhunë fizike”.

“Për disa vite me radhë ka vazhduar dhuna psikike, me fyerje, me kërcënime… Nuk kam pasur dëshirë të jetoj më me të”, rrëfen ajo.

Flora thotë se përdorimi i tepërt i alkoolit e ka përkeqësuar sjelljen e dhunshme të bashkëshortit. Ajo u largua nga shtëpia dhe gjeti strehim në një shtëpi të sigurt.

“Punëtoret e shtëpisë së sigurt më kanë ndihmuar shumë. Ka nisur tash të më vijë vullneti më shumë”, tregon Flora.

Kjo grua, viktimë e dhunës në familje, bën thirrje që dhuna të raportohet aty ku duhet, pasi, siç thotë, vetëm kështu mund të ndalet.

Shpresa: Vdekje, tragjedi e dhunë

Shpresa, 35-vjeçare, nuk gjeti ngushëllim as pas përjetimit

“Dhuna ka filluar pasi ai ka qenë i dehur tërë ditën. Thyente gjëra në shtëpi, grindej me mua. Kur këndellej nga dehja, thoshte: jo, nuk kam bërë unë kështu”, tregon Shpresa.

Edhe Shpresa gjeti strehim në një shtëpi të sigurt dhe bën thirrje për vetëdijesim kundër konsumit të pakontrolluar të alkoolit.

“Shkaku i alkoolit më është prishur shtëpia”, thotë ajo.

Zana: Martesë e hershme e dhunë në emër të xhelozisë

Ishte vetëm 14 vjeçe kur u martua. Zana sot, si 18-vjeçare, ka një fëmijë dhe është shtatzënë.

Dyshimet që burri i saj i kishte për tradhti nga Zana, kanë bërë që ai ta rrahë e ta dëbojë nga shtëpia.

më të vështirë.

Asaj i vdiq vajza 4-vjeçare dhe që nga ajo kohë nisi edhe dhuna fizike nga bashkëshorti i saj.

“Më ka larguar nga shtëpia në orën 6 të mëngjesit. I kam thënë që nuk kam ku të shkoj. E lajmërova rastin, kërkova zgjidhje. Më ka lënduar shumë. M’i ka thyer dhëmbët…”, tregon Zana, e cila tani ndodhet në shtëpi të sigurt.

“Më ka goditur në gjoks, më ka lënë pa frymë”, thotë ajo.

Marigona: Bixhoz, dhunë e mohim

Tetë vjet martesë, Marigona i kaloi me probleme, por më e keqja nisi para nëntë muajsh.

Marigona thotë se burri i saj bëhej nervoz sa herë që luante bixhoz dhe e rrihte.

“Për muri më ka rrahur, nofullën e dhëmbët m’i ka prishur”, tregon ajo.

Marigona, 42 vjeçe, thotë se burri nuk e ka pranuar asnjëherë se deri në çfarë niveli ka arritur dhuna.

“Edhe në polici kur e kanë parë që ma ka prishur fytyrën duke më rrahur, nuk e ka pranuar. Ka thënë vetëm disa shuplaka ia kam dhënë”, rrëfen Marigona.

Nga shtëpia e sigurt, ajo ka një porosi për gratë e tjera që mund ta kenë të njëjtin përjetim:

“Secilës grua që e ka problemin e njëjtë si unë, do t’i kisha thënë që sa më shpejt ta lajmërojë rastin dhe të mos rrijë në dhunë si unë”.

Mërgimja: Abuzuesit janë edhe manipulantë të mirë

Mërgimja, atëbotë 22-vjeçare, nuk e kishte menduar se i fejuari i saj mund të jetë i dhunshëm.

Një grindje e parë kur nisën bashkëjetesën, çoi në dhunë. Mërgimja thotë se e kishte problem ta perceptonte.

“Më ka kapur nga krahët dhe më ka shtrënguar dhe më ka shkundur. Edhe me fytyrë në krevat më ka mbajtur diku 30 sekonda. Nuk kam mundur aspak të marr frymë. Asgjë nuk kam mundur të bëj. Gjithçka ka qenë…Oh Zot, çfarë po ndodh!”, tregon Mërgimja.

Sipas Mërgimes, me kalimin e kohës, ai e rrihte për arsye nga më të ndryshmet.

“Kur ai vendoste të më rrihte, unë e dija. Çfarëdo që unë do të thosha, nuk kishte më rëndësi, sepse është ditur çfarë do të bëjë”, rrëfen Mërgimja.

Ajo thotë se abuzuesit nuk mund të profilizohen, pasi shpesh duken “sharmantë” dhe janë “manipulues”.

Dhunuesi është dhunues dhe turpi i tij kurrë s’ka për të ndryshuar”, porosit Mërgimja, e cila tani jeton në Shtetet e Bashkuara.

Dhuna sistematike dhe sistemi patriarkal

Dhuna në familje, përkatësisht ajo ndaj grave, buron nga një sistem patriarkal i mendësisë, thonë ekspertët.

Sipas sociologes Linda Gusia, ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, sistemi shoqëror i kontribuon rritjes së nivelit të kësaj dhune.

“Shumë shpesh ka njëfarë tendence të përgjithshme të shoqërisë që ta trajtojë dhunën si problem mes çiftit. Feministet dhe sociologët në përgjithësi insistojnë që dhuna është po ashtu problem strukturor”, thotë Gusia.

Gratë që janë viktima të dhunës në familje, shpesh thonë se nuk kanë arritur të vërejnë shenja se partneri i tyre është i dhunshëm përpara se të niste dhuna.

Sipas psikologut kosovar, Yll Avdiaj, njerëzit afër abuzuesve jo çdoherë mund t’i vërejnë ose parashikojnë tendencat e dhunshme.

“Sa u përket veprimeve të dhunshme, nuk do të thotë që mund t’i vërejmë çdo herë [para se të ndodhin]. Është një lloj konflikti i brendshëm që mund të ndodhë tek ai person deri te pika kulmore [dhuna]”, thotë Avdiaj.

Sipas tij, është mirë që të ketë programe rehabilituese për viktimat e dhunës, por edhe për abuzuesit, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e dhunës.

Sipas degës në Kosovë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dedikuar grave, UN Women, shifrat zyrtare të rasteve të dhunës në familje nuk e tregojnë gjendjen reale në terren.

“Frika nga stigma, varësia ekonomike, mungesa e besimit institucional, frika nga dhuna e vazhdueshme, hakmarrja ose humbja e kujdestarisë së fëmijëve janë disa nga arsyet që kontribuojnë në nën-raportim”, thuhet në një deklaratë të UN Women dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas UN Women, mungesa e shërbimeve të rehabilitimit për autorët e dhunës dhe mosgjetja e zgjidhjes afatgjate për strehimin e viktimave të dhunës janë probleme të theksuara në trajtimin institucional të dhunës në familje.

Në shtator të vitit 2020, Kuvendi i Kosovës ka përfshirë Konventën e Stambollit në Kushtetutë.

Konventa e Stambollit, e hartuar nga Këshilli i Evropës, është instrument obligues që i detyron shtetet ta luftojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe dhunën në familje.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi vazhdon sot seancën konstituive jashtë afatit

Published

on

By

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në orën 11:00, ndonëse afati kushtetues për përfundimin e këtij procesi skadoi mbrëmë në mesnatë.

Kapërcimi i këtij afati ka nxitur reagime të ashpra nga partitë opozitare dhe shoqëria civile, të cilat insistojnë se konstituimi i legjislaturës së re duhej të përmbyllej brenda kornizave kushtetuese.

Gjatë orëve të vona të së enjtes, përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së qëndruan në ambientet e Kuvendit duke kërkuar mbylljen e seancës para orës 00:00. Edhe pse disa deputetë opozitarë tentuan të futen në sallën plenare, ata e gjetën derën e mbyllur. Përkundër përplasjeve, asnjë nga tri subjektet opozitare nuk ka konfirmuar ende nëse do ta bojkotojë punën e sotme.

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë një ofertë PDK-së gjatë ditës së djeshme: postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të sigurimit të kuorumit për zgjedhjen e presidentit të ri. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Published

on

By

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar zyrtarisht për ditën e shtunë, më 8 gusht, në orën 11:00. 

Vendimi vjen përmes një njoftimi nga institucioni i Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës së djeshme, e cila u ndërpre me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për t’i dhënë hapësirë negociatave politike.  

Edhe pse afati kushtetues për përmbylljen e konstituimit përfundon sonte, përpjekjet për gjetjen e një konsensusi nuk kanë dhënë rezultat. Takimi i zhvilluar mes Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa ndonjë dakordësi.  

Pika kryesore e bllokadës mbetet çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri. Pas takimit, të dyja palët deklaruan se mbeten ende larg një marrëveshjeje politike, duke konfirmuar se mes tyre ekzistojnë dallime drastike sa i përket qëndrimeve për pozitat shtetrore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Identifikohen mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar sot se është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në një lokacion të tretë të dyshuar në komunën e Zubin Potokut. Kjo gjetje vjen si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore që po zhvillohen në terren.

Nëpërmjet një komunikate të përbashkët për media, institucionet kanë bërë të ditur detajet e operacionit.

“Në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, njoftojmë se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar”.

Aktualisht, autoritetet kompetente janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme në këtë zonë.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjes së të gjitha rrethanave”.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre për këtë çështje.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Ka një dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së për poste

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje politike pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se, pavarësisht betimit të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mbetet e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje politike për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare dhe për të siguruar funksionimin e institucioneve.

“Meqenëse dje u bë betimi i 120 deputetëve që përfaqësojnë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, nuk kemi ende marrëveshje politike. Unë jam i bindur që për qëndrueshmëri përpara, që nënkupton edhe shmangien e zgjedhjeve të reja parlamentare, që padyshim sikurse ato të mëhershmet do të ishin të panevojshme, të paarsyeshme e madje edhe të dëmshme për buxhetin e shtetit dhe për ekonominë e vendit, nuk është e mundur ndryshe përveçse pa marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re”, tha ai.

Kurti sqaroi se mosarritja e një dakordësie për zgjedhjen e kryetarit të shtetit çon pashmangshëm drejt shpërndarjes së Kuvendit, duke nënvizuar se ekziston një mospërputhje e madhe mes vullnetit të votuesve dhe kushteve të vendosura nga LDK-ja.

“Pra, në kushtet kur ne zgjedhim kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, zgjedhim qeverinë e re të Republikës së Kosovës, mirëpo vijmë sërish tek problemi i zgjedhjes së presidentit, kjo është një formulë tashmë e sprovuar dhe me metoda të njëjta nuk mund të kemi rezultate të tjera. Andaj kjo do të shpjerë të pashmangshëm drejt shpërndarjes së Kuvendit. Marrëveshjen politike nuk e kemi ende. Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, deklaroi Kurti pas takimit me Abdixhikun. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Të kërkuara