Lajmet

Popullsia e Kroacisë ka rënë me 10% në një dekadë

Qeveria e Kroacisë e ka veçuar problemin si një sfidë të madhe për të ardhmen e vendit.

Published

on

Kroacia ka 10% më pak njerëz që jetojnë brenda kufijve të saj se një dekadë më parë, kjo sipas rezultateve paraprake të një regjistrimi të publikuar të premten.

Lista e numërimit tregon se Kroacia kishte 3.8 milionë banorë në 2021, në krahasim me 4.2 milionë në vitin 2011, tha Lidija Brkovic nga zyra kombëtare e statistikave.

“Në 10 vitet e fundit, numri i banorëve është ulur me 396,000 (njerëz)”, tha Brkovic, përcjell UBT News.

Rënia reflekton problemin e shpopullimit në Kroaci – dhe në rajonin e Ballkanit – që është një kombinim i nivelit të ulët të lindjeve dhe emigrimit drejt vendeve më të pasura në BE.

Qeveria e Kroacisë e ka veçuar problemin si një sfidë të madhe për autoritetet dhe të ardhmen e vendit.

Pavarësisht anëtarësimit në BE në vitin 2013, Kroacia ka qenë duke luftuar për të ringjallur ekonominë e saj, e cila u shkatërrua gjatë luftës në fillim të mesit të viteve 1990 pas pavarësisë së vendit nga ish-Jugosllavia./UBTNews/

Lajmet

​“E kuptoni sonte” – çfarë po paralajmërojnë dardanët?

Published

on

By

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve dhe përballë do ta ketë Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Mbështetja nga tifozët në tribina për dardanët do të jetë e madhe pasi një numër i madh i biletave janë shitur për këtë ballafaqim.

Pak orë para ndeshjes, kreu u tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka lëshuar një paralajmërim në rrjetet sociale duke thënë se sonte do të kuptohet vlera që ata kanë.

Sonte e kuptoni sa vlejmë, çka përfaqësojmë si Dardanë dhe çfarë vlerash ruajmë. Nuk ndalemi! Për Kosovën e me Kosovën, gjithmonë”, ka shkruar Berisha.

Continue Reading

Lajmet

​Kuka po trajnon trajnerë të rinj të xhudos

Published

on

By

Nga data 10 deri më 17 nëntor 2024, Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë u shndërrua në epiqendrën e zhvillimit profesional për trajnerët e xhudos në Kosovë.

Nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”, përfundoi me sukses pjesa e parë e kësaj punëtorie.

Gjatë këtyre ditëve intensive, trajnerët pjesëmarrës përfituan njohuri të avancuara teknike dhe metodologjike, duke u njohur me qasje moderne për zhvillimin e sportistëve. Sesionet praktike dhe teorike sollën frymëzim dhe motivim për të ngritur cilësinë e xhudos në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

​Kosova sot pa dy shtyllat kryesore të mbrojtjes ndaj Lituanisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Lituaninë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. “Dardanët” do të luajnë këtë sfidë me fillim nga ora 20:45 para mijëra tifozëve.

Pas asaj që ndodhi në Rumani, futbollistët e Kombëtares së Kosovës kërkojnë fitoren pasi duan ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampanjë kualifikuese.

Për këtë takim përzgjedhësi Franco Foda pritet të bëjë dy ndryshime të detyrueshme në formacionin startues në mungesë të Amir Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës të cilët mungojnë shkaku i kartonëve.

Vendin e tyre pritet ta zë dyshja Aliti dhe Krasniqi në qendër të mbrojtjes.

Continue Reading

Lajmet

Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për Ukrainën, i rëndësishëm

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të hënën ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Administrata e presidenti Joe Biden e ka lejuar Ukrainën t’i përdorë armët e prodhuara amerikane për të kryer sulme thellë brenda Rusisë, thanë mediat amerikane të dielën.

Baerbock, megjithatë, tha se kjo nuk përbën ndryshim të strategjisë nga Perëndimi.

Vendimi nga pala amerikane – dhe dua ta theksoj se ky nuk është rimendim, por thjesht intensifikim i asaj që kanë dhënë deri tani partnerët e tjerë – është tejet i rëndësishëm në këtë kohë”, tha Baerbock në Bruksel para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së.

The New York Times, Associated Press dhe Reuters raportuan më 17 nëntor se Biden ka hequr këto kufizime, duke u thirrur në burime që kanë njohuri për këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar për këto raportime dhe nuk i është përgjigjur ende kërkesës për koment dërguar nga Radio Evropa e Lirë. Këshilli për Siguri Kombëtare po ashtu nuk ka komentuar për këtë raportime.

Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë do të përbënte një ndryshim të madh në politikën amerikane, pasi Kievi që një kohë të gjatë i ka kërkuar Uashingtonit që ta lejojë që të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk i konfirmoi drejtpërdrejt raportimet, por tha se një nga pikat kryesore të “planit të tij të fitores” që ia ka paraqitur aleatëve përfshinte përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga ushtria e tij.

Sot, shumë njerëz në media po thonë se kemi marrë leje për veprime të përshtatshme. Por, [ushtritë] nuk godasin me fjalë. Gjëra të tilla nuk bëhen publike. Raketat do të flasin vetë“, tha ai përmes një postimi në Telegram.

Reuters, duke cituar burime, raportoi se Kievi planifikon të kryejë sulmet e para me armë me rreze të gjatë veprimi pas disa ditësh, por nuk dha më shumë detaje.

Ukraina me gjasë do të përdorë raketat e sistemit ATACMS – që kanë rreze veprimi deri në 300 kilometra – tha Reuters, duke cituar tri burime që kanë informacione për këtë çështje.

ATACMS apo Sistemi Raketor Taktik Ushtarak është raketë e fuqishme hipersonike, balistike që mund të udhëtojë deri në 300 kilometra.

Continue Reading

Të kërkuara