Lajmet

Popullsia e Kinës do të fillojë të tkurret deri në vitin 2025

Qytete të shumta janë duke zbatuar politika mbështetëse, sipas mediave shtetërore.

Published

on

Popullsia e Kinës do të fillojë të zvogëlohet deri në vitin 2025, kanë thënë zyrtarët, pasi madhësia e familjeve po zvogëlohet dhe qytetarët po plaken.

Vendi më i populluar në botë është përballur me një krizë demografike të afërt pasi po përballet me një fuqi punëtore që po shkon me shpejtësi drejt plakjes, ekonomi të ngadalësuar dhe rritje të dobët të popullsisë në dekada.

Megjithëse zyrtarët lehtësuan “politikën e rreptë për të pasur vetëm një fëmijë” të vendit në vitin 2016 dhe vitin e kaluar lejuan çiftet të kishin tre fëmijë, shkalla e lindjeve ka rënë në një rekord të ulët.

“Ritmi i rritjes së popullsisë totale është ngadalësuar ndjeshëm dhe do të hyjë në një fazë të rritjes negative në periudhën e ‘Planit të 14-të Pesëvjeçar'”, tha të hënën Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, duke iu referuar periudhës midis 2021 dhe 2025.

Në janar, autoritetet thanë se parashikimet prisnin që popullsia të hynte në zero rritje “ose edhe rritje negative” në atë periudhë pesëvjeçare.

Shkalla e përgjithshme e lindshmërisë ka rënë nën 1.3 vitet e fundit, ndërsa vendi pritet të hyjë në një fazë të plakjes së rëndë rreth vitit 2035, me më shumë se 30 për qind të popullsisë më të vjetër se 60 vjeç.

Familjet po bëhen gjithashtu më të vogla, duke “dobësuar” funksionet e pensionit dhe të kujdesit për fëmijët, tha komisioni shëndetësor, duke bërë thirrje për përmirësimin e mbështetjes për rritjen e fëmijëve dhe për politikat për strehimin, arsimin dhe taksat për të ndihmuar në uljen e barrës mbi familjet.

Qytete të shumta janë duke zbatuar politika mbështetëse, sipas mediave shtetërore./UBTNews/

Vendi

Rektori i UBT-së në Washington, mes liderëve botërorë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington, një ngjarje prestigjioze ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe liderë të lartë politikë dhe institucionalë nga e gjithë bota.

Ky manifestim tradicional, i cili organizohet që nga viti 1953, mbahet çdo të enjte të parë të muajit shkurt dhe përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore dhe institucionale në SHBA.

Lutjet Nacionale të Mëngjesit mbledhin anëtarë të Kongresit Amerikan, politikanë, liderë ushtarakë, si dhe mysafirë nga mbi njëqind vende të botës.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këtë ngjarje të rëndësishme përbën një moment domethënës për përfaqësimin akademik dhe institucional të Kosovës në një platformë globale me ndikim të veçantë.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Kosovës në SHBA, z. Ilir Dugolli, për delegacionin nga Kosova që po merr pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington.

Gjatë këtij takimi, Rektori Hajrizi pati mundësinë të takohet me deputetë, sipërmarrës, përfaqësues të komunitetit dhe medias, si dhe personalitete të tjera nga jeta akademike dhe institucionale, duke forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe duke përfaqësuar Kosovën në një nivel institucional dhe akademik.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria lejon rihapjen e TikTokut

Published

on

Qeveria e Shqipërisë ka sqaruar vendimin e 3 shkurtit për rikthimin e TikTok pas gati një viti mbylljeje.

Në sqarim thuhet se vendimi u mor pas një rivlerësimi institucional dhe adresimit të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Qeveria bën me dije se bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare me përfaqësuesit e platformës është institucionalizuar dhe se fokusi është zhvendosur nga ndalimi i aksesit në monitorim aktiv dhe përgjegjësi të përbashkët për sigurinë digjitale.

“Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale”, thuhet në njoftimin e Agjencia për Media dhe Informim .

Njoftimi:

Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok

Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje e parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm. Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.

Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.

Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike. /REL/

 

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takon Kryetaren e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Published

on

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara ka takuar Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.

Osmani është shprehur se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapësirë për mundësi bashkëpunimi në shumë fusha.

“Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion”, shkruan Osmani.

Qëllimi i vizitës së Presidentes Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte për Samitin Botëror të Qeverisjes, ku morën pjesë edhe shumë lider tjerë botëror.

Continue Reading

Të kërkuara