Lajmet

​Si të kujdeseni për buzët tuaja në diell?

Kujdesi i duhur do të parandalojë shfaqjen e parakohshme të rrudhave.

Published

on

Përveç xhelit të aloe verës, i cili është gjithashtu një preparat unik për skuqjen e të gjitha llojeve të lëkurës, ka edhe balsame të ndryshëm që mund t’i ndihmoni vetes për të ruajtur hidratimin e thellë të pjesës së ndjeshme të fytyrës.

Përveç ruajtjes së lagështirës në zonën e buzëve, kujdesi i duhur do të parandalojë shfaqjen e parakohshme të rrudhave.

Përdorni balsam dhe kremra, por kujdes për disa përbërës si retinoli, thahet lëkura dhe nuk bën mirë për buzët, rekomandon estetistja Nicole Caroline për Byrdie.

Për më tepër, është e rëndësishme të mbroni buzët me kremra me faktorë mbrojtës ose balsam nga koleksionet e diellit sepse rrezatimi UV shkatërron fibrat e kolagjenit.

Buzët janë një pjesë shumë e ndjeshme e fytyrës, ashtu si zona rreth syve. Ajo pjesë e fytyrës zbulon ndryshime me kalimin e kohës, dhe disa prej tyre janë vëllimi i reduktuar i buzëve, të cilat mund t’i falënderojmë përkeqësimit natyral të kolagjenit dhe uljes së përqendrimit të acidit hialuronik.

Me kalimin e kohës, fytyra, madje edhe buzët, duken më pak ‘të fryrë’, prandaj fytyra duket se rrjedh poshtë. Shfaqen rrudhat, të cilat ndikojnë edhe në ndryshimet në pamjen e fytyrës. Në qendër të kësaj janë buzët, të cilat mund t’i mbajmë të reja me kujdesin e duhur.

Balsami është i mrekullueshëm disa herë në ditë, dhe peeling një herë në javë. Përgatiteni vetë – sheqeri dhe vaji i ullirit të cilit i keni shtuar pak mjaltë do t’i pastrojnë në mënyrë perfekte buzët tuaja dhe do t’u japin atyre ushqim dhe butësi.

Buzëkuqet e gjeneratës së re janë të mirë për buzët për shkak të cilësisë së formulës, tani janë pjesë e formulave kundër plakjes. Ato me shkëlqim janë ideale sepse kanë më shumë përbërës hidratues, ndërsa ato mat mund të thajnë buzët.

Por, pavarësisht buzëkuqit, mund të përdorni një trik që funksionon gjithmonë – pak para se të aplikoni grimin, ushqejini mirë buzët me balsam, ato do të mbeten më të buta dhe të zhdërvjellëta gjatë gjithë ditës.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara