Lajmet

Polonia pranon sisteme HIMARS, do t’i dislokojë pranë kufirit me Rusinë

Kështu njoftoi ministri polak i Mbrojtjes.

Published

on

Polonia ka pranuar dërgesën e parë me sistemet raketore HIMARS, të prodhimit amerikan. Varshava planifikon që t’i dislokojë këto sisteme në një rajon që gjendet në kufi me Rusinë, tha ministri polak i Mbrojtjes.

“Kjo armë do të dislokohet në pjesën verilindore të shtetit tonë… detyra e saj është të pengojë agresorin”, tha ministri Mariusz Blaszczak për gazetarët më 15 maj.

Në mars, Ministria e Mbrojtjes të Polonisë tha se HIMARS-ët, që janë sistem raketor me rreze të gjatë veprimi dhe mjaft preciz, do të stacionohen në njësi ushtarake në Olsztin, që gjendet rreth 80 kilometra nga kufiri rus, afër enklavës së Kaliningradit.

Blaszczak tha se HIMARS-ët do të “forcojnë ushtrinë polake në krahun lindor të Polonisë dhe krahun lindor të NATO-s”.

Polonia, shtet në kufi me Ukrainën, të cilën e ka mbështetur, kishte blerë 20 HIMARS nga SHBA-ja më 2019 dhe tani ka pranuar dërgesën e parë me këto sisteme raketore. Por, Varshava tani është duke negociuar me Shtetet e Bashkuara që të blejë më shumë HIMARS.

“Kongresi amerikan ka miratuar shitjen e pothuajse 500 sistemeve për Poloninë. Këta raketahedhës do të blihen nga Polonia shumë shpejt”, tha Blaszczak.

“Ne duam të sigurohemi që në bazë të kontratës që po negocionojmë, të përfshijmë edhe bashkëprodhimin e HIMARS-ëve, si të raketahedhësve ashtu edhe të raketave të bëhen në Poloni. Ky është qëllimi që i kemi vënë vetes”, shtoi ai.

Në fund të janarit, Polonia ka njoftuar për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes për 4 për qind të bruto prodhimit të brendshëm, me kryeministrin polak që ka deklaruar se shteti ka nevojë të armatosë veten “më shpejt” në dritë të pushtimit rus të Ukrainës./REL

Lajmet

Osmani në Sofje, takoi presidentin bullgar dhe mbretin e Jordanisë

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në Bullgari, për ta përfaqësuar vendin krahas liderëve të tjerë në takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili do të mbahet në Sofje.

Nga atje Osmani ka publikuar një fotografi nga takimit me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

‘’Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal.

Continue Reading

Lajmet

Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës

Published

on

Me nderime shtetërore, janë rivarrosur mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës, të cilat ishin pjesë e listës së personave të zhdukur. Mbetjet e tyre ishin identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura në varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.

Ceremonia e rivarrimit u mbajt në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë të Klinës, ku u rivarrosën martirët Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, dhe Bekim (Muharrem) Gashi. Në varrezat e Jashanicës në Klinë, u rivarrosën eshtrat e Mentor (Xhemajl) Myrtajt.

Ceremonitë e rivarrimit vazhduan me viktimat e tjera, përfshirë Vehbi (Pajazit) Halilaj, i cili u rivarros në varrezat e fshatit Llapqevë në Malishevë, dhe Mentor (Maliq) Kryeziu, që u rivarros në Bubavec të Malishevës. Mbetjet mortore të Sabedin (Kadri) Kryeziu u rivarrosën më 21 mars në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

Ky akt përkujton sakrificat e viktimave të luftës dhe mundëson nderimin dhe kujtimin e tyre.

Continue Reading

Bota

Shpërthejnë përleshjet në Sudanin e Jugut, 30 të vdekur

Published

on

Në Sudanin e Jugut, përleshjet e dhunshme kanë shpërthyer në komunitetin e Abiemnom, në veri të vendit, duke lënë të paktën 30 të vdekur. Trazirat nisën pas një vjedhjeje të bagëtive nga një grup të rinjsh të armatosur në distriktin Rueng. Pas kësaj, forcat e sigurisë intervenuan, por një ditë më vonë, të rinjtë u kthyen me përforcime dhe sulmuan komunitetin Abiemnom.

Qytetarët dhe forcat e sigurisë tentuan të mbronin qytetin, por u përballën me një numër më të madh forcash armiqësore. Disa nga viktimat ishin pjesë e grupit të rinjve të armatosur.

Konfliktet midis barinjve dhe fermerëve janë të zakonshme në Sudanin e Jugut, por përleshjet e fundit vijnë pas tensioneve politike të rritura në vend. Arrestimi i Zëvendës Presidentit, Riek Macar, nga forcat besnike të Presidentit Salva Kiir, ka rritur shqetësimet për mundësinë e një ripërtëritjeje të luftës civile, që ka shkatërruar vendin gati shtatë vjet më parë.

Continue Reading

Bota

Kryeministri i përkohshëm i Serbisë: Jemi shumë pranë formimit të qeverisë së re, nuk përjashtohet as mundësia e zgjedhjeve

Published

on

Millosh Vuçeviç, kryeministri i përkohshëm i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është shumë afër, por ka ende mundësi që të thirren zgjedhje të reja. Në një intervistë për Prva TV, Vuçeviç tha se një kryeministër i ri do të mund të formonte një kabinet deri më 18 prill, por theksoi se ka një mundësi të vogël që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje për formimin e kabinetit, mund të shpallen zgjedhje të reja.

Ai përmendi se procesi i formimit të kabinetit do të jetë i vështirë dhe kërkon hartimin e një prezantimi brenda shtatë deri në dhjetë ditë. Pas konsultimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Vuçeviç theksoi se koalicioni që mbështet SNS është i bindur se nuk është e nevojshme të mbahen zgjedhje të reja dhe se do të propozojnë dy kandidatë për postin e kryeministrit të emëruar.

Continue Reading

Të kërkuara