Lajmet

Polonia mund ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë brenda javësh

Ukraina ka kërkuar avionë, kryesisht F-16 Fighting Falcons, për muaj të tërë.

Published

on

Polonia ka thënë këtë mëngjes se mund ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë MiG në katër deri në gjashtë javët e ardhshme, ka njoftuar kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Ukraina ka kërkuar avionë, kryesisht F-16 Fighting Falcons, për muaj të tërë, duke argumentuar se dispozita mund të prishë ekuilibrin në luftën me Rusinë.

Deri më tani, aleatët perëndimorë kanë refuzuar ta furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë. SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar sugjerojnë se çështja është jashtë diskutimit për momentin.

Lajmet

Akanji: Interi është klubi më i madh në Itali prandaj zgjedhja ishte e lehtë

Published

on

Manuel Akanji është lojtari më i ri i Interit, pasi u transferua në ditën e fundit të merkatos. Mbrojtësi zviceran në një intervistë tha se zgjedhja për t’iu bashkuar zikaltërve ishte e lehtë.

“Interi është klubi më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Ishte e lehtë për mua të vendos,” deklaroi Akanji.

Ai theksoi se mund të përshtatet në çdo pozicion në mbrojtjen me tre lojtarë, ndërsa foli edhe për ambiciet e tij: “Shpresoj të arrijmë në finale të rëndësishme dhe këtë herë të fitojmë, ”vazhdoi ai.

Sa i përket Serie A, Akanji tha se e ndjek prej kohësh dhe mezi pret të punojë me trajnerin Cristian Chivu.

Lidhur me bashkëkombësin Yann Sommer, ai zbuloi se gardiani i Interit i kishte dërguar një mesazh mirëseardhjeje.

“Mezi pres të takoj tifozët tanë në San Siro për ndeshjen e parë në shtëpi,” përfundoi mbrojtësi zviceran.

/S.K/KP

Continue Reading

Aktualitet

​Nisin punimet në stadiumin e Suharekës, Kurti: Përfundon brenda 750 ditësh

Published

on

Në Suharekë kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të këtij qytetit i cili do t’i ketë mbi 6 mijë ulëse dhe do të kushtojë 11 milionë euro.

Në vënien e gurthemelit,kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se ky stadium pritet të përfundojë brenda 750 ditësh dhe do të jetë i kategorisë D sipas standarteve të UEFA-s.

“Jemi bashkë në Suharekë për vënien e gurthemelit të stadiumit i cili është i kategorisë D sipas UEFA-s, do të ketë më shumë se 6 mijë e 500 ulëse, një lajm i jashtëzakonshëm për Suharekën dhe futbollin e sportin e Kosovës. Morëm vesh që për 750 ditë do të kryhen të gjitha punimet e nevojshme në mënyrë që ashtu siç duket në projekt, të duket edhe në realitet. Ne me këtë stadium i cili e ka vlerën e gjithmbarshme të investimit rreth 11 milionë euro, lajmë një pjesë të borxhit shtetëror për këtë ekip të jashtëzakonshëm që padyshim se po frymëzon që sa më shumë të rinj e të reja të merren me sport”, theksoi Kurti.

Ndërsa, ministri në detyrë i Minsitrisë së Sportit, Hajrulla Çeku, deklaroi se ky është një investim shumë i rëndësishëm për qytetin e Suharekës, derisa shtoi se investime të tilla janë pjesë e një programi shumë më të madh të Qeverisë së Kosvës për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

“Ky investim është pjesë e një programi shumë më të madh të Qeverisë së Kosovës, jo vetëm i ministrisë, buxheti për infrastrukturën e futbollit ka kërkuar zotim të veçantë dhe kryeministrit sepse e ka kuotuar rëndësinë që e ka futbollit për shtetin tonë. Jemi duke investuar në shumë qytete të Kosovës, disa stadiume tashmë në realizim, disa përfundojnë shumë shpejtë, të tjerat nisin ndërkohë. Jam shumë i lumtur që Suharekës po ia nisim këtë investim shumë të rëndësishëm bashkë me fushën ndihmëse që tashmë është në përfundim e sipër”, deklaroi Çeku.

I lumtur me këtë projekt u shpreh edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili tha se ky qytet e meriton të ketë kushte shumë më të mira infrastrukturorë në sport.

Në këtë stadium pritet që ndeshjet t’i zhvillojnë skuadra e Ballkani, ajo e Suharekës por edhe klube të tjera të kësaj komunës.

/S.K/KP

Continue Reading

Lajmet

​Zyrtare: Donnarumma transferohet te Manchester City

Published

on

Manchester City e ka konfirmuar transferimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain. Portieri italian 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, që e mban në “Etihad” deri në verën e vitit 2030.

Donnarumma, i njohur si një nga portierët më të mirë në botë, ka pasur një karrierë të pasur deri më tani.

Ai debutoi si 16-vjeçar me Milanin, ku zhvilloi mbi 250 ndeshje dhe fitoi Superkupën e Italisë më 2016. Në vitin 2021 kaloi te PSG, ku kontribuoi në fitimin e katër titujve të Ligue 1, dy Kupave të Francës, disa Superkupave, si dhe triumfin historik në Ligën e Kampionëve këtë vit kundër Interit.

Në nivel kombëtar, momenti i tij më i madh mbetet EURO 2020, ku me pritjet e tij në penallti i solli Italisë trofeun dhe u shpall Lojtari i Turneut.

“Është një nder i madh të nënshkruaj për Cityn dhe të luaj nën drejtimin e Pep Guardiolës. Do të jap gjithçka për suksesin e klubit”,u shpreh Donnarumma.

Drejtori i futbollit, Hugo Viana, e cilësoi afrimin e italianit si një përforcim të madh për skuadrën dhe një nga portierët më të mirë në botë.

/S.K/KP

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Hamëz Rama, do të mbajë ligjëratë në Hardh Talk në Rahovec

Published

on

Prof. Ass. Dr. Hamëz Rama, profesor në UBT, do të marrë pjesë në ngjarjen Hardh Talk në kuadër të Festivalit vjetor “Hardh Fest”, ku do të mbajë një ligjëratë, dhe do të mbahet më 05 shtator, nga ora 15:00, në Bodrumin e Vjetër në Rahovec.

Tema e ligjëratës është: “A mund të jetë vera pasaporta e re për zhvillimin ekonomik dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës?”, një çështje me rëndësi për promovimin e potencialit të verës së Rahovecit si produkt identitar dhe ekonomik për vendin.

Ngjarja pritet të mbledhë ekspertë, prodhues vere, akademikë e përfaqësues të institucioneve, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre mbi rolin e industrisë së verës në ekonominë kombëtare, turizëm dhe imazh ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e profesorit të UBT-së, Hamez Rama, sjell një perspektivë akademike dhe profesionale në këtë debat, duke theksuar mundësitë që Kosova ka për ta kthyer verën në një markë të fuqishme për identitetin dhe zhvillimin e saj ekonomik.

Continue Reading

Të kërkuara