Lajmet

Polonia kërkon raketa me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën pas sulmeve vdekjeprurëse

Sikorski shkroi në rrjete sociale se Perëndimi duhet të përgjigjet “në gjuhën që Putini e kupton”.

Publikuar

Ministri i Jashtëm polak u bëri thirrje aleatëve që të dorëzojnë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të shënjestrojë “vendet e nisjes dhe qendrat e komandës” mes një vale të re sulmesh ruse.

Kryediplomati i Polonisë, Radosław Sikorski, shkroi në rrjete sociale se Perëndimi duhet të përgjigjet “në gjuhën që Putini e kupton”.

Polonia është ndër aleatët më besnik të Ukrainës dhe administrata e re në Varshavë dyfishoi mbështetjen politike për vendin fqinj.

Sikorski tha gjithashtu se përgjigja ndaj Rusisë duhet të pasohet me “shtrëngimin” e sanksioneve perëndimore kundër Moskës në mënyrë që ajo “të mos mund të prodhojë armë të reja me komponentë kontrabandues”.

I emëruar në dhjetor si ministër i jashtëm i Polonisë në qeverinë e re pro-BE, Sikorski zgjodhi Ukrainën për vizitën e tij të parë jashtë vendit, ku tha se perëndimi duhet të “mobilizojë” ekonominë e tij për të armatosur Ukrainën./UBTNews/

Lajmet

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit ka shqiptuar 2 mijë e 27 gjoba trafiku.

Ndërkaq, janë regjistruar edhe 28 aksidente trafiku me të lënduar, e 46 të tjerë me dëme materiale.

Po ashtu 14 persona janë arrestuar, ndërsa 13 janë dërguar në mbajtje.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia tregon se çfarë gjeti në shtëpitë e dy të dyshuarve për bashkëpunim me BIA-n serbe

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka arrestuar dje Muharrem Qerimin dhe Bedri Shabanin si dy të dyshuar për bashkëpunim me BIA-n serbe.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në kanë bastistur shtëpitë e dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.

“Ferizaj – Viti 2023. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Speciale, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale spiunazhi me datë 05.06.2024 kanë realizuar operacion një policor për kontrollin e dy lokacioneve në qytetin e Ferizajit. Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera”. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe dje, pas një operacion hetimor disamuajsh ka rezultuar me arrestimin e dy agjentëve të dyshuar të shërbimit sekret serb në Ferizaj. Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe zyrtarët e saj, të cilët kanë qenë truri i operacionit, kanë arritur pastaj me prova ta bindin Prokurorinë dhe Policinë që të ndërmarrë masa. Por kush janë dy të arrestuarit që dyshohen se punuan për llogari të shërbimit sekret serb, BIA?

Sipas burimeve, bëhet fjalë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin.

Bedri Shabani ka punuar si doganier gjatë viteve të 90-ta, pra gjatë periudhës së Millosheviqit, kurse Muharrem Qerimi ka punuar si zyrtar i Policisë së Kosovës, deri pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Bashkëpunëtori i hershëm i Shërbimit Sekret Serb (BIA) që nga vitet e ’90-ta, sipas këtyre burimeve kishte si detyrë të mblidhte informata dhe të trillonte me qëllim të njollosjes së imazhit të Kosovës duke ndërtuar narracione të njëjta me Serbinë edhe në kontekstin e ndryshimit të fakteve historike.

Të ndaluarit, sipas burimit, janë përcjellë me vite nga institucionet e sigurisë.

Po ashtu, ky burim bën të ditur se të ndaluarit i kanë raportuar një oficeri të shërbimit sekret serb me emrin Srdjan Rosiq.

Kush është Srdjan Rosiq?

Srdan Rosiq gjatë viteve ’90-ta ka jetuar në Ferizaj derisa ishte i angazhuar si oficer në shërbimin sekret serb. Emri i tij është përmendur edhe në rastin e gjykimit ndaj kryekriminelit serb Slobodan Millosheviq në Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve të luftës në Hagë.

Në transkriptin e njërës prej seancave gjyqësore të datës 22 shtator 2005, një dëshmitar i cili ishte polic i SUP-it serb (Sekretariati i Punëve të Brendshme), pyetet nëse e njeh Srdjan Rosiqin. Ai përgjigjet se Srdjan Rosiq në atë kohë ( sq. vitet e ’80-ta dhe ’90-ta) ishte punonjës operativ në Shërbimin shtetëror të sigurisë për rajonin e Ferizaj.

Por, çka kanë bërë ose çfarë kanë tentuar të bëjnë tutje Bedri Shabani e Muharrem Qerimi?

Informacionet tona të mbledhura nga organet e sigurisë së Kosovës thonë se qëllimi ka qenë kontaminimi dhe kriminalizimi i UÇK’së, përmes stisjes së provave ose fabrikimit të dëshmitarëve të ndryshëm.

Bedri Shabani, sipas këtyre informacioneve, ka provuar ta shtrembërojë të vërtetën për Masakrën e Reçakut.

Siç dihet, Serbia provon tash e sa vite që ta shtyjë narracionin e saj se kinse Masakra e Reçakut ka qenë e sajuar nga UÇK dhe bashkësia ndërkombëtare, se njerëzit e vrarë aty nuk janë vrarë nga policia dhe ushtria serbe por nga UÇK.

Me këtë narracion, ata tentojnë pastaj ta delegjitimojnë vet ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë. Sipas informative tona, për t’i ndihmuar Serbisë në këtë narracion ka provuar edhe vet Bedri Shabani.

Sigurisht, kjo i mbetet prokurorisë dhe gjykatave që ta provojnë. Meqë aktualisht, Shabani është thjesht i dyshuar.

Po ashtu, ka informacione se Bedri Shabani ka provuar ta shpikë edhe një “Shtëpi të Verdhë” si ajo në veriun e Shqipërisë, por kësaj radhe në Kosovë.

Informatat e mbledhura në rrugë operative, janë se ai ka provuar që shtëpi të verdhë ta shndërrojë ish-spitalin e UÇK ‘së në fshatin Mollopolc, afër Reçakut.

Si Shabani, ashtu edhe Qerimi, ka dëshmi se kontaktet me eprorin e tyre të BIA’s i kanë mbajtur edhe fizikisht, por edhe përmes kontakteve tjera.

Ende nuk dihet kur saktësisht ata ranë në gjurmë nga AKI, por dyshohet se kohën e fundi ata kishin provuar ta inskenojnë një incident etnik në Kosovë: diçka që në Kosovë janë parë shpesh. Sipas gjitha gjasave, këtu ata janë zbuluar. Sido që të jetë, kjo tash është punë për prokurorinë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hoxhaj në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë: Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja

Publikuar

nga

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një ligjeratë për Kosovën në Akdeminë e Mbrojtjes së Austrisë.

Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai ka treguar për ligjeratën e mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes në Austri dhe për fjalën e tij atje.

“Në Vjenë, kisha nderin të mbaj një ligjeratë në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë, rreth temës “Sfidat e Kosovës në marrëdhëniet e saj me Ballkanin dhe botën”. “, ka shkruar Hoxhaj.

“Si shembull i shtetndërtimit të suksesshëm në Evropë dhe më gjerë, Kosova e pavarur dhe shtetet e tjera të rajonit janë duke u kërcënuar nga politika hegjemoniste serbe në Ballkan, e cila edhe më tutje është “në kërkim të fatit të saj” jashtë kufinjve të Serbisë, gjë që historikisht ishte fatkeqësi për gjithë rajonin dhe mund të shndrrohet edhe sot!”, ka shkruar tutje ai.

Hoxhaj, në Akademinë austriake ka thënë se Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja, “e cila me politikën e saj të blerjes së Kosovës, mjerisht ka hequr dorë nga politika e zgjerimit evropian në Ballkan. Kjo ka bërë që kohëve të fundit më shumë të fitojnë zgjedhjet partitë politike me platforma anti-evropiane sesa ato pro-evropiane!”.

“BE jo vetëm që ka dështuar t’i japë Kosovës statusin e kandidatit, por dështimi i përpjekjes për anëtërsimin e Kosovës në Këshill të Evropës është dështim edhe i qeverisë së Kosovës, si dhe i vet shteteve udhëheqëse të BE-së! Është e habitshme të shohësh se edhe pas 16 vitesh, pesë vende të BE ende nuk e njohin Kosovën. Në politikën e tyre të jashtme, si brenda BE-së dhe globalisht, ato janë rreshtuar më shumë në anën e qëndrimit të Rusisë ndaj Kosovës sesa me shumicën e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s. Madje, në rastin e njohjes së Palestinës, e jo të Kosovës, këto shtete anëtare të BE-së, treguan moralin e tyre të dyfisht.”, ka thënë Hoxhaj në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, pritet të caktojë seancën solemne për Tony Blairin

Publikuar

nga

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka paraparë caktimin e seancës solemne për adresimin e ish kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje do të diskutohen edhe pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Rendi i ditës

I. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

1. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.
III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

1. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.
IV. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
5. Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,
15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,
20. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
21. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
22. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
23. Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
24. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
25. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
26. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara