Sport

Polonia e Argjentina përballen sot, ja formacionet e mundshme

Argjentina mund të përballet sot me eliminimin nëse nuk fiton ndaj Polonisë.

Published

on

Kohët e mira po vazhdojnë për Poloninë pasi Robert Lewandowski shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës në një fitore 2:0 ndaj Arabisë Saudite të shtunën.

Duke kaluar pritshmëritë si lider i Grupit C, Polonisë i duhet vetëm një pikë kundër Argjentinës për të garantuar kualifikimin në fazën e eliminatorëve, ndërsa një fitore do ta shoh atë të kryesojë një fazë grupesh për herë të parë që nga viti 1982, edicion ai që e pa atë të përfundojë në vendin e tretë.

Në anën tjetër, tifozë të shumtë e përshkruan humbjen 2:1 të Argjentinës kundër Arabisë Saudite si befasinë më të madhe në histori të Kupës së Botës, dhe pavarësisht se u këndell nga ajo humbje me një fitore 2:0 ndaj Meksikës në xhiron e kaluar, Argjentina mund të përballet sot me eliminimin nëse nuk fiton ndaj Polonisë.

Kupa e Botës “Katar 2022” pritet të jetë e fundit për Lionel Messin në arenën ndërkombëtare dhe Argjentina shpreson se mund të kalojë grupin dhe të ringjall shpresat për ta shtuar titullin e parë të kampionit botëror në kabinetin e superyllit të Paris Saint-Germain.

Momentalisht, të dy kombëtaret i ndan vetëm një pikë në Grupin C, ku Polonia zë vendin e parë me katër pikë, krahas Argjentinës që renditet e dyta me tre pikë, aq sa ka edhe Arabia Saudite në vendin e tretë, kurse në vendin e fundit renditet Meksika me vetëm një pikë të arkëtuar.

Takimi i fundit mes Polonisë dhe Argjentinës daton në muajin qershor të vitit 2011, ku asokohe polakët regjistruan fitore me shifrat 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Polonia (4-4-2): Szczesny; Cash, Glik, Kiwior, Bereszynski; Zielinski, Bielik, Krychowiak, Frankowski; Milik, Lewandowski

Argjentina (4-3-3): E. Martinez; Molina, Otamendi, Li. Martinez, Tagliafico; Fernandez, Paredes, De Paul; Messi, La. Martinez, Di Maria

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara