Lajmet

Polonia do t’i dërgojë dhjetë tanke në Ukrainë këtë javë

Këto janë dhjetë tanke të mbetura nga 14 tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman.

Published

on

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak konfirmoi se disa tanke të tjera do t’i dërgohen Ukrainës gjatë ditëve në vijim. Këto janë dhjetë tanke të mbetura nga 14 tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman.

“Katër [tanke] janë tashmë në Ukrainë, dhjetë të tjera do të shkojnë në Ukrainë gjatë kësaj jave”, tha Błaszczak.

Polonia po ashtu premtoi gjatë muajit janar se do t’i dërgojë 60 tanke shtesë në Ukrainë. Në total, mbi 300 tanke i janë premtuar Ukrainës nga aleatët perëndimorë./UBTNews/

Lajmet

Rohde: Vendimi i Kushtetueses, karton i kuq atyre që nuk e konstituojnë Kuvendin

Published

on

By

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, pas seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, shprehu shqetësimin e tij për ngërçin politik dhe urgjencën për t’u formuar institucionet e Kosovës.

Ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata që nuk konstituojnë Kuvendin.

Jemi këtu për ta theksuar shqetësimin tonë dhe urgjencën për të formuar institucionet. Qytetarët dolën për të votuar më 9 shkurt dhe tani janë bërë gati gjashtë muaj. Klasa politike po dështon përballë qytetarëve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata që nuk konstituojnë Kuvendin”, tha ambasadori Rohde.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori britanik: Politikanët kosovarë të gjejnë zgjidhje deri nesër ose hyhet në territor të panjohur

Published

on

By

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për partitë politike që të gjejnë një zgjidhje për bllokadën politike para se të skadojë afati i Gjykatës Kushtetuese të shtunën.

Ai ka thënë se nëse s’do të gjendet një zgjidhje deri nesër, Kosova hyn në një territor të panjohur.

I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër. Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai, pas dështimit të sotëm të konstitutimit të Kuvendit”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajmet

Orav pas dështimit të seancës: Erdhëm me shpresë, fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosdovës ka thënë se sot ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit me shpresë të madhe se do të kishte diçka të re, por asgjë nuk ndodhi.

Ai e ka quajtur të domosdoshme krijimin e institucioneve sa më parë.

Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka thënë ai.

Continue Reading

Lajmet

​Pirlo merr drejtimin e një tjetër skuadre si trajner

Published

on

Ish-ylli i AC Milan, Juventus dhe Inter Milan, Andrea Pirlo, ka nisur një aventurë të re si trajner, duke marrë drejtimin e klubit Dubai United në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai rikthehet në stol pas një periudhe pushimi, ndërsa klubi nga Dubai, që luan në divizionin e dytë të kampionatit të Emirateve, e ka prezantuar zyrtarisht si trajnerin e ri.

Pirlo, fitues i Kupës së Botës 2006, së fundmi kishte drejtuar Sampdorian. Dubai United është klubi i tij i dytë jashtë Italisë, pas eksperiencës me skuadrën turke Karagumruk në sezonin 2022/2023. Më herët, gjatë sezonit 2020/2021, ai ishte trajner i Juventusit, me të cilin fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë.

“Fitues i Kupës së Botës 2006 dhe një ikonë e futbollit global, Pirlo sjell me vete një vizion unik dhe përvojë të rëndësishme si trajner, të fituar në stolat e Juventusit dhe Sampdorias. Emërimi i tij përfaqëson një kapitull të ri dhe ambicioz për United FC”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Kryetari i klubit, Ilie Cebanu, deklaroi: “Jemi krenarë që e mirëpresim Andrean në familjen e United FC. Ai mishëron vlerat dhe ambiciet e klubit tonë dhe jemi të bindur se do të jetë një figurë kyçe në çuarjen e klubit në një nivel më të lartë.”

 

Continue Reading

Të kërkuara