Lajmet

Polonia dëshiron t’i japë Ukrainës avionët e saj ushtarakë

Kështu deklaroi presidenti polak, Andrzej Duda.

Published

on

Polonia është gati të dorëzojë avionët e saj ushtarakë MiG-29 të prodhimit sovjetik në Ukrainë si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar, tha presidenti Andrzej Duda.

“Ne jemi gati t’i dorëzojmë këta avionë luftarakë dhe jam i sigurt që Ukraina do të jetë e gatshme t’i përdorë menjëherë”, deklaroi ai për CNN.

Në të ardhmen, do të jetë e rëndësishme të trajnohen më shumë pilotë ukrainas në avionët luftarakë amerikanë F-16, tha Duda gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi.

Diskutimi për MiG-29 u ngrit vitin e kaluar pak pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës. Sipas ekspertëve ushtarakë polakë, vendi ka ende rreth 30 avionë të këtij lloji në shërbim në krahun lindor të NATO-s. Shumë prej tyre vijnë nga aksionet e vjetra të Gjermanisë Lindore./UBTNews/

Lajmet

Policia sekuestron armë, tetë thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, mjete të ftohta dhe gjësende të tjera të kundërligjshme gjatë një aksioni të zhvilluar në zonën e Skenderajt.

Sipas njoftimit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, aktiviteti është realizuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), në bashkëpunim me njësi të tjera policore, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit veror.

Gjatë kontrolleve të automjeteve dhe personave të dyshuar janë sekuestruar një armë zjarri, tetë thika, një radiolidhje, një maskë, tri shufra metalike, si dhe gjësende të tjera që dyshohet se janë përdorur ose ishin të destinuara për kryerjen e veprave penale.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, janë intervistuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale në koordinim me prokurorët kompetentë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë bashkëpunimin duke raportuar çdo rast të dyshimtë përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose përmes adresës elektronike zyrtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas ministrisë, punimet janë duke u zhvilluar sipas planit dhe synojnë rritjen e sigurisë në komunikacion, si dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore.

“Punimet për rehabilitimin e skarpateve po vazhdojnë sipas planit, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona dyshohen se keqpërdorën kartelën bankare, bënë blerje rreth 200 euro

Published

on

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për shpërdorim të pasurisë së huaj, pasi dy persona dyshohet se kanë përdorur një kartelë bankare të gjetur për të kryer blerje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:10 në rrugën “Adem Mikullovci” në Mitrovicën e Veriut.

Ankuesja ka raportuar se i kishte humbur kartela bankare, ndërsa përmes saj ishin kryer disa blerje.

Pas veprimeve hetimore, policia identifikoi dy të dyshuar, të cilët gjatë intervistimit pranuan se e kishin gjetur kartelën dhe e kishin përdorur për të blerë artikuj në vlerë rreth 200 euro.

Me konsultim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vidhen para nga një kompani në Bardhosh, Policia nis hetimet

Published

on

Një kompani në fshatin Bardhosh të Prishtinës është bërë cak i një vjedhjeje, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë marrë para.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:09.

Ankuesi ka njoftuar policinë se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë së tij dhe, përveç vjedhjes së parave, kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara