Aktualitet

Politikania e SPD Bas do të bëhet presidente e Bundestagut

Sipas televizionit ARD, kreu i grupit parlamentar socialdemokrat Mützenich do t’i rekomandojë ekzekutivit të partisë që të propozojë deputeten e SPD-së Bärbel Bas si Presidente të Bundestagut.

Published

on

Në debatin për pasardhësin e Wolfgang Schäuble-s (CDU) në postin e presidentit të Bundestagut, kreu aktual i grupit parlamentar socialdemokrat (SPD), Rolf Mützenich, dëshiron të rekomandojë deputeten e SPD-së Bärbel Bas tek ekzekutivi i grupit të tij parlamentar këtë mbrëmje, sipas informacioneve nga studioja e ARD në kryeqytet. E ngarkuara e mëparshme e Qeverisë Federale për Integrimin, Aydan Özoguz, do të bëhet zëvendëspresidente e Bundestagut.

Presidenti i Bundestagut është një nga postet më të larta në shtetin gjerman, pas Presidentit Federal dhe para Kancelarit. Presidenti zgjidhet nga Bundestagu dhe detyra më e rëndësishme është të kryesojë seancat plenare. Posti zakonisht mbahet nga grupi më i madh parlamentar, d.m.th. nga ai i SPD pas zgjedhjeve të Bundestagut.

Debate për postin

Në fillim, dukej se këtë post do ta merrte vetë Mützenich-u. Tani duket se ka pasur një ndryshim mendimi brenda partisë. Ndoshta, kundërshtimet gjithashtu luajtën një rol. Po të ishte bërë Mützenich-u president i parlamentit, tre postet më të larta shtetërore do të ziheshin në të ardhmen nga politikanë të vjetër të SPD-përveç Mützenich-ut, me Frank-Walter-Steinmeier-in si President Federal dhe Olaf Scholz-in si Kancelar Federal.

Berlin | Sitzung Bundestag

Femrat në SPD kohët e fundit i kishin bërë presion grupit të tyre parlamentar që postin e Presidentes ta marrë me çdo kusht një grua. Po të mos kishte emëruar SPD një presidente femër të Bundestagut, mandati i dytë i dëshiruar nga Presidentit Federal Steinmeier do të ishte në rrezik, sepse atëherë duhet të bëhej një grua Presidente Federale, u argumentua.

Në Bundestag që nga viti 2009

Bas ka qenë deputete e Bundestagut për SPD që nga viti 2009. 53-vjeçarja përfaqëson qytetin e saj të lindjes, Duisburg. Që nga viti 2019, Bas ka qenë një nga shtatë nënkryetaret e grupit parlamentar të SPD. Menaxherja  e burimeve njerëzore është anëtare e së majtës parlamentare në grupin parlamentar. Fokusi i saj kryesor janë shëndetësia, pensionet, politika sociale dhe tregu i punës. Në faqen e internetit të grupit parlamentar, Bas përmend objektivat më të rëndësishme të punës së saj politike si p.sh. mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët, sigurimin e shtetit të mirëqenies përmes një sigurimi të qytetarëve të bazuar në solidaritet dhe pensione të sigurta.

Zëvendëspresidentja e mundshme e ardhshme e Bundestagut Özoguz ka qenë gjithashtu deputete e Bundestagut që nga viti 2009. Nga viti 2013 deri në vitin 2018, deputetja nga Hamburgu ishte E Ngarkuar e Qeverisë Federale për Migrimin, Refugjatët dhe Integrimin.

Deri tani, presidente të Bundestagut kanë qenë dy gra: socialdemokratja Annemarie Renger (1972-1976) dhe politikania e CDU-së, Rita Süssmuth (1988-1998).

aud (ARD)

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Live

Lituania do të vendosë shërbimin universal ushtarak nga viti 2032

Published

on

By

Lituania planifikon ta shndërrojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në një sistem universal nga viti 2032, duke rritur numrin e rekrutëve vjetorë nga 5,000 në rreth 7,500. Vendimi u miratua nga Këshilli Shtetëror i Mbrojtjes dhe u konfirmua nga Presidenti Gitanas Nausėda, me synim forcimin e gatishmërisë ushtarake përballë kërcënimeve në rritje të sigurisë në rajon.

Modeli i ri do të përfshijë të gjithë të rinjtë që plotësojnë kriteret ligjore dhe pritet të kushtojë mes 100 e 120 milionë euro. Krahas kësaj, vendi synon që deri në vitin 2040 ta rrisë rezervën aktive ushtarake nga 50,000 në 74,000 personel. Kryeministri Mindaugas Sinkevicius sqaroi se afati deri në vitin 2032 i është lënë ushtrisë për përgatitjen e infrastrukturës, akomodimit dhe trajnimit të rreth 300 instruktorëve shtesë.

Lituania kishte rikthyer shërbimin ushtarak në formë të pjesshme në vitin 2015 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ky hap i ri përkon me shqetësimet e shteteve baltike dhe Polonisë për kërcënimet hibride dhe agresionin e mundshëm nga Rusia, veçanërisht pas incidenteve të fundit me dronë të hyrë nga hapësira ajrore e Bjellorusisë. /The Geopost/

Continue Reading

Lajmet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara