Lajmet nga UBT

Poliklinika Stomatologjike në UBT ka realizuar me sukses dy operacionet e radhës

Published

on

Poliklinika Stomatologjike në UBT, në kuadër të Fakultetit të Stomatologjisë, dhe në veçanti Katedra e Parodontologji me Mjekësi Orale, ka realizuar me sukses operacionet e radhës “Op. me llambo – kiretazh e xhepave parodontal”, si dhe “frenectomia labi inferior me laser të indëve të buta”.

Operacionet u kryen me udhëheqjen e profesorëve dhe asistentëve specialistë në Parodontologji me Mjekësi Orale, duke përfshirë asistencën e studentëve të vitit të gjashtë të degës së Stomatologjisë.

Tani, të gjitha shërbimet operative, të cilat kryhen në një sallë të pajisur me pajisje të sofistikuara, janë në dispozicion të pacientëve nën monitorimin dhe mbikëqyrjen e profesorëve dhe asistentëve nga Katedra e Parodontoligjisë me Mjekësi Orale.

Kulturë

Histori të pathëna nga fotografët e rinj të UBT-së në Festivalin e Fotografisë Digjitale

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua për herë të parë Festivali i Fotografisë Digjitale, i titulluar “Beyond the Lens: Stories Untold”, një ngjarje që ofroi një shikim të thellë në fuqinë e fotografisë si mjet për tregimin e historive të pathëna dhe për eksplorimin e temave bashkëkohore që prekin shoqërinë. Ky festival, i organizuar nga Fakulteti i Arteve dhe Mediave Digjitale në UBT, i dha mundësinë studentëve të shprehin përmes artit të tyre vizual mendimet dhe pasionet për çështje që formësojnë botën tonë.

Pjesëmarrësit, 50 studentë të talentuar nga të gjitha drejtimet e studimit, prezantuan punimet e tyre kreative dhe të menduara, duke eksperimentuar me forma të ndryshme narrative që trajtonin tematika të rëndësishme, si identiteti, kujtesa kolektive, sfidat mjedisore dhe zërat e margjinalizuar. Çdo punim ishte një pasqyrë e ndryshme, një rrëfim që shfaqte thellësinë e mendimit dhe angazhimit të brezit të ri përmes një teknologjie moderne dhe të avancuar që ata mundën të shfrytëzonin në laboratorët e UBT-së.

Ky festival u bë një shenjë e fuqisë transformuese të artit dhe teknologjisë, duke sjellë në pah rolin e kamerës jo vetëm si një instrument për kapjen e imazheve, por si një dëshmitare e kohës, një medium që mbart mesazhe të fuqishme dhe që ndihmon në zhvillimin e industrive kreative. Me çdo foto të ekspozuar, studentët shpalosën një botë më të gjerë, një botë që thotë histori që ndoshta do të ishin harruar, duke kontribuar kështu në një pasqyrë të qartë dhe të sinqertë të realiteteve të ndryshme që ndodhin rreth nesh./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT përfaqësohet në Universitetin EMUNI për projektin inovativ COWEB

Published

on

By

Në kuadër të projektit COWEB (Virtual Collaborative Learning in WB HEIs), stafi i Fakultetit të Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE) në përbërje të Muhamet Gërvalla, Gonxhe Beqiri, Engelbert Zefaj dhe Kestrim Avdimetaj përfaqësuan UBT-në në Universitetin EMUNI, në Piran, Slloveni. Ata morën pjesë dhe kontribuuan aktivisht në aktivitetet e radhës së projektit.

Gjatë sesioneve të organizuara, u prezantuan arritjet e deritanishme të projektit, duke përfshirë implementimin e VCL (Virtual Collaborative Learning) në nivel rajonal, ku janë angazhuar disa nga profesorët, e-tutorët dhe studentët e UBT-së. Diskutimet u fokusuan gjithashtu në planifikimin e VCL-së ndërkombëtare dhe aktiviteteve të tjera të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të projektit. Në këtë kuadër, u trajtuan edhe mundësitë për bashkëpunime të reja me partnerët ndërkombëtarë dhe angazhimet e stafit për publikimin e një libri që trajton temën e VCL-së.

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe synon të promovojë aplikimin e teknikave të Bashkëpunimit Virtual në Mësimdhënie (VCL) si një qasje inovative pedagogjike, me fokus në bashkë-krijimin e hapësirave virtuale dhe të përziera të të mësuarit, si dhe përmbajtjen e kurseve që nxisin aftësitë dhe kompetencat e shekullit të 21-të për studentët. Po ashtu, projekti synon të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet IAL-ve dhe studentëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Projekti bashkon 3 IAL nga BE-ja dhe 7 IAL nga Ballkani Perëndimor, duke krijuar një platformë për të ardhmen e inovacionit në arsimin e lartë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi po merr pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të Universitetit të Salentos në Lecce të Italisë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë të Rektorit të Universitetit të Salentos, Prof. Fabio Pollice, po merr pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të themelimit të këtij institucioni të shquar në Lecce të Italisë. Kjo ngjarje e rëndësishme ka mbledhur personalitete të njohura nga bota akademike, politike dhe shoqërore, duke e kthyer atë në një moment të veçantë për arsimin dhe kërkimin shkencor.

UBT dhe Universiteti i Salentos tashmë kanë vendosur bashkëpunime akademike në fusha të ndryshme, duke përfshirë vizitat studimore, projekte zhvillimore akademike dhe shkëmbime të studentëve dhe stafit, që kontribuojnë në avancimin e arsimit dhe inovacionit në të dy institucionet.

Në këtë ceremoni, ku po merr pjesë edhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, Rektori Hajrizi po përfaqëson UBT-në si institucion lider në arsimin e lartë në Kosovë. Ai po zhvillon takime me përfaqësues të universiteteve prestigjioze evropiane dhe personalitete të njohura nga fusha të ndryshme, me qëllim forcimin e lidhjeve dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Ceremonia shënon një moment të veçantë për universitetin pritës, duke vlerësuar historinë dhe kontributin e tij në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, ndërsa Rektori Hajrizi ka shprehur vlerësimin e tij për rolin e rëndësishëm që Universiteti i Salentos ka luajtur në zhvillimin e dijes dhe shkencës ndër vite./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së në Pejë vizitojnë fabrikën e kafesë: Eksplorim i inovacionit dhe menaxhimit të markës

Published

on

Studentët e Fakultetit të Menaxhmentit të Biznesit dhe Ekonomisë, si dhe të Administrimit të Biznesit të UBT-së në Pejë, kanë realizuar një vizitë studimore në fabrikën e kafesë të Kompanisë Devolli, si pjesë e lëndëve Menaxhimi i Markës dhe Produktit dhe Hyrje në Marketing, të drejtuara nga Prof. Mirjeta Domniku dhe Prof. Gonxhe Beqiri.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të shohin nga afër disa procese të rëndësishme të prodhimit dhe menaxhimit të markës, duke përfshirë: Procesin e prodhimit dhe paketimit të kafesë, ku u theksua roli i teknologjisë së avancuar dhe automatizimit për optimizimin e prodhimit dhe sigurinë e cilësisë. Aktivitetet e marketingut dhe promovimit, ku u diskutuan strategjitë për prezantimin dhe pozicionimin e produkteve në treg, duke u fokusuar në përdorimin e kanaleve moderne të promovimit dhe ndikimin e marketingut digjital. Dizajnimi dhe distribuimi i produkteve, ku u theksua rëndësia e përshtatjes së produkteve për tregje të ndryshme ndërkombëtare dhe kërkesat specifike të konsumatorëve.

Studentët patën mundësinë të vizitojnë departamentet e prodhimit dhe dizajnit, duke parë nga afër përdorimin e proceseve të digjitalizuara dhe inovative. Ata u informuan gjithashtu për qasjen strategjike të kompanisë në menaxhimin e markës dhe rëndësinë e përshtatjes së produkteve sipas preferencave të konsumatorëve, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e konkurrencës dhe pozicionimit të kompanisë në treg.

Kjo vizitë ofroi një përvojë praktike të vlefshme për studentët, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë sfidat dhe mundësitë që ofron industria e prodhimit të kafesë dhe marketingut, dhe të lidhin teorinë me praktikën në një sektor shumë të dinamik dhe konkurrues./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara